“Këshilli Kombëtar, kozmetikë e Berishës”/ Spaho: PD do e ketë të pamundur të jetë rivale e PS
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i PD-së Edmond Spaho ka k...
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i PD-së Edmond Spaho ka k...
Nga Vlora e bukurisë natyrore, nga Vlora e bukurisë kombëtare, Vlora e Pavarësisë, Vlora e flamurit dua t?ju them të gjithë të rinjve demokrat shqiptar me këmbë të mbarë debatin kombëtar dhe zgjedhje për kryetarin e ri të Forumit, me parimin një anëtar një votë!
E di që jeni bërë gati ta shndërroni këtë garë emocionesh, pasionesh dhe vlerash në një festë të vërtetë ashtu siç dinë ta shndërrojnë vetëm të rinjtë demokrat. Dua t?ju përgëzoj përzemërsisht për periudhën paraprake të garës, dua të përgëzoj në veçanti grupin e punës, strukturat e Forumit Rinor në terren të cilët ia kanë dalë në një kohë fare të shkurtër të konfirmojnë dhe të anëtarësojnë rishtazi në forumin e rinisë demokrate mbi 31 mijë anëtarë nga jugu në veri,nga lindja në perëndim. Një trupë zgjedhore e cila për herë të parë me parimin një anëtar një votë do të zgjedhë kreun e saj. Urimi im i parë këtu nga Vlora është : Me këmbë të mbarë Vlora, rinia e Vlorës, demokratë të rinj të Vlorës!
Urimi im i dytë është jepini forcë dhe vlerës tuaj. Vlera e votës, forca e votës është identifikimi i më të mirit, me besimin në votë tek më i miri, cilësinë politike, intelektuale, njerëzore të gjashtë kandidatëve janë padyshim të shkëlqyera. Por ju do të zgjidhni me voten tuaj sepse vota juaj gabon më pak se çdo vendimmarrje tjetër. Nuk do të kishte qenë ë vështirë që për këtë ndërmarrje, për këtë organizatë kaq të rëndësishme të bënim përcaktimet tona, të bëja përcaktimet e mia si kryetar i Partisë Demokratike por nga njëra anë dua të përgëzoj përzemërsisht shpirtin e garës me të cilin të gjashtë kandidatët i janë përveshur garës, një garë me emocione, me një fushatë paraprake plot pasion dhe nga ana tjetër t?ju them se kjo garë është e lirë, fillon sot e lirë dhe do të vazhdojë deri në fund, dhe atë do ta garantoni ju me votën tuaj. Sepse vota është jo vetëm forca por edhe kursi i demokracisë në vend dhe në Partinë Demokratike,ndaj do të vendosni me votë, asgjë nuk është e paracaktuar. Prandaj askush nga kandidatët nuk ka mbështetje të veçantë dhe të gjashtë kanë mbështetje të plotë për të garuar dhe fituar besimin tuaj.
Urimi im i tretë është që kjo e para konventë dhe 19 të tjera që do të pasojnë, debatet që do të zhvillohen në të, të jetë një debat i gjallë dhe i frytshëm, të jetë për problemet e rinisë që janë thelbi i problemeve të Shqipërisë për sot dhe nesër. Në këtë format më mirë se kudo tjetër do të spikasë vizioni juaj, vizioni i brezit të ri i konceptuar si angazhim i materializuar si aksion politik dhe njerëzor i rinisë demokrate anembanë vendit.
