web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Presidenca homazhe për viktimat e sulmeve në Paris

15 Nëntor 2015, 17:29, Aktualitet CNA

Presidenca shqiptare ka mbajtur një ceremoni homazhi në nder të viktimave të sulmeve terroriste që tronditën Francën mbrëmjen e së premtes. Të pranishëm në këtë homazh ndër të tjerë ishin Presidenti i Republikës Bujar Nishani, Kryetari i Parlamentit Ilir Meta, Ambasadori i Francës në Shqipëri Bernard Fitoussi , Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim  Basha.

Presidenti Nishani shprehu solidaritetin në emër të popullit shqiptar për viktimat në Paris, ndërsa shtoi se vendi ynë do të jetë në krah të aleatëve në luftën kundër terrorizmit. Kreu i shtetit i shprehu ngushëllimet Ambasadorit francez dhe se populli ynë do të ofrojë mbështetjen në këtë dhimbje që po kalon Franca.

 

 





Lajmet e fundit nga