web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Reagon Erion Braçe për bastisjen e selisë së VV dhe arrestimin e Kurtit

28 Nëntor 2015, 16:08, Aktualitet CNA

Erion Braçe është shfaqur mjaft I revoltuar për ndodhitë më të fundit në Kosovë. Ja cfarë shkruan ai në profilin e tij zyrtar në Facebook:

?Pamje të tmerrshme këto që po shoh para selisë së Vetvendosjes në Prishtinë!!
Kur policia hyn brenda selisë së një Partie ky natyrisht që është fundi!!
Nuk do të bie darkord ndonjëherë me ato që kanë ndodhur brenda në Kuvendin e Kosovës.
Nuk i pranoj dhe as mendoj se janë zgjidhje për problemet politike e shtetërore atje.
Por, nuk do të pranojë kurrë që policia të marrë një parti, të arrestojë në seri djem e vajza të një partie për politikë! Nuk do të pranojë kurrë që të arrestohet një deputet që nuk vjedh, nuk korruptohet, nuk vret!
Kujtoja se koha kur politikanët apo cilido tjetër për bindjet e tij dërgohet në burg, kish marrë fund.
Por jo, paska kohë ende, është koha e Prishtinës.?





Lajmet e fundit nga