web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Videoja intime/ Sokol Balla fiton gjyqin ndaj Andi Bushatit

20 Nëntor 2015, 12:54, Aktualitet CNA

Gjykata e Tiranë ka pranuar kërkesë-padinë e Ballës dhe ka vendosur që të detyrojë palën e paditur, Lapsi.al që të ndalojë dhe të heqë cdo material që cënon jetën private të gazetarit, Balla. Pala e paditur madje do të paguajë cdo shpenzim të procesit gjyqësor të ngritur nga gazetari Balla.
Vendimi është dhënë në 15 Tetor të vitit 2015, kurse padia është dorëzuar në muajin Qershor.

Vendimi

VENDIM

?NË EMËR TË REPUBLIKËS?

 

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me trup gjykues të përbërë nga:

 

Gjyqtar:    Adriatik Bocaj

 

asistuar nga sekretarja gjyqësore Ramela Skuqi sot më datë 23.062015, në Tiranë, mori në shqyrtim në seancë gjyqësore publike, çështjen civile  me nr. 9811 akti, që i përket:

 

PADITESE :               Sokol Balla i biri i Lulezimit dhe i Fatbardhes, i datelindjes 07.05.1973 ,lindur dhe banues ne Tirane,perfaqesuar me prkure te posacme  nga av.Sonila Elezi me nr.5581 License e NIPT L22008013T

 

I PADITUR :                                     Shoqeria “Lapsi.Al”shpk person juridik i te drejtes shqipetare me perfaqesues ligjor Andi Bushati, me adrese,Lagjia Kodra e Diellit Rruga ?Jasemineve?, Ndertesa Nr.6 Farke, Tirane, (ne mungese).

 

OBJEKTI :                                        Detyrimin e pales se paditur per te ndaluar publikimet dhe heqjen e matrialeve te publikuara ne te gjitha formatet te cilat jane cenuese te jetes private te paditesit.

BAZA LIGJORE :                           Nenet 31,32,153,154  e vijues te K.Pr.Civil, 608 e vijue e neni  625 e vijues te Kodit Civil. Kushtetuta e Republikes se Shqiperise nent 35,36,53  si dhe Koventa Evriopane te Drejtave te Njeriut neni 8.

 

Gjykata, pasi administroi provat shkresore, degjoi pretendimet perfundimtare te perfaqesuesit te paditesit, e cila kërkoi: Pranimin e kerkese padise sipas objektit te saj e pasi e shqyrtoi çeshtjen ne teresi ne mungese te pales se paditur  , në përfundim të shqyrtimit gjyqesor,

 

VEREN :

 

Se, paditesi Sokol Balla , i eshte drejtuar  kesaj gjykate, me kërkesë-padine sipas objektit te siperpermendur.

Fillimisht, gjykata shqyrtoi juridiksionin e kesaj çeshtjeje te paraqitur per gjykim dhe bazuar ne Nenet 36, 59 te K. Pr. Civile, konstatoi se çështja bën pjesë në juridiksionin gjyqësor civil.

Lidhur me kompetencën lëndore, në bazë të Nenin 41 të K. Pr. Civile: ?Në kompetencë të gjykatës së shkallës së parë janë të gjitha mosmarrëveshjet civile e mosmarrëveshjet e tjera të parashikuara në këtë Kod e në ligje të tjera?. Meqënëse ndodhemi përpara një mosmarrëveshjeje me karakter civil që rrjedh nga marredhenia juridiko ? civile e detyrimit, gjykata çmon se është kompetente nga pikëpamja lëndore për shqyrtimin e kësaj çështjeje.

Lidhur me kompetencen tokesore ne baze te Nenit 43 te K. Pr. Civile: «Kur i padituri eshte person juridik, padite ngrihen ne gjykaten e vendit ku personi juridik ka qendren e tij».

Duke qene se i padituri qendren e tij e ka ne Tirane, kompetente do te jete Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane per shqyrtimin e kesaj çeshtjeje objekt konflikti.

Pala paditese, bazuar ne Nenin 32/a te K. Pr. Civile legjitimohet t?i drejtohet gjykates me kete kerkese-padi ne baze te se ciles do te perfitoje te drejta personale.

            Gjithashtu gjykata, në vështrim të neneve 71, 72 dhe 73 të K. Pr. Civile, çmoi se nuk ekzistojnë për të, shkaqe papajtueshmërie, ose përjashtimi nga ky gjykim, fakt ky i pa kundërshtuar dhe nga palet prezent në gjykim.

Në bazë të nenit 35 të K. Pr. Civile gjykimi u zhvillua nga një gjyqtar.