Kjo është jetike, jetike për alternativën tonë, për alternativën e Partisë Demokratike e cila po vjen dhe po shpaloset para shqiptarëve në këtë kohë krize të gjithanshme por është jetike gjithashtu edhe për demokracinë në vend. Rinia, të rinjtë demokratë po vijnë jo thjesht për të shtuar numrin e anëtarëve, jo thjesht për të bërë përtëritjen ideologjike të Partisë Demokratike por po vijnë dhe duhet të vijnë për të marrë stafetën, për të marrë përgjegjësitë, për të marrë në duar fatin e vendit, për të nisur sëbashku një histori të re, një ndryshim, një ndryshim të madh politik, ekonomik, shoqëror dhe njerëzor të tillë që vendi nuk ka njohur deri më sot. Pra, në qoftë se jo për këtë, për çfarë po vjen rinia? Ndryshimi duhet dhe do të jetë themelor dhe angazhimi për këto qëllime fisnike është sot më shumë se kurrë një imperativ, një detyrim por edhe një kërkesë e rinisë. Përmbysja më e madhe në këto 25 vite dhe së shpejti do të festojmë 25- vjetorin. Kalimi nga diktatura ne demokraci nisi me frymën e rinisë studentore, pedagogëve të rinj dhe brezin e rinj në tërësi. Kjo frymë pavarësisht prej zik-zakeve, prej ulje ?ngritjeve që ka njohur demokracia dhe rinia shqiptare, e çoi vendin përpara drejt rinisë, drejt perëndimit, drejt anëtarësimit në NATO, drejt lëvizjes pa viza në Europë, drejt marrjes së statusit kandidat në Bashkimin Europian. Pas 25 viteve, gongu i orës po bie përsëi, ora e protagonizimit t
ë rinisë ka ardhur për të forcuar sërisht të ardhmen me forcë, me kurajo, me dinjitet për ta diktuar atë përmes vlerave dhe aksionit tuaj politik. Ju i keni këto vlera, ju i demonstroni këto përditë dhe ne kemi vetëdijën, e dimë se rinia demokrate, rinia europianiste shqiptare e ka forcën për të bërë ndryshimin që presin sot shqiptarët anembanë vendit. Këto dy vite që po lëmë pas treguan qartë se për Edi Ramën dhe Ilir Metën, nuk ka dhe mund të kishte të ardhme, por e shkuara nuk foli progresi por regresi. Dëshmuan me vepra se dyshja Rama-Meta përfaqësojnë fundin e kazanit të tranzicionit, nuk i hapën dhe nuk i hapin dot negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, pavarësisht se si asnjëherë më parë kishin mbështetjen e opozitës. Nuk i bëjnë dot, nuk i hapën negociatat, nuk përparon vendi por vetëm fundoset me krimin e ngritur në sistem , me pushtetin e veshur me krim, me drogë, me narkotrafikë, me përfshirje të drejtpërdrejtë të vetë ministrit të Brendshëm nuk hapen negociatat. Nuk të qas njëri në Europë me blerje votash, me rrethim dhe me shkatërrim të zgjedhjeve nuk hapen negociatat, nuk merr frymë ekonomia, por vetëm gremiset në korrupsionin gjigand në Dogana, në Tatime, në koncensione, në investime luksi. Kjo është qeveri që sot ka hyrë në histori për përfshirjen, zgjedhjen, me emërimet e turpshme, siç nuk ka ndodhur kurrë në asnjë vend të Europës me individë të rekordeve kriminale në Kuvendin e Shqipërisë, administratën në poste kyçe dhe në pushtetin vendor. Kjo është qeveria që mbahet mend për kontrabandën e cigareve, të naftës dhe mallrave të tjera të akcizës që i kushton shqiptarëve sot 1 milionë dollarë në ditë. Kjo është qeveria që mbahet mend për marrëveshjen e turpshme që i fali CEZ 600 milionë euro pasuri të shqiptarëve. Kjo është qeveria që mbahet mend për zhdukjen e konkurrencës të tenderit publik, si standard i garës së ndershme dhe me anë të cilës ka arritur të përvetësojë sipas institucioneve shqiptare vetëm këtë vit 777 milionë euro. Kjo është qeveria që me përpjekjet e saj djallëzore, të dhunshme, me dajak dhe kërbaç në dorë, me demagogji të gjithamshme, gjoja se po vendos shtet për të kompensuar paratë e humbura dhe të vjedhura prej saj, dhe prej oligarkëv hajdutëve duke persekutuar, dhunuar njerëzit e thjeshtë, sipërmarrje e ndershme dhe do të mbahet mend për rekordet e saj të zeza. Por nuk do ta hedhin lumin me këtë damkë që i kanë vënë vendit, me këtë damkë në kujtesën e qytetarëve.
