web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Reforma në polici/ Çako vizitë në Britaninë e Madhe

15 Nëntor 2015, 16:21, Aktualitet CNA

Në kuadër të procesit reformues të ndërmarrë për përmirësimin strukturor të Policisë së Shtetit, Drejtori i Policisë së Shtetit, Haki Çako, nga data 9-14 Nëntor zhvilloi një vizitë pune në Britaninë e Madhe.

Kjo vizitë mbështetej nga Programi ICITAP dhe Ambasada Britanike dhe u zhvillua pranë Policisë së Mançesterit, Greater Manchester Police, e cila për nga numri i popullsisë dhe numri i punonjësve të policisë është e përafërt me atë të vendit tonë.

Në kuadër të kësaj vizite u zhvilluan një sërë takimesh me drejtues të strukturave të ndryshme të Policisë së Mançesterit, si dhe Drejtues të Shkollës së Trajnimit, duke u njohur nga afër më mënyrën e funksionimit të shërbimeve policore, si dhe të procesit të përzgjedhjes dhe trajnimit të punonjësve të policisë.

Gjatë takimit të zhvilluar me Z. John O?Hare, Assistant Chief Constable, Drejtues i Strukturave të Sigurisë Publike, biseda u përqëndrua në rëndësinë e Sallave të Komandimit dhe zinxhirit të komandimit, ku zinxhiri i komandimit ndahej në 3 nivele: niveli i artë që përfshinte drejtuesit e lartë të policisë, niveli i argjendtë që përfshinte punonjës të nivelit të mesëm drejtues, si dhe niveli i bronxtë që përfshinte punonjësit në terren. Po ashtu një vend të rëndësishëm gjatë bisedës zuri edhe rëndësia e Policimit në Komunitetet.

 





Lajmet e fundit nga