Braho “shuplakë” politikës: Më vjen mirë që SPAK është i papëlqyer nga të dyja kahet
Kreu i SPAK, Klodjan Braho i ka dhënë një shuplakë politik...
Kreu i SPAK, Klodjan Braho i ka dhënë një shuplakë politik...
Një 42-vjeçar nga Tirana ka kërcënuar me këto fjalë ish të dashurën e tij, financiere në një prej fakulteteve të Universitetit të Mjekësisë. Gazeta Panorama ka botuar këtë histori, në të cilën Albert p. nuk e ka pranuar vendimin e T.I për tu ndare pas 6 muajsh.
Gjykata e Tiranes
Për dy muaj me radhë, ai e ka përndjekur hap pas hapi, pa i kursyer veprimet e dhunshme dhe telefonatat kërcënuese. Pas kallëzimit të financieres, Albert P. përfundoi si i pandehur në Gjykatën e Tiranës. Pak ditë më parë, ai u fajësua për akuzën e ?përndjekjes? dhe u dënua me 6 muaj e 20 ditë burg. Sipas Gjykatës, ai i ka shkaktuar kallëzueses një gjendje të vazhdueshme ankthi. Në periudhën qershorgusht 2014, i pandehuri e ka telefonuar 126 herë kallëzuesen, me një shpeshtësi deri në 14 thirrje në ditë. Ndërkohë nuk ka marrë asnjë telefonatë prej saj.
Ai u gjykua në gjendje të lirë. Gjatë procesit ka shfaqur pendesë, duke pohuar se e kishte pasur të vështirë të pranonte ndarjen, por nuk kishte pasur qëllim përndjekjen e ish-të dashurës. Në vijim zbardhet ?tmerri? i përjetuar nga kallëzuesja, referuar vendimit të gjykatës.
PERNDJEKJA
Nga shqyrtimi gjyqësor ka rezultuar se kallëzuesja T.I. me të pandehurin Albert P. janë njohur para një viti dhe kanë pasur lidhje shpirtërore, duke qëndruar bashkë për një periudhë prej 6 muajsh. Rreth tre muaj përpara kallëzimit, financierja ka vendosur të ndahet, fakt të cilin i pandehuri nuk e ka pranuar. Kështu, pasi janë ndarë, i pandehuri e ka ndjekur kallëzuesen në çdo vend ku i duhej të shkonte, në punë e në shtëpi, duke e kërcënuar nëpërmjet telefonit dhe duke i thënë se do ta shtype, do ta digjte me acid, do ta vriste dhe se ajo nuk do të lidhej me mashkull tjetër.
SHPIMI I GOMAVE
Në datën 01.08.2014, kallë- zuesja ndodhej duke drejtuar mjetin e saj në semaforin te Komuna e Parisit, ku ishte në pritje të hapjes së dritës jeshile. Në këtë çast, i pandehuri Albert P. ka ndaluar paralelisht me mjetin e tij dhe pasi ka dalë nga mjeti, me një thikë që e ka nxjerrë nga xhepi, ka çarë dy gomat e para të mjetit të kallë- zueses, tip ?BMË?.
SULMI NE FAKULTET
Në datën 02.09.2014, shtetasja T.I. është paraqitur në Komisariatin e Policisë nr.4, Tiranë, ku ka kallëzuar se është shqetësuar nga i pandehuri në telefon. 42-vjeçari i ka kërkuar takim, ndërsa ajo e ka refuzuar, por i pandehuri ka reaguar duke tentuar të futet me forcë në zyrën e saj të punës. Pasi ka mbyllur derën me forcë, ka njoftuar në numrin 129. I pandehuri është larguar përpara se të mbërrinin punonjësit e policisë. Nga këqyrja e numrit të telefonit të kallëzueses ka rezultuar se Alberti i kishte dërguar një SMS, ku thuhej: Hape telefonin se dua të them dy fjalë, nuk e kuptoj përse trembesh, nuk të shqetësoj më. I pyetur në lidhje me këtë episod, i pandehuri ka pohuar duke pranuar që ishte i dashuruar me kallëzuesen dhe nuk mund të ndahej me të.
KERCENIMI NE RRUGE
Në datën 12.09.2014, rreth orës 18:30, kallëzuesja ndodhej te hyrja e Kopshtit Zoologjik, ku ka parë të pandehurin që e priste pranë makinës së saj. Kur është afruar te mjeti, i pandehuri i është drejtuar kallëzueses duke bërtitur me ton të lartë se ?kishe dalë me të dashurin e radhës?, duke tentuar ta kapte me duar. Ajo ka kërkuar ndihmën e disa policëve rrugorë që ishin aty pranë, të cilët janë afruar dhe kanë mbajtur të pandehurin derisa kallëzuesja është larguar.
THYERJA E MAKINES
Rreth orës 20:30, të datës 5 prill 2015, shtetasja T.I. ka kallëzuar se rreth orës 17:00 kishte parkuar mjetin e saj ?Smart? në rrugën ?Ramazan Demneri?, ndërsa vetë po pinte kafe në një lokal aty pranë. Kur ka dalë nga lokali, rreth orës 19:30 ka parë makinën e Albertit pranë mjetit të saj, që është larguar me shpejtësi. Kur është afruar te makina e saj, ka konstatuar se ishte thyer xhami i derës së pasagjerit./Panorama
Dy ditë pas kërcënimit me e-mail ndaj ministrit të brendshëm...
Disa prej portaleve dhe gazetave në Shqipëri, Kosovë dhe Maq...
Qeveria shqiptare ka shpallur ditën e hënë, 16 nëntor 2015, ...
Pas sulmeve terroriste në Francë dhe sms-ve kërcënuese në dr...
Deputeti Eduart Ndocaj i ka bërë thirrje kolegëve të tij të ...
Sot ne Vlore ka filluar debati dhe votimi per kreun e ri te ...
Ish-Kryeministri Sali Berisha shprehet se “aleanca e qelbësi...
Në videon e mëposhtme të publikuar nga BBC, tregohet moment...
Ministri i Mirëqënies Sociale, Blendi Klosi ka garantuar mbë...
Nga Vlora e bukurisë natyrore, nga Vlora e bukurisë kombëtar...
Ilir Kulla, eksperti i marrëdhënieve ndërkombetare dhe sigur...
Kryetari i Kuvendit Ilir Meta ka zhvilluar ditën e sotme një...
Presidenca shqiptare ka mbajtur një ceremoni homazhi në nder...
Nje perplasje e ashper ka ndodhur gjate procesit te votimit ...
Monika Kryemadhi Meta ka qenë në shoqërinë e vazhdueshme të ...
Në kuadër të procesit reformues të ndërmarrë për përmirësimi...
Kjo është tradita në disa fshatra të Kinës.Sipas kësaj tradi...
Kjo foto e Enver Hoxhës së bashku me serbin Dushan Mugosha n...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar sot lidhur deklaratë...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...