web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Drafti i ri i PS-së / Rama ligjëron gabimin me statusin e kryetarit

9 Nëntor 2015, 08:38, Aktualitet CNA

Kongresi i PS, që do të zhvillohet në janar 2016, do të miratojë edhe disa ndryshime në statut.

Grupi i caktuar i punës ka hartuar e ndryshimet e reja, për këtë arsye e ka gati draftin e ri.

Në nëntor do t?ia paraqesë Asamblesë Kombëtare dhe në janar Kongresit.

Të rejat kanë të bëjnë me mandatin e kryetarit, kryetarët e degëve dhe organizimin në rajone, në funksion të ndarjes së re administrative.

Propozohet që mandate i kryetarit të rikonfimrohet kur partia fiton zgjedhjet parlamentare. Me këtë ndryshim Rama duket sikur synon të legalizojë qëndrimin e tij në krye të PS edhe pse i ka mbaruar mandati.

Një tjetër ndryshim ka të bëjë me funskionin e degëve. Bashkia do të jetë njësia bazë organizative e PS dhe kryetari i PS ?së së bashkisë do të jetë funksionar e nuk do të ketë funksione në administratën publike. Ky funksion është i përafërt me ato të Komiteteve të Partive. Një tjetër ndryshim është i ndarjes së vendit në 6 rajone organizative, praktikë të cilën PS ka nisur ta aplikojë me caktimin e koordinatorëve nga grupi parlamentar.





Lajmet e fundit nga