Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Këshilli i Ministrave është ka miratuar sot një sërë vendimesh ku më i rëndësishmi është ai i riorganizimit të IKMT-së. Sipas vendimit të qeverisë, është miratuar unifikimi i procedurave të kontrollit të territorit nga IKMT. Gjithashtu, Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit do të ortganizohet në dy nivele : në atë qendror dhe atë rajonal, e cila do të shpërndahet në 8 degë.
Vendimi i Qeverisë për IKMT
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
NIKO PELESHI
V E N D I M
PËR
ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E INSPEKTORATIT KOMBËTAR TË MBROJTJES SË TERRITORIT
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 8, të ligjit nr.9780, datë 16.7.2007, ?Për inspektimin dhe mbrojtjen e territorit nga ndërtimet e kundërligjshme?, të ndryshuar, të nenit 10, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, ?Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave?, dhe të nenit 6, të ligjit nr.90/2012, ?Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore?, me propozimin e ministrit të Punëve të Brendshme, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
ç) Dega e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, Vlorë;
ë) Dega e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, Shkodër.
ç) Bashkërendon veprimtarinë e inspektoratit me institucionet qendrore dhe institucionet e tjera shtetërore në fushën e veprimtarisë së tij;
III. STEMA DHE VULA ZYRTARE E IKMT-SË
?Republika e Shqipërisë, Ministria e Punëve të Brendshme, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit?.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në ?Fletoren zyrtare?.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
NIKO PELESHI
V E N D I M
UNIFIKIMIN E PROCEDURAVE TË KONTROLLIT TË TERRITORIT NGA INSPEKTORATI KOMBËTAR I MBROJTJES SË TERRITORIT DHE AI I NJËSISË VENDORE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 16, të ligjit nr.9780, datë 16.7.2007, ?Për inspektimin dhe mbrojtjen e territorit nga ndërtimet e kundërligjshme?, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve të Brendshme, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Subjekti që kontrollohet (sipas rastit, investitori, zhvilluesi, ndërtuesi, projektuesi, zbatuesi i punimeve, mbikëqyrësi, kolaudatori, prodhuesi i materialeve të ndërtimit) dhe të gjithë personat e tjerë të përfshirë në procesin e punimit/zhvillimit/ndërtimit janë të detyruar të lejojnë kryerjen e kontrollit, të vënë në dispozicion të grupit të kontrollit të gjithë dokumentacionin në përputhje me kërkesat e akteve normative në fuqi, si dhe të ndihmojnë në shqyrtimin e tij.
iii. ka të drejtë të kryejë një apo më shumë kontrolle në të njëjtin objekt, sipas problematikave teknike e ligjore të objektit, që punohet/zhvillohet/ndërtohet. Kryeinspektori përcakton numrin e kontrolleve të tij;
ç) rrethimi i objektit jo sipas planorganizimit të miratuar;
Në kantierin e punimeve, në momentin e hapjes së tij, tabela vendoset në një vend të dukshëm me një lartësi jo më pak se 4 metra nga niveli i rrugës dhe në përmasa jo më të vogla se 1.3 metra gjerësi dhe 1.3 metra gjatësi, ku shkruhet në mënyrë të dukshme:
iii. kodi i nënnjësisë strukturore, sipas Instrumentit të Përgjithshëm Vendor, në të cilën ndodhet zhvillimi;
vii. sipërfaqja e parcelës ose parcelave që preken nga zhvillimi;
viii. numri i strukturave që krijohen nëse janë më shumë se një;
xii. të dhëna të tjera, që vlerësohen të nevojshme për të kuptuar projektin;
xiii. emri i personit fizik ose juridik projektues, duke përmendur edhe arkitektin edhe konstruktorin, emrin e inxhinierit mbikëqyrës, përgjegjësin e zbatimit të punimeve, së bashku me numrat përkatës të licencave;
xiv. një numër telefoni për kontaktim sipas nevojës;
Procesverbali përkatës i konstatimit nënshkruhet si nga kryeinspektori/inspektori që kryen kontrollin, ashtu dhe nga subjekti i kontrolluar ose përfaqësuesi i tij, kur ky është i pranishëm dhe nuk kundërshton të nënshkruajë. Një kopje e procesverbalit i jepet subjektit të kontrolluar.
