Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Autor: Gjergj Erebara / BIRN
Administrata tatimore shqiptare urdhëroi dje (19 nëntor) bllokimin e llogarive bankare të korporatës së nxjerrjes së naftës Bankers Petroleum duke kërkuar 75 milionë dollarë taksa të pretenduara në bazë të një rivlerësimi tatimor, bëhet e ditur nga një deklaratë e Bankers, e cila njoftoi gjithashtu se do t?i drejtohet gjykatës së arbitrazhit për këtë mosmarrëveshje.
Menjëherë sapo u publikua lajmi për mosmarrëveshjen, në orën 9 të mëngjesit të sotëm me orën vendëse, aksionet e Bankers Petroleum në bursë ranë me 24 për qind nga 2.1 dollarë për aksion që qenë në fillim të ditës në 1.6 dollarë. Aksionet e Bankers u rekuperuan disi pas orës 12 duke u rritur në 1.75 dollarë, sërish 17 për qind më poshtë se sa çmimi i hapjes në mëngjes.
?Më 19 nëntor, 2015, Bankers ka marrë njoftimin se departamenti i taksave shqiptare ka pezulluar përdorimin e llogarive bankare shqiptare të kompanisë që përdoren për të paguar furnizuesit lokalë në një përpjekje për të mbledhur një shumë prej 75 milionë dollarësh, një shumë e rritur kundrejt vlerësimit të deklaruar, prej 57 milionë dollarësh, për shkak të interesit dhe gjobave të aplikuara,? njoftoi kompania.
Administrata tatimore nuk ka komentuar mbi ngjarjen.
Bankers Petroleum ka pasur një mosmarrëveshje të gjatë me autoritetet shqiptare në lidhje me nivelin e shpenzimeve të rikuperueshme sipas kontratës koncesionare të nxjerrjes së naftës shqiptare. Autoritetet nuk pranojnë të njohin si shpenzime të vlefshme një shumë të konsiderueshme, dhe rrjedhimisht kërkojnë që kompania të paguajë tatim mbi fitimet e aktivitetit, tatim që sipas kontratës koncesionare është në masën 50 për qind.
Bankers njoftoi muajin e kaluar se sipas kontratës së saj koncesionare, ka rënë dakord me Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore të punësojnë një auditues të pavarur për të zgjidhur mosmarrëveshjen.
Por pavarësisht kësaj, tatimet vendosën të bllokojnë llogaritë bankare që kjo kompani ka në territorin e Republikës së Shqipërisë.
?Bankers Petroleum Ltd. ka aplikuar për një vendim bllokimi në Dhomën Ndërkombëtare të Tregëtisë (IÇ) për të siguruar mbrojtje ndaj zbatimit të vlerësimit mbi taksat i bërë publik më parë, deri në arritjen e një konkluzioni nga një palë e tretë audituese ndërkombëtare, siç është rënë dakord?, deklaroi Bankers.
Kompania deklaroi gjithashtu se gjendet në një proces gjyqësor në gjykatën administrative, por se nuk është njohur me ndonjë vendim nga kjo gjykatë.
Bankers u shpreh e bindur se do të arrijë të sigurojë vendim të favorshëm për të në arbitrazh, por mosmarrëveshja i ka kushtuar sakaq rëndë. Gjatë gjysmës së ditës së sotme, në bursë u tregtuan mbi 5.8 milionë aksione të kësaj kompanie, nga 261 milionë aksione të emetuara nga kjo kompani.
Vlera tregtare e kompanisë, e llogaritur si shumëzim i çmimit të aksionit me numrin e aksioneve, ra në rreth 450 milionë dollarë sot.
Çmimi i aksioneve të Bankers në bursë është përgjysmuar gjatë vitit të fundit për shkak të rënies drastike të çmimit ndërkombëtar të naftës.
Gjergj Erebara është gazetar për BIRN në Tiranë. Ai ka mbaruar studimet për gazetari në Universitetin e Tiranës dhe ka master shkencor (MSC) për Histori Ekonomike nga Universiteti i Lundit. I specializuar për gazetari ekonomike. Erebara ka punuar që nga viti 1998 në disa media të shkruara dhe vizive Shqiptare, si gazetar, redaktor dhe kryeredaktor.
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka deklaruar kundër...
Është zhvilluar ditën e sotme në Korçë tryeza rajonale për p...
“Shqipëria i ngjan një panairi. Njëri që ka thyer kutitë tho...
Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri ka deklaruar s...
KOHA thërret si e marrë, por askush s’e dëgjon. Të gjithë po...
Ish-Kryeministri Sali Berisha e ka konsideruar një arritje t...
Kreu i Grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integri...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rr...
Kandidatët e Forumin Rinor të Partisë Demokratike kanë qenë ...
Diokleciani bëhet perandor romak. Ai vjen në këtë post ndërs...
Një video e publikuar së fundmi tregon pamjet nga momenti ku...
Instituti i Mjekësisë Ligjore ka reaguar sot lidhur me pamje...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Bsha ka përshëndetur ...
Nëpërmjet një deklarate për shtyp, sekretarja për marrëdhëni...
Arritja e konsensusit për projektligjin e dekriminalizimit ë...
Gjykata e Tiranë ka pranuar kërkesë-padinë e Ballës dhe ka v...
Një raport i bërë publik nga mediat e huaja ka vënë nxjerrë ...
Disa ditë më parë, ambasadori amerikan Donald Lu lëshoi një ...
Një ish- luftëtar shqiptar, pjesëmarrës i organizatave terro...
Ditët e fundit, Bashkia e Tiranës është përfshirë nga një va...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...