web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Arratisja e Admir Tafilit dhe 6 të burgosurve/ Arrestohet punonjësi i burgut të Drenovës

4 Janar 2016, 11:10, Aktualitet CNA

Nga Specialistët e Seksionit kundër Krimit Ekonomik-Financiar, me urdhër të Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, me vendim nr 236, të datës 28.03.2015, u bë ndalimi i shtetasit në kërkim : ? Tërpo Gjamo, 47 vjeç, banues në Bilisht. Ndalimi i tij u bë pasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, me vendim Nr.281, datë 23.05.2014, e ka dënuar këtë shtetas, me 1 vit e 2 (dy) muaj burg, për veprën penale : ?Shpërdorim detyre? parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal. Sqarojmë se ky shtetas, ka shpërdoruar detyrën e tij si specialist informacioni, në IEVP-Drenovë, ku më datë 23 nëntor 2013, u arratisën 7 të burgosur nga ambjentet e këtij burgu.

Ngjarja

7 persona të cilët vuanin dënimin në burgun e Drenovës, u arratisën më datë 23 nëntor të vitit 2013. Në atë kohë, policia shoqëroi në komisiariat për të marrë në pyetje disa prej punonjësve të burgut si dhe ndaloi disa të tjerë, pasi u dyshuan se ndihmuan të arratisurit. Sot, specialistët e kundër Krimit Ekonomik-Financiar kanë arrestuar ish-punionjësin e informacionit në burgun e Drenovës, Tërpo Gjamo, i cili akuzohet për ?shpërdorim detyre? në ditën që janë arratisur të akuzuarit.

ADMIR TAFILI
Admir Tafili, 38 vjeç, i lindur në Shkodër, është duke vuajtur një dënim me burgim të përjetshëm për vrasjen e dy vëllezërve të ish-shefit të Policisë së Malësisë së Madhe, në shenjë hakmarrjeje. Pikënisja e problemeve të tij me drejtësinë daton në vitin 2000, kur policia e Shkodrës organizoi një operacion për arrestimin e babait të tij, Bahri Tafilit. Në këtë operacion, nga shkëmbimi i zjarrit mbetën të vrarë ishkomisar Arben Zylyftari dhe Bahri Tafili. Vite më vonë, Tafili u dënua me 22 vjet burg, në lidhje me plagosjen e shefit të krimeve të Malësisë së Madhe, Prel Pjetrushajt në vitin 2001. Teksa po vuante këtë dënim, në vitin 2010, Tafili realizoi arratisjen e tij të parë. Në tetor të vitit 2010, teksa ishte duke vuajtur dënimin në burgun e Shënkollit të Lezhës, ai përfitoi tetë orë leje për të vizituar nënën e tij të sëmurë. Gjatë kësaj vizite, ai u arratis. Tafili qëndroi pesë muaj i fshehur, derisa vuri në jetë planin për ekzekutimin e vëllezërve Nik dhe Gjovalin Pjetrushi, vëllezër të ish-shefit Prel Pejtrushi. Ai u ndalua nga policia në mars të vitit 2012, në Tiranë, pranë zonës së ?Freskut?. Në lidhje me vrasjen e vëllezërve Pjetrushi, në korrik të vitit 2012 Admir Tafili u dënua me burgim të përjetshëm.

FAN MARASHI
Fran Marashi, i lindur 1978 në Shkodër, po vuante një dënim me burgim të përjetshëm për ?vrasje? në lidhje me një nga ngjarjet më të rënda të trazirave të vitit 1997, të njohur si ?masakra? e Urës Vajgurore. Në këtë ngjarje mbetën të vrarë katër punonjës Policie dhe u plagosën dy të tjerë. Ai u arrestua në Itali, prej nga u ekstradua në vitin 2007. Fran Marashi ka tentuar dy herë të tjera arratinë nga institucionet e vuajtjes së dënimit. Në vitin 2008 ai tentoi të arratisej nga burgu i Burrelit. Ai mundi të dalë jashtë burgut, duke sharruar hekurat e dritares së banjës, por u arrestua 30 minuta më vonë disa metra larg burgut. Përpjekja e tij e dytë e arratisë ishte në 21 shtator 2011, teksa tentoi të arratisej nga Burgu i Fushë-Krujës. Së bashku me tre të dënuar të tjerë kanë dëmtuar murin e qelisë dhe kanë prerë kangjellat e një dritareje, por u pikasën nga rojet e sigurisë pa e finalizuar arratinë.

REIZ HAXHIRAJ
Në 29 maj 2001, Reiz Haxhiraj është dënuar me 13 vjet burg nga Gjykata e Apelit Vlorë. Ai është fajësuar si bashkautor në një ngjarje të vitit 1998 në fshatin Izvor, ku është rrëmbyer një inspektor policie dhe është plagosur vëllai i tij. Haxhiraj është arrestuar në vitin 2011, plot 13 vjet pas ngjarjes për të cilën u deklarua fajtor.

ARTUR GORA
Artur Gora, i lindur në 1969-n, ndodhej në ambientet e Burgut të Drenovës, në zbatim të vuajtjes së një dënimi me burgim të përjetshëm, dhënë ndaj tij në vitin 2003. Ai është deklaruar i fajshëm për akuzën e ?vrasjes me dashje për shkak të cilësive të veçanta të viktimës? dhe për ?armëmbajtje pa leje?.

GËZIM GURI
Gëzim Guri po vuante një dënim me burgim të përjetshëm. Ai është deklaruar i fajshëm për akuzën e ?vrasjes?, një ngjarje e shënuar në qytetin e Shkodrës.

GËZIM TOMA
Ndaj të arratisurit Gëzim Toma, lindur në vitin 1982 në Dibër, rëndon një dënim për akuzën e ?vrasjes?.





Lajmet e fundit nga