web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ish-kryekomunari i Bazës në Mat i shpëton atentatit

18 Nëntor 2015, 09:08, Aktualitet CNA

Policia ka parandaluar një atentat mëngjesin e sotëm në Burrel.  Ish-kryetarit të komunës Baz në Mat iu gjet poshtë makinës një sasi tritoli. Pakoja  ishte e vendosur nga ana e shoferit.

Ka qenë vetë ish-kreu i komunës që konstatoi lëndën plasëse para se të hipte në makinën e tij. Automjeti ishte i parkuar përpara pallatit në lagjen ?Drita.  Ai lajmëroi policinë.  Në vendin e ngjarjes mbërritën forcat xheniere, që bënë të mundur çaktivizimin e lëndës plasëse.

Shkaqet e ngjarjes janë të paqarta dhe nuk dihen autorët, ndërkohë që grupi hetimor ka nisur hetimet. Kujtojmë se kjo është hera e dytë që ish-kryetarit të komunës Baz në Mat i vendoset eksploziv.





08:39 Aktualitet

Shtypi i ditës

       – See more at: http://sot.com.al/politike/shtypi-i-di...

Lajmet e fundit nga