web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Diabeti, një nga ‘vrasësit’ e burrave

27 Nëntor 2015, 20:17, Lifestyle CNA

Burrat kanë më shumë gjasa të vdesin nga diabeti, sepse stili i tyre i jetesës nuk është favorizues për të luftuar sëmundjen, ka pohuar një studim. Hulumtimi i botuar në revistën Diabetologia  nga Dr Marlene Krag, i Universitetit të Kopenhagës, gjeti se personaliteti i burrave ka një ndikim negativ në trajtimin e diabetit, në krahasim me femrat.

Të dhënat e mbledhura tregojnë se gratë që ishin të dhëna pas “kujdesit personal të strukturuar” kishin 26 për qind më pak gjasa të vdisnin nga ndonjë shkak dhe 30 për qind më pak gjasa që të vdesnin nga një shkak i lidhur me diabetin,pasi gratë ishin më të kujdesshme ndaj kujdesit personal të përditshëm.

 

 





Lajmet e fundit nga