Kur subjekti i kontrolluar nuk pranon të nënshkruajë procesverbalin ose nuk është i pranishëm, ky fakt pasqyrohet në procesverbal dhe nënshkruhet nga grupi i inspektimit. Kur subjekti nuk është i pranishëm, i jepet një kopje e procesverbalit brenda 5 (pesë) ditëve nga data e kontrollit.
Nëse identiteti dhe adresa e subjektit të kontrolluar nuk dihen, një kopje e procesverbalit të konstatimit afishohet për 5 (pesë) ditë në vendpublikimet e njësisë vendore përkatëse dhe në kantierin e ndërtimit. Me kalimin e këtij afati, vlerësohet se subjekti i kontrolluar është njoftuar për rezultatin e kontrollit.
Brenda 10 (dhjetë) ditëve nga data e mbajtjes së procesverbalit të konstatimit të kundërvajtjes, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit dhe ai i njësisë vendore nxjerrin vendimin për marrjen e masave përkatëse dhe dhënien e sanksioneve administrative, të cilat nënshkruhen nga kryeinspektori.
Pezullimi i punimeve në ndërtim ka afat deri në 60 (gjashtëdhjetë) ditë.
Një vendim i tillë merret në rastet kur:
ç) nuk është dorëzuar dosja në Inspektoratin e Mbrojtjes së Territorit të njësisë vendore, para fillimit të punimeve në objekt;
ë) mungon çdo akt sipas shkronjës ?b?, të pikës 3, të këtij vendimi, apo sipas legjislacionit në fuqi në fushën e planifikimit, zhvillimit, mbrojtjes së territorit e disiplinimit të punimeve në ndërtim.
Gjatë periudhës së pezullimit të punimeve në ndërtim, subjekti ndërtues është i detyruar të ndërpresë punimet në objekt dhe inspektorati vendor përkatës është përgjegjës për zbatimin e këtij vendimi.
Në rastet kur vendimi merret nga IKMT-ja, ky i dërgon, brenda 5 (pesë) ditëve, vendimin e pezullimit inspektoratit vendor, i cili e zbaton atë brenda 5 (pesë) ditëve nga data e marrjes së tij.
Vendimi i pezullimit të punimeve në ndërtim shoqërohet me vendimin për dënim me gjobë, sipas parashikimeve ligjore, si dhe, kur është rasti, me kallëzimin penal apo kërkesën për heqje të licencës subjektit kundërvajtës.
Vendimi i pezullimit të punimeve në ndërtim mbahet sipas formës së parashikuar në aneksin shoqërues të vendimit.
Vendimi i dënimit me gjobë mbahet sipas formës së parashikuar në aneksin shoqërues të vendimit.
Vendimi për prishje shoqërohet me vendimet e dënimit me gjobë dhe për kundërvajtësin përgatitet kallëzimi penal, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Vendimi për prishjen e ndërtimit të kundërligjshëm mbahet sipas formës së parashikuar në aneksin shoqërues të vendimit.
Zonat dhe objektet me rëndësi kombëtare dhe në territor, në kuptim të ligjit, janë zonat që kanë përparësi zhvillimin e turizmit, monumentet e kulturës, qendrat historike, parqet dhe zonat arkeologjike, pyjet dhe zonat e mbrojtura natyrore, monumentet natyrore, përfshirë zonat me karakteristika unike gjeografike, zonat me rrezik natyror, rrjetet ekologjike, burimet minerare e natyrore e rrjetet, komplekset dhe parqet industriale, rrugët kombëtare, linjat hekurudhore dhe infrastruktura ndihmëse, instalimet e infrastrukturës kombëtare, sektori i energjisë dhe komunikimit elektronik, aeroportet, portet e rrugët detare, zhvillimet në zonat ushtarake, vija bregdetare, brigjet dhe burimet ujore, lagunat, lumenjtë, liqenet, digat e dambat, tokat bujqësore, spitalet publike, objektet dhe terrenet sportive, si dhe ato të përcaktuara me vendim të Këshillit Kombëtar të Territorit e me akte nënligjore ose ligje të tjera.