 

Nga shqyrtimi gjyqësor rezultoi e provuar se :

 

Paditesi, Sokol Balla  eshte banore te qytetit te Tiranes .

Rezulton se paditesi Sokol Balla ështe  nje person publik  i njohur prej komunitetit,me profesion gazetar  ne nje prej televizioneve kombetare me te medha ne vendin ton Top Chanel.

Paditesi Sokol  Balla në muajin prill të viti 2015 me ane te nje publikimite nje vidio te filmuar ne menyre të paautorizuar brenda në ambjentet e shtepise se tije eshte cenuar rende jeta e tij private dhe familjare nga persona te panjohur dhe duke transmetuar kete video apo

edhe shkrime dhe materiale te tjera me pjese te kesaje vidio ne faqet  e tyre elektronike Web  te informimit nepermjet internetit ose  nepermjet telefponave celular.Ne keto publikime te shumta  te kryera  është edhe kryer edhe një publikim në faqen online të             Lapsi.Al sh.p.k në datën 22 Prill 2015 në orën 09.04 në një shkrim me titull’   Videopërgjimi i Sokol Ballës/A ishte një kurth?” në të cilin transmeton lajmin për     jerrjen e video s dhe publikon të gjitha komentet nga gazetarë të ndryshëm,         dhe shkrime të tjera me këtë tematikë.

Por jo vetëm kaq por të këtyre shkrimeve në rubrikën në të cilën lejohet të komentohet prej lexuesve është lejuar të komentohen fjalë dhe shprehje të cilat janë ofenduese dhe deri        se për palën paditëse

dhe nuk duhet te ishin lejuar që të publikoheshin pasi senojne rëndë personalitetin e personit.

Ky shkrim shoqër me një foto të paditësit e cila është shkëputur nga videoja e e cila ka      trasmetim.

Të gjitha këto të më sipër janë shkelje e të drejtave personale të paditesit  duke i sjelle nje dem te konsiderueshëm atij dhe familjes së tij.

E drejta e privatesisë dhe e jetës së qetë private dhe familjare mbrohet nga K          ushtetuta e Republikes se

Shqipërisë në nenet 35, 36, dhe 53 dhe gjithashtu në nenin 8 të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut .

Me publikimin  e kryer pala e paditur ne shkelje te nenit 625 te K.Civil i ka cenuar paditesit nderin,personalitetin e tiej dhe reputacionin  e krijuar nder vite  si nje figure publike ne Shqiperi,si nje gazetar me emisionin”Tpo Story”.

Paditesit  i eshte cenuar respektimi i jetes  se tije private pasi te gjitha keto filmime te kryera dhe me pas te publikuara jane kryer  dhe duken shume qarte qe jane ne dhomen e gjumit te tije dhe jane pjese e intimitetit te tij.

Gjithashtu me ane te ketyre publikimeve i eshte cenuar jeta e tije familjare dhe mardheniet me femijet te cilet per me teper jane te mitur  dhe pamje te tilla iu cenojne formimin dhe gjendjen e tyre psikologjike.

per shkak te ketyre ngjarjeve paditesi ka nderpre punen per  nje kohe nje mujore ,duke  e detyruar te mos  kryej asnje aktivitet publik ,madje as mund te dale fare nga shtepia.

Të gjitha këto veprime janë të kryera me  prej pales se paditur dhe kjo del jo vetëm nga publikimi i lajmit dhe pamjeve  i cili qe ne fillim   kuptohet që nuk duhet publikohej          pasi

ka permbajtjecenuese per personinpor edhe nga lejimi i komenteve nga ana  e lexusit

te cilët janë të panjohur dhe të paidentifikueshëm  dhe         i të tillë ia lejon vetës të shprehen me çfarëdo fjale që ata duan dhe pa e vrare  medjen se çfarë cenojnë dhe dëmin që shkaktojnë.  Ne fakt prej ketije portali online duhet të kishte qënë misioni i mbrojtjes së palës figurës së tij ai është një njeri dhe ka të drejta të plota që te gezoji jeten  e tije   e tij private e në atë mënyrë e cila i duket atij më e duhur ndërkohë që lejohet që të denigrohet dhe të gjykohet prej tyre si fillim dhe pastaj prej të gjithë njerëzve të cilet te tyre as nuk mund të identifikohen nëpërmjet komenteve të tyre.Publikimi i ketyre pamjeve dhe komnetet e bera  edhe pse nuk jane filmuar nga pala e paditur perbejne elemnt te paligjshmerise se veprimit qe shkojne deri n e paligjshmerine e veprimit  ne kuptim  penal

Gjykata duke pare sa siper arrin ne konkluzionin se pala e paditur  duhet te ndalohet per publikim e  matrialeve  ne te gjitha format e saje  te cilat jane cenuese te jetes private te paditesit   dhe  për rrjedhojë në kuptim të përcaktimeve të nenit 6 të K.Pr.Civile
gjykata nuk mund të dalë tej kërkimeve të parashtruara nga pala paditëse në kërkesë –
padinë e paraqitur prej saj.