Shqiptarët po largohen, 100 mijë shqiptarë kanë kërkuar azil në Gjermani dhe vendet e tjera të Bashkimit Europian, me një cinizëm të skajshëm makina propagandistike me regji qendrore e Edi Ramës përpiqet të përhapë gjithandej idenë se është faj i reformave. Cilat reforma, cilat reforma? Ato reforma që çuan në shtator-tetor, vetë të dhënat e Drejtorisë së Tatim-Taksave në humbjen e 73 mijë vende të punës. Të reformave që çuan në kufijtë më ekstrem kontrastin midis një shumice të njerëzve për të mbyllur muajin dhe një grushti njerëzish që nuk janë as edhe 1% e popullsisë por që zotërojnë 80% të pasurisë të marrë dhe të vënë në mënyrë të kundraligjshme me krim, me hajdutëri. Me cilat reforma? Apo e ka fjalën për reformën në arsim që s?është as anglosaksone, as mesdhetare, as perëndimore, as lindore, as e djathtë, as e majtë por një shpikje korruptive e një njeriu që nuk ka ditur kurrë se cfarë është shkolla dhe nuk ka fakultetet për ti diktuar studentëve të ardhmen. Nuk ka reforma, nuk ka reforma, reforma në gojën e Edi Ramës dhe ndërmarrjes propagandistike të tij është një fjalë e bukur për të mbuluar vjedhjen e parasë publike, e pasurisë publike për të justifikuar kapjen e institucioneve, rënien e demokracisë dhe sundimin e oligarkëve dhe qeverisë më kriminale që ka njohur qeveria në sundimin e vendit. Dhe po të kishte reforma, cila reformë shtyn popullin të ikë nga sytë këmbët? Cila reformë provokon zbrasjen e vendit, edhe sikur të jetë kopjuar nga mendjet më gjeniale është e papranueshme dhe duhet të ndalohet në çast. Me të vërtetë ne jetojmë në kohët e globalizmit, pranojnë me kënaqësi shpeshherë e globalizimit në trendin e përgjithshëm të rajoneve dhe vendit, por qeveritë janë kombëtare dhe ndër të tjera duhet të përshtasin realitetin e traditës dhe mundësive, reformave që duhet të ndërmerren me rezultatet e tyre për njerëzit e këtij vendi. Siç e thashë këtu vetëm reforma nuk ka. Njerëzit ikin sepse janë viktima të korrupsionit, të vjedhjes masive të qytetarëve, njerëzit ikin sepse nuk shohin shpresë, ikin sepse qeveria ka vrarë zgjedhjet e lira dhe të ndershme, siç e thotë raporti i OSBE-ODIHR. Ikin sepse në këtë vend e njejta makineri e propagandës qeveritare, e njejta dhe veglat e tyre punojnë natë e ditë për tu mbushur mendjen njerëzve se politika këtu është e pisët. Politika nuk është e pistë në vetvete, thoshte një tjetër liberator I ndryshimit të epokal të para 25-viteve, një shkrimtar i famshëm disident Vaclav Havel, politika nuk është e pistë në vetvete por është llum për ata që e bëjë pis dhe duan ta mbajnë pis.
Pis duke vjedhur gjithsecili sikur janë çifligjet e tyre pasuritë e shqiptarëve. Pis duke dashur të mbyllin të palarat dhe pislliqet me gjoja takime solidaritetit. Çfarë i bashkon sot dyshen Rama-Metën programi, përpjekja për të kuptuar vuajtjet e njerëzve, përpjekja për të nxjerrë nga vuajtjet e tyre të përditshme? Asnjëra prej këtyre ! E thonë edhe vetë ndërkohë që nxjerrin thikat nga xhepat për të goditur njëri-tjetrin. I bashkon vetëm lakmia, vetëm babëzia për të përfituar për vete dhe për klientët e tyre, gjithmonë në kurriz të njerëzve, në kurriz të taksapaguesve, në kurriz të familjeve shqiptare. Ky është pushteti vetjak I dyshes Rama-Meta.
E patë sesi nga Lezha përsëri me regji qëndrore bëri atë që ka nisur të bëjë në Shqipëri, epitafin e qeverisjes së tij. Epitaf i cili përmes një fjalimi të gjatë vajtues, në një sallë të mbushur përgjysëm, edhe atë me punonjës të Gardës i kushtoi shqiptarëve mijëra euro në transmetimin live, të paguara me taksat tuaja, me taksat tona. Para se të fillonte shfaqjen propagandistike me regji e patë që mbajti për një kohë të gjatë një stekë bilardo në dorë, e në fund doli pa kupon tatimor. Sipas Edi Ramës çdo kush tjetër do të duhej të ishte arrestuar, por vetë e mbylli këtë çështje me një shkelje syri gazetarëve që e pyetën për këtë consumi informaliteti. Pra, ai tha vetë se ka imunitet ndaj ligjit. Kjo të dashur të rinj e të reja është kronika më e saktë në këto dy vite të qeverisje të tij, informalitet, shkelje ligji, korrupsion, inkriminim dhe ai vetë, dhe eskorta e zullumqarëve që e rrethojnë janë mbi ligjin. Gjeti rastin të fajësonte këdo për dështimin e këtyre dy viteve, fajësoi edhe shtyllat e tensionit 1968. Vetëm vetes së tij nuk i njeh asnjë faj, asnjë përgjegjësi për 73 mijë bashkëatëdhetarët tanë që kanë humbur vendet e punës, asnjë përgjegjësi për 200 mijë të tjerët që kanë aplikuar për Lloratinë Amerikane, minimalisht 600 mijë shqitarë që duan të largohen vetëm përmes këtij mekanizmi. Asnjë përgjegjësi për ata të cilët preken drejtpërdrejtë nga 250 milionë dollarë evazion, korrupsion. Asnjë përgjegjësi për hajdutërinë masive që ushtrojnë ministrat e tij, të cilëve iu bën marshallah, pasi është ai vetë në krye të punëve. Asnjë përgjegjësi për mos-hapjen vendeve të punës, për rritjen e çmimit të energjisë, për faktin që nuk ka shtuar një qindarkë këto dy vite për 600 mijë pensionistë. Asnjë përgjegjësi për borxhin publik që ka fluturuar 73% , 11% më larë se sa e gjeti, pa ndërtuar asnjë urë,asnjë spital, asnjë rrugë. Asnjë përgjegjësi që s?ka asnjë kantier ndërtimi. Asnjë përgjegjësi që rriti tarifat për studentët. E mbushi policinë, Parlamentin dhe zyrat publike me kriminelë dhe trafikantë ndërkohë që mbush burgjet me të pamundurit. Këto janë bëma të vërteta të Edi Ramës, këto janë dy vitet e dyshes Rama-Meta.