IKMT-ja, në mbështetje të nenit 9/1, të ligjit nr.9780, datë 16.7.2007, ?Për inspektimin dhe mbrojtjen e territorit nga ndërtimet e kundërligjshme?, të ndryshuar, ushtron përgjegjësitë e veta në nivel njësie vendore që nuk përfshihen në çështje, zona ose objekte me rëndësi kombëtare dhe në territor, kur plotësohen kushtet e përcaktuara në nenin e sipërpërmendur.
Inspektorët e IKMT-së kanë të drejtë të hyjnë e të ushtrojnë kontroll në mjediset, ku kryhet/en ndërtimi/et, në përputhje me nenin 12, të ligjit nr.9780, datë 16.7.2007, ?Për inspektimin dhe mbrojtjen e territorit nga ndërtimet e kundërligjshme?, të ndryshuar.
Në këtë rast, këta inspektorë e ushtrojnë kontrollin e territorit në fushën e planifikimit, zhvillimit, mbrojtjes së territorit e disiplinimit të punimeve në ndërtim, në përputhje me procedurën e unifikuar në pikën 1, të këtij vendimi.
Informacioni/dokumentacioni i nevojshëm për ushtrimin e kontrollit nga inspektorët e IKMT-së merret si nga subjekti i inspektuar dhe/ose pranë autoritetit vendor/kombëtar të planifikimit, të cilat duhet të krijojnë të gjitha lehtësitë për dhënien e informacionit/dokumentacionit.
IKMT-ja realizon kontrolle nëpërmjet:
Objekti i kontrollit të ushtruar nga inspektorët e IKMT-së, sipas paragrafit të parë, të kësaj pike, është i unifikuar me parashikimet e pikave 2 e 3, të këtij vendimi.
Përmbajtja e procesverbalit të kontrollit, procedura e njoftimit të subjektit të inspektuar dhe afati i nxjerrjes së vendimit kryhen sipas parashikimeve të pikës 4, të këtij vendimi.
Vendimet e pezullimit të punimeve në ndërtim, vendimet e dënimit me gjobë dhe vendimet për prishjen e ndërtimit të kundërligjshëm merren në përputhje me parashikimet e pikave 5, 6 e 8, të këtij vendimi.
Gjatë ushtrimit të këtij kontrolli inspektorët e IKMT-së marrin masat dhe vendimet e parashikuara në ligjin nr.9780, datë 16.7.2007, ?Për inspektimin dhe mbrojtjen e territorit nga ndërtimet e kundërligjshme?, të ndryshuar.
Informacioni/dokumentacioni i nevojshëm për kontrollin e kryeinspektorëve/inspektorëve të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit pranë njësive vendore merret pranë këtij inspektorati, si dhe pranë autoritetit të planifikimit së njësisë vendore, të cilat duhet të krijojnë të gjitha lehtësitë për dhënien e informacionit/dokumentacionit në fushën e planifikimit, zhvillimit, mbrojtjes së territorit e të disiplinimit të punimeve në ndërtim.
Inspektorët e IKMT-së, në mbështetje të dokumentacionit të paraqitur dhe në prani të inspektorëve vendorë, kur kërkohen nga IKMT-ja, verifikojnë në objekt dhe mbajnë procesverbal, ku pasqyrohen shkeljet e vëna re, si dhe marrin vendimet përkatëse, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Në këtë rast këta inspektorë e ushtrojnë kontrollin në fushën e menaxhimit të integruar të burimeve ujore, në përputhje me procedurën e përcaktuar në nenin 12, të ligjit nr.9780, datë 16.7.2007, ?Për inspektimin dhe mbrojtjen e territorit nga ndërtimet e kundërligjshme?, të ndryshuar, si dhe me dispozitat ligjore në fushën e menaxhimit të integruar të burimeve ujore.
IKMT-ja realizon kontrolle nëpërmjet:
Në çdo kontroll, inspektorët e IKMT-së, në bashkëpunim me specialistët e autoriteteve të ujit, mbajnë procesverbalet për situatën e kontrolluar, ku pasqyrojnë mangësitë dhe detyrat për subjektin e kontrolluar, duke zbatuar, njëkohësisht, edhe procedurat ligjore përkatëse.
