AMP arreston në flagrancë 2 punonjës policie
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Azilkërkuesit e dëshpëruar në kufirin greko-maqedonas dëshmojnë në mënyrë tragjike, se BE-ja nuk është në gjendje ta menaxhojë krizën e refugjatëve, që po ashpërsohet gjithnjë e më shumë, mendon Bernd Riegert.
Krerët e shteteve dhe qeverive pjesëmarrës në këto takime duhet ta kenë të qartë në marrjen e vendimeve, se recetat e tyre nuk do të kenë efekt. Nuk ka një kontroll efikas të kufijve të jashtëm të BE-së. Kapacitete funksionuese për pranimin e refugjatëve në Greqi nuk ka. Një mekanizëm funksionues për shpërndarjen e drejtë të tyre në BE nuk ka. Kush të mundet vendos gardhe duke shpresuar, se të gjithë do të vazhdojnë rrugën për në Gjermani. Refugjatët dhe migrantët edhe më tej do të detyrohen të vazhdojnë marshimin e tyre në të ftohtë e në shi përmes Europës.
Edhe për sa kohë do të funksionojë kjo kështu?
Pasi Suedia kapitualloi kundrejt dyndjes së refugjatëve, në thelb mbetet vetëm Gjermania si vendi që pranon ende. Çdo ditë vijnë deri në 6000 vetë në Gjermani. Kjo nuk mund të përballohet më gjatë. Landet po rebelojnë kundër federatës. Kancelarja ndodhet nën presion të jashtëzakonshëm. Deri për Krishtlindje numri i të porsaardhurve sivjet do të arrijë milionin. E vitin e ardhshëm kjo do të vazhdojë po kështu.
Disa vende tranziti tani kanë filluar të pengojnë kalimin në kufijtë e tyre të njerëzve nga Pakistani, Afganistani apo nga vendet afrikane. Mijëra syresh janë bllokuar në kufirin greko-maqedonas në kushte të këqia e aspak humane. Njerëzit janë kaq të dëshpëruar, sa ata kanë nisur të sakatojnë vetveten duke qepur buzët. Policia druan, se mund të ketë eksese dhune ndër grupet e refugjatëve. Por kjo është vetëm një simptomë e vetme e asaj se çfarë mund të ndodhë, nëse edhe Gjermania i vë në jetë deklarimet e saj dhe i refuzon njerëzit, që kanë shanse minimale për të fituar të drejtën e azilit.
Mijëra e dhjetra mijëra njerëz do të bllokoheshin në Austri, Slloveni, Kroaci, Serbi, Maqedoni apo Greqi. Ata do të bëheshin kësisoj viktimë e një politike deri më tani të dështuar europiane për refugjatët. Pretendimi i politikanëve, se gjendja mund të vihet nën kontroll përmes të ashtuquajturve hotspots, pra qendrave të regjistrimit dhe shpërndarjes me kontigjente, është thjeshtë hipokrizi. Ky sistem presupozon në fakt, që kufijtë e jashtëm të BE-së të mbyllen tërësisht. Një gjë e tillë në kufirin greko-turk nuk është e mundur të zbatohet as në aspketin logjistik dhe as në atë politik.
Turqia nuk mund ta përballojë
Që tani të gjitha shpresat të varen tek Turqia dhe të mendohet, se me para dhe fjalë të bukura Turqia mund të vihet në lëvizje, që t’i mbajë në vend të gjithë refugjatët e luftës nga Siria, kjo është thjeshtë marrëzi. Nga njëra anë Turqia nuk mund ta garantojë këtë. Sepse asaj do t’i duhej që të izolojë të gjitha brigjet e veta dhe brenda pak javësh të përmirësojë radikalisht kushtet e jetesës për refugjatët në Turqi. Nga ana tjetër përmes Turqisë nuk vijnë vetëm sirianë e irakianë. Gjithnjë e më shumë njerëz largohen përmes Turqisë edhe nga Afganistani, Pakistani, Irani dhe Erirtrea. A duhet të ndalohen të gjithë këta? Si? Kësaj i shtohet edhe fakti, se refugjatët ndërkohë nga Europa më shumë po marin sinjalin “largohuni tani, sa nuk janë mbyllur portat!”, gjë që e rrit numrin edhe më shumë e atyre që vazhdojnë të vijnë.
Burrat, gratë dhe fëmijët, që ndërkohë po rezistojnë në kufirin e Maqedonisë, as që duan t’ia dinë për lojërat politike brenda BE-së lidhur me çështjen e refugjatëve. Por ata vuajnë prej kësaj dhe nuk e dinë se përse. Ky është një turp për Europën. Ne nuk duhet të jemi indiferentë./DW
Kryeministri islamo-konservator turk, Ahmet Davutoglu deklar...
“Ju flet forca ajrore turke. Po i afroheni hapësirës ajrore ...
Turqia dëshiron të shmangë çdo përshkallëzim të situatës me ...
Dy vajza palestineze janë qëlluar me armë nga forcat izraeli...
U nënshkrua të martën pasdite në Suzhou marrëveshja për ndër...
Rusia ndërpreu sot livrimet e gazit në Ukrainë për shkak të ...
Piloti i dytë i avionit ushtarak rus të rrëzuar dje nga Turq...
Në vitin 2014, polici Jason Van Dyke e godet të riun Laquan ...
Atentatet terroriste e larguan për disa ditë nga vëmendja e ...
Udhëheqësi i Kremlinit, Vladimir Putin ka lajmëruar se rrëzi...
Ndërkohë që miliona amerikanë bëhen gati për pushimet me ras...
Shërbimet mjekësore kanë konfirmuar se një person i armatosu...
Realiteti është gjithnjë e më i ndërlikuar dhe konflikti sir...
Presidenti Barak Obama tha sot se SHBA qëndron në “solidarit...
Të paktën 11 persona kanë vdekur në Tunis pasi një autobuz q...
Një shpërthim ka ndodhur brenda një autobuzi që transportont...
Ja disa të dhëna mbi armatimet dhe fuqinë ushtarake të Rusis...
Zyrtari për media i Pentagonit, Steve Warren, ka reaguar pas...
Pas rrëzimit të avionit në orët e para të mëngjesit, së fund...
Parlamenti i Kantonit të Tesinës në Zvicër ka futur në ligj ...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Një i mitur është kapur dhe shoqëruar në organet policore,...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka përshkallë...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...