Korçë/ Ylli Manjani shkarkon nga detyra drejtorin e burgut
Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka shkarkuar nga detyra ...
Më bën përshtypje një foto e kandidatëve të FRPD-së para se të nisë fushata për kryetarin e forumit. Elvis Salianji është i vetmi që i ka hapur të dy krahët për t?i përqafuar shokët garues. Fill pas këtij përqafimi, tre kandidatë i lëshuan dorëheqjen pa mbërritur ende mirë në Kavajë. Ndryshe nga çdo forum politik, votimi për zgjedhjen e kreut të të rinjve demokratë po bëhet në çdo qytet më vete, jo në një ditë të diele kudo. Eshtë një mënyrë e çuditshme, që i bën zgjedhjet tërkuzë.
Nisi në Vlorë, ku vetë të rinjtë, garues apo vëzhgues, akuzojnë për manipulim, për pjesëmarrje në votim të njerëzve që nuk kanë qenë kurrë anëtarë të FRPD-së. U fol se deputeti socialist Koço Kokëdhima është interesuar në vetë të parë për këtë ngjarje të partisë kundërshtare. Në lista janë dalluar komisionerë të Partisë Socialiste në zgjedhjet e fundit, ndërsa pretendohet që në Vlorë e Kavajë nuk kanë mundur të votojnë dot kryetarët e degëve të FRPD-së, pasi nuk e gjenin dot emrin në lista. Dikush mund të thotë se është e kuptueshme që në Shqipëri historitë komplotiste janë popullore, dhe, me ç?duket, nuk kanë lënë pa infektuar edhe të rinjtë, por, gjithsesi, kontestimi i procesit zgjedhor në Vlorë, e më pas në Kavajë, u shoqërua me tre dorëheqje. Ka shumë gjasa që, derisa të vijmë në votimin e Tiranës, Salianji të ketë mbetur tek ajo foto i vetëm me krahët hapur si shqiponjë, sepse shokët që ai i çmon aq shumë do i kenë lëshuar dorëheqjet si kakërdhi.
Sot, kur ka halle shumë më të mëdha, siç është qeverisja e keqe, taksat, dekriminalizimi, reforma në drejtësi, helmi i ambasadorit Lu, dhe, mbi të gjitha, terrorizmi, mund të jetë e drejtë vërejtja se përse dreqin duhet të merremi me një proces tek e fundit jo aq kryesor në politikën shqiptare, si zgjedhjet në një organizatë rinore. Në fakt, këto ditë, sipas meje, është duke u zhvilluar sequel-i i zgjedhjes në krye të Partisë Demokratike i kryetarit Luli. Edhe atëherë votuan socialistë, nuk votuan demokratë, u manipuluan listat zgjedhore, u thyen kutitë. Sot, përveç kutive, të gjitha të tjerat i kemi. Manipulimi që po kryhet me zell tek e tek në çdo qytet nuk po sjell modën e kandidatëve rioshë me kokë të lyer me këna, por është duke sjellë në krye të piramidës opozitare deformimin, dhunimin e rregullave të lojës, manipulimin, mutacionin.
Ky është një rast i qartë i shtrirjes në mënyrë kapilare të hajnisë dhe të çimentimit të të vetmes mënyrë për të bërë karrierë në partinë e Lulit, që i bie të jetë vjedhja e votave dhe rrena. Nëse kjo gjë triumfon edhe tek të rinjtë që kanë qenë themeli ideologjik e votues i kësaj force politike, atëherë partia historike që ndryshoi sistemin duhet të nisë të bëjë llogaritë me rrudhjen, me mpakjen, e pse jo, me shpërbërjen.
Ka plot që po i ndjejnë këto erëra të acarta; këtu shohin dhe shkakun përse udhëheqësit e rinj nuk ia dalin dot të motivojnë mërinë popullore. Dhe këta të shumtë që po zhgënjehen kanë nisur të ngjisin shkallët e një pallati të lartë bash në qendër të Tiranës, ku rrëfehet hapur se mikpritësi është i detyruar të dalë në zyrë edhe në orët e mbrëmjes, kaq të dendura i ka vizitat.
Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka shkarkuar nga detyra ...
E nisën si një lojë por përfunduan në polici. Publikimi në r...
Shoqata e për Mbrojtjen e të Larguarve nga Puna në Administr...
Deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Silva Caka, ka...
Qeveria shqiptare ka ndryshuar taksat për banesat. Në propoz...
Policia e Kosovës është sulmuar teksa po dilnin nga shtëpi...
Policia ka parandaluar një atentat mëngjesin e sotëm në Burr...
Policia e Kosovës është në një aksion që në orët e para të ...
– See more at: http://sot.com.al/politike/shtypi-i-di...
Forca policore të maskuara të Kosovës në këto moment ndodhe...
Kryeministrit Rama ka ironizuar dje deputetin, Kokëdhima pa...
7200 persona më pak do të shërbejnë në administratën publike...
Qeveria në buxhetin e 2016 krahas rritjes së taksës për bizn...
Ish-Zv.Ministri i Mbrojtjes, Dritan Hila deklaron se studio ...
Pas sulmeve terroriste në Francë janë shtuar masat e siguris...
Policia e Shtetit dhe institucionet e rëndësisë së veçantë k...
Policia italiane ka sekuestruar 1.5 ton kanabis sativa. Lap...
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka reaguar lidhur me aksionin ...
Nga Kastriot MYFTARAJHoxhë Elvis Naçi është imami i Xhamisë ...
Një nga mbështetësit kryesor dhe pjestari i stafit të kandid...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...