Vendimet në fushën e menaxhimit të integruar të burimeve ujore merren në përputhje me dispozitat e ligjit nr.111/2012, ?Për menaxhimin e integruar të burimeve ujore?, dhe me legjislacionin në fuqi.
Në këtë rast këta inspektorë e ushtrojnë kontrollin në fushën e produkteve të ndërtimit, në përputhje me procedurën e përcaktuar në nenin 12, të ligjit nr.9780, datë 16.7.2007, ?Për inspektimin dhe mbrojtjen e territorit nga ndërtimet e kundërligjshme?, të ndryshuar, si dhe me dispozitat ligjore në fuqi.
IKMT -ja realizon kontrolle nëpërmjet:
Në çdo kontroll, inspektorët e IKMT -së mbajnë procesverbal për situatën e kontrolluar, ku pasqyrojnë mangësitë dhe detyrat për subjektin e kontrolluar, duke zbatuar, njëkohësisht, edhe procedurat ligjore përkatëse.
Vendimet në fushën e materialeve e të produkteve të ndërtimit merren në përputhje me ligjin nr.9290, datë 7.10.2004, ?Për produktet e ndërtimit?, të ndryshuar, dhe me legjislacionin në fuqi.
Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit të njësisë vendore dhe autoriteti i planifkimit pranë njësisë vendore, gjatë ushtrimit të kontrollit të parashikuar në pikat 8 e 9, të këtij vendimi, janë të detyruar të krijojnë të gjitha lehtësitë për verifikimin e dokumentacionit të nevojshëm, si dhe të japin të gjitha shpjegimet përkatëse.
Në njoftim duhet të përcaktohen adresa e objektit, që ndërtohet/zhvillohet, shkeljet ligjore në fushën e planifikimit, zhvillimit, mbrojtjes së territorit e disiplinimit të punimeve në ndërtim, vendimet dhe sanksionet që duhen marrë, në përputhje me legjislacionin në fuqi, si dhe afatet për marrjen e vendimeve përkatëse nga Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit të njësisë vendore, të cilat nuk duhet të kalojnë 15 ditë nga data e njoftimit dhe të njoftohet menjëherë IKMT-ja për vendimin e marrë.
Në rast se pas mbarimit të afatit 15-ditor inspektorët e IKMT-së vërejnë se asnjë vendim nuk është marrë nga Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit të njësisë vendore, atëherë IKMT-ja brenda afatit 10-ditor merr vendimin përkatës.
Kur vendimet e marra nga Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit të njësisë vendore nuk janë në përputhje me legjislacionin në fuqi në fushën e planifikimit, zhvillimit, mbrojtjes së territorit e disiplinimit të punimeve në ndërtim ose me vendimet e parashikuara në njoftimin e dërguar nga IKMT-ja, atëherë ky i fundit, pa kryer asnjë lloj njoftimi paraprak, merr vendimin përkatës, siguron ekzekutimin e tij dhe kryen procedurat ligjore për dënimin administrativ ose penal të kryeinspektorëve/inspektorëve përgjegjës. Në këtë rast, shpenzimet e ekzekutimit të vendimeve rëndojnë mbi inspektoratin ndërtimor e urbanistik vendor.
Pas shqyrtimit, IKMT-ja njofton, brenda 5 (pesë) ditëve nga data e marrjes së njoftimit, Inspektoratin e Mbrojtjes së Territorit të njësisë vendore për vlerësimin e bërë sipas paragrafit të dytë të kësaj pike.
Kur gjatë ushtrimit të kontrollit në fushën e planifikimit, zhvillimit, mbrojtjes së territorit e disiplinimit të punimeve në ndërtim, Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit të njësisë vendore vëren shkelje në fushën e rezervave ujore dhe të produkteve të ndërtimit, njofton menjëherë IKMT-në për të verifikuar dhe për të marrë vendimin përkatës.
Institucionet e mëposhtme, kur vërejnë shkelje, duhet të lajmërojnë menjëherë Inspektoratin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit:
? Institucionet e varësisë pranë Ministrisë së Mjedisit, Ministrisë së Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, gjatë ushtrimit të përgjegjësive e të detyrave të tyre, të parashikuara nga legjislacioni në fuqi, vërejnë shkelje në fushën e planifikimit, zhvillimit, mbrojtjes së territorit e disiplinimit të punimeve në ndërtim në zonat dhe objektet me rëndësi kombëtare, si zonat e mbrojtura mjedisore, monumentet e natyrës, të menaxhimit të integruar të burimeve ujore, si dhe në zonat rurale apo jashtë tyre janë të detyruara të informojnë menjëherë Inspektoratin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit.
