web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Buxheti i 2016 / Rriten taksat për makinat dhe tarifat për siguracionet

18 Nëntor 2015, 07:20, Aktualitet CNA

Qeveria në buxhetin e 2016 krahas rritjes së taksës për bizneset vendëse ka vendosur të marrë më shumë para nga çdo shqiptar që ka një makinë.  Ata që kanë makina mbi 3000 kubikë dhe të gjitha ata që kanë një makinë në dispozicion  i ështët rritur çmimin e siguracionit. Por nuk mbaron këtu. Qeveria ka propozuar edhe një taksë të re për trojet në zonat urbane, unike kjo deri tani.

Taksa e luksit do të penalizojë të gjithë ata që kanë makina të mëdha. Kush ka një automjet, me motor mbi 3000 kubikë, do të paguajë 21 mijë lekë në vit, si taksë vjetore shtesë, krahas taksës së makinave të përdoruara që paguan rregullisht. Taksa e automjeteve luksoze, fillon që në momentin e blerjes së makinës, pasi taksa e regjistrimit fillestar do të jetë 70 mijë lekë.

Nga 1 janari, kush do të presë siguracion, do të paguajë 7 për qind më shtrenjtë.





Lajmet e fundit nga