web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Gara për kreun e FRPD/ Bursat dhe lekët përmbysin rezultatin e Pogradecit

20 Nëntor 2015, 16:46, Aktualitet CNA

Kandidatët e Forumin Rinor të Partisë Demokratike kanë qenë sot në qytetin e Pogradecit ku u mbajtën zgjedhjet për kreun e forumit. Pak minuta më parë, zgjedhjet kanë përfunduar, ku bursat dhe votat e blera nxorrën fitues Ervin Salianjin.

Ditë më parë, tre kandidatë u tërhoqën nga kjo garë për shkak të manipulimeve të garës së ndershme nga Ervin Salianji. Denoncime të shumta në drejtim të Salianjit kanë cuar që kandidatët të dorëhiqen. Në fakt, ndaj tij janë hedhur akuza për blerje votash, rekrutime në parti të personave që punojnë në call center, si dhe premtimi i bursave në UET në këmbim të votës.

Në lidhje me shpërndarjen e bursave, citynews publikoi disa ditë më parë një artikull ku faktohej se Ervin Salianji nëpërmjet Enxhi Turtullit, njërës nga personat e stafit të tij, kërkojnë të blejnë votën e të rinjve duke i ofruar atyre bursa në UET-in e Henri Çilit. Në këtë artikull, u faktua se vetë Enxhi Turtulli, i ka kërkuar miqëve të votojnë Ervin Salianjin në këmbim të bursave në UET. (Linku i artikullit ku faktohet premtimi i bursave në shkëmbim të votës nga EnxhiTurtulli)   http://www.citynews.al/2015/11/skandali-stafi-i-salianjit-premton-bursa-ne-kembim-te-votave-per-frpd-biseda-e-plote/

Sot, Turtulli gjendet sërish pranë Salianjit, në zgjedhjet që po zhvillohen në qytetin e Pogradecit, ku mesa duket po luan të njëjtën skemë të blerjes së votave. Në publikimin që Turtulli ka bërë në Facebook disa orë më parë, komentuesit kanë denoncuar edhe faktin që citynews ka denoncuar prej kohësh, e cila lidhet me rekrutimet në PD nga parti të tjera si PS dhe LSI. vetëm për të votuar kandidatin e votave të blera, Ervin Salianjin.





Lajmet e fundit nga