25 vite më parë të rinjtë gjetën kurajon për të përmbysur një regjim gjakatar për të cilën shumica e shqiptarëve mendonin se I kishte ditët e pafundme, u shkërmoq në peshën e papëmbajtshme, të pasionit të rinisë së studentëve, të të rinjve.
Po afron 8 dhjetori dhe para kësaj date historike, ju do të keni përfunduar një proces po kaq historik për Forumin Rinor, zgjedhjet një anëtar një votë, zgjedhjet për kreun e ri të Forumit Rinor, për ripërtëritjen dhe përgatitjen e forumit për një betejë të përmasave të papara deri më sot. Po jam I bindur që ashtu siç u përkiste studentëve para 25 viteve, iu përkiste të rinjve të çoheshin në këmbë dhe të rrëzonin regjimin më gjakatar, më shtypës, më mashtrues, më gënjështar që kishte njohur Europa sot, ashtu ju përket ju, demokratëve të rinj të Vlorës dhe gjithë Shqipërisë, të jeni në këmbë, të jeni në vijën e parë të betejës tonë të përbashkët për ti shkurtuar ditët e zullumit, ditët e qeverisë Rama-Meta. Për ti treguar shqiptarëve se ka një alternativë të re, ka forca të reja, ka forca të shëndosha që mund dhe do ta kthejnë Shqipërinë në rrugën e arsyes për të punuar dhe jetuar normalisht. Forca që kanë jo vetëm vullnetin por edhe kapacitetin, për të nxjerrë nga honi dhe gremina për të vendosur në binarët e zhvillimit ekonominë shqiptare, për të hapur vende pune në vend që ti mbyllim ato. Forca që kanë vizion dhe program për një Shqipëri të jetueshme dhe të jetuar. Këto forca janë në program, janë në Partinë Demokratike, janë në Forumin e Partisë Demokratike, janë në shoqërinë civile, janë në shoqërinë e sotme civile.
Ndaj duke ju uruar nga zemra një proces të suksesshëm zgjedhor, mos harroni asnjë çast se deri se përtej të qenurit zgjedhjet tuaja dhe vetëm tuajat, është po kështu dallgë e optimizmit që do të mund depresionin dhe shkaktarët e tyre të dyshes zullmqare të dyshes Rama-Meta.
Ilir Kulla, eksperti i marrëdhënieve ndërkombetare dhe sigur...
Kryetari i Kuvendit Ilir Meta ka zhvilluar ditën e sotme një...
Presidenca shqiptare ka mbajtur një ceremoni homazhi në nder...
Nje perplasje e ashper ka ndodhur gjate procesit te votimit ...
Monika Kryemadhi Meta ka qenë në shoqërinë e vazhdueshme të ...
Në kuadër të procesit reformues të ndërmarrë për përmirësimi...
Kjo është tradita në disa fshatra të Kinës.Sipas kësaj tradi...
Kjo foto e Enver Hoxhës së bashku me serbin Dushan Mugosha n...
Në këtë video të publikuar në youtube, tregohet se si mund t...
Në thelb, problemi që ka bota sot me terrorizmin islamik ësh...
Skandalet në zyrat e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme...
Dy dite përpara Ambasadori Amerikan Donald Lu, i dha shqipta...
Institucioni I Ministrisë së Brendshme në Serbi ka bërë me d...
Ish sekretari i Partisë së Punës në Shqipëri për Tiranën, Xh...
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka gjetur një zgjidhje p...
Qeveria shqiptare ka shpallur ditën e nesërme, 16 nëntor si ...
Policia ka vënë në pranga një të ri, pasi akuzohet se është...
Aleanca KuqeZi u ka kërkuar sot tregtarëve lushnjarë ta përs...
Lupës së kontrolleve nga Inspektorati i Punës duket se nuk d...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...