Shpenzimet gjyqësore të sipërcituara në zbatim të nenit 106 të K.Pr.Civile i ngarkohen palës së paditur  .

 

PER KETO ARSYE :

 

Gjykata bazuar ne Nenet 126, 306-308 e vijues te K. Pr. Civile si dhe Nenet 625 e vijues te K. Civil.

 

VENDOSI :

 

 

SEKRETARE                                                                                 GJYQTAR

   Ramela Skuqi                                                                          Adriatik Bocaj

 

 

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

GJYKATA E RRETHIT GJYQËSOR

TIRANË

 

Nr. 9811 Regj. Themeltar                                                                                                  Nr. 7756/U Vendimi

Data e regjistrimit 23.06.2015                                                                                                  Datë 15.10.2015

VENDIM

(Për lëshimin e urdhërit të ekzekutimit)

 

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e përbërë nga:

 

    Ariatik BOCAJ   –   Gjyqtar   

 

me asistencën e sekretares gjyqësore Ramela Skuqi, sot me datë 15.10.2015 mori në shqyrtim në seancë gjyqësore me dyer të hapura cështjen civile me Nr.9811 Regj.Them  që i përket:

           

PADITESE                           Sokol Balla

 

I PADITUR:                         Lapsi .AL

 

 

OBJEKTI:                            Ndalim publikimi heqje  matriale te publikuara

 

BAZA LIGJORE:               Neni625 i Kodit Civil

 

Gjykata pasi ka përfunduar shqyrtimin gjyqësor të padisë me palët përkatëse, kryhen veprimet proceduriale për lëshimin e urdherit të ekzekutimit për këtë vendim gjyqësor përfundimtar. Sa më sipër;

 

SQARON:

 

Se kjo Gjykatë në përfundim të shqyrtimit gjyqësor me Vendimin e saj përfundimtar Nr.7756, date 15.10.2015 ka vendosur:

 

Kunder ketij vendimi lejohet te behet ankim ne Gjykaten e Apelit Tirane, brenda 15 diteve, afat ky qe fillon nga e nesermja e shpalljes se tij per palen prezent dhe nga e nesermja e dites se komunikimit te vendimit per palen e paditur dhe Lapsi .Al ne mungese

 

Në nenin 510/a të Kodit të Procedurës Civile parashikohet se:

Janë tituj ekzekutiv a) vendimet civile të formës së prerë të gjykatës që përmban një detyrim?.?

 

Në nenin 511/a te Kodit të Procedurës Civile parashikohet se:

Titulli ekzekutiv vihet në ekzekutim nëpërmjet lëshimit të urdhërit të ekzekutimit i cili: a) për rastet e parashikuara nga shkronjat “a” dhe “b” të nenit 510 të këtij Kodi, lëshohet nga gjykata që ka dhënë vendimin. Në këtë rast, kancelari konfirmon urdhrin e ekzekutimit, brenda pesë ditëve nga marrja formë të prerë e vendimit gjyqësor;

 

Neni 310/1 i K. Pr. Civile parashikon se:

?Vendimi i gjykatës, për të cilin duhet të lëshohet urdhër ekzekutimi, sipas pjesës së katërt të këtij Kodi, shoqërohet në çdo rast me kopjen e urdhrit të ekzekutimit, të përgatitur dhe nënshkruar nga gjyqtari ose kryetari i trupit gjykues, që ka dhënë vendimin. ?”.

 

Në bazë të nenit 510 të Kodit te Procedures Civile vendimet gjyqesore të cilat kanë marrë formë të prerë janë tituj ekzekutivë, të cilët në bazë të nenit 511 të këtij kodi vihen në ekzekutim. Per cdo veprim të mëtejshëm do të kryhen konfirmimet nga Kancelari i Gjykates.

 

Në përfundim të shqyrtimit të çështjes, gjykata vendos të lëshojë urdhrin e ekzekutimit për Vendimin gjyqësor Nr. 7756 dt. 15.10.2015 te Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tirane.

 

PËR   KËTO  ARSYE

 

Gjykata bazuar në nenet 306, 310/1, 510/a, 511 të Kodit të Procedurës Civile

 

VENDOSI

 

 

U shpall më datë 15.10.2015

Gjyqtar

                                                                                            Adriatik  BOCAJ

 





Lajmet e fundit nga