? Instituti i Monumenteve të Kulturës (IMK), Agjencia e Shërbimit Arkeologjik (ASHA) dhe institucionet e tjera të varësisë pranë Ministrisë së Kulturës, gjatë ushtrimit të përgjegjësive dhe detyrave të tyre të parashikuara nga legjislacioni në fuqi, vërejnë shkelje në fushën e planifikimit, zhvillimit, mbrojtjes së territorit e disiplinimit të punimeve në ndërtim në zonat dhe objektet me rëndësi kombëtare, si objektet me vlera të trashëgimisë kulturore/historike dhe arkeologjike, si dhe jashtë tyre, janë të detyruara të informojnë, menjëherë, Inspektoratin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit.
? Ministria e Zhvillimit Urban, Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, si dhe Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës dhe institucionet e varësisë janë të detyruara të informojnë, menjëherë, Inspektoratin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, kur gjatë ushtrimit të përgjegjësive e të detyrave të tyre, të parashikuara nga legjislacioni në fuqi, vërejnë shkelje në fushën e planifikimit, zhvillimit, mbrojtjes së territorit e disiplinimit të punimeve në ndërtim në zonat dhe objektet me rëndësi kombëtare si dhe jashtë tyre, si rrugët kombëtare, aeroportet, aerodromet dhe fushat e ulje-ngritjeve të avionëve, linjat hekurudhore dhe instalimet e infrastrukturës kombëtare, si dhe produktet e ndërtimit.
? Ministria e Energjisë dhe Industrisë dhe institucionet e varësisë janë të detyruara të informojnë menjëherë Inspektoratin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, kur, gjatë ushtrimit të përgjegjësive dhe detyrave të tyre, të parashikuara nga legjislacioni në fuqi, vërejnë shkelje në fushën e planifikimit, zhvillimit, mbrojtjes së territorit e disiplinimit të punimeve në ndërtim për ndërtimet pranë digave dhe infrastrukturës energjetike.
? Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe institucionet e varësisë janë të detyruara të informojnë, menjëherë, Inspektoratin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, kur, gjatë ushtrimit të përgjegjësive e të detyrave të tyre, të parashikuara nga legjislacioni në fuqi, vërejnë shkelje në fushën e planifikimit, zhvillimit, mbrojtjes së territorit e disiplinimit të punimeve në ndërtim për ndërtimet në objektet e infrastrukturës arsimore si dhe pranë tyre.
? Specialistët e Komitetit Kombëtar të Digave të Mëdha dhe Inspektoratit Teknik të Digave janë të detyruar të informojnë, menjëherë, Inspektoratin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, kur gjatë ushtrimit të përgjegjësive e të detyrave të tyre, të parashikuara nga legjislacioni në fuqi, vërejnë shkelje në fushën e planifikimit, zhvillimit, mbrojtjes së territorit e disiplinimit të punimeve në ndërtim të digave/dambave.
? Ministritë e tjera dhe institucionet e varësisë së tyre janë, gjithashtu, të detyruara të informojnë, menjëherë, Inspektoratin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, kur, gjatë ushtrimit të përgjegjësive e të detyrave të tyre, të parashikuara nga legjislacioni në fuqi, vërejnë shkelje në fushën e planifikimit, zhvillimit, mbrojtjes së territorit e disiplinimit të punimeve në ndërtim, menaxhimit të integruar të burimeve ujore dhe produkteve të ndërtimit.
ç) Vendim për dënim me gjobë;
ë) Vendim për dënim me gjobë në fushën e mbikëqyrjes së IMT-së dhe planifikimit;
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në ?Fletoren zyrtare?.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka publikuar në...
Ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka bërë një den...
Kryeministri Edi Rama së bashku me deputetin e Shkodres Agro...
Biznesmeni italian, Francesco Becchetti u bë një personazh i...
Jeni gjendur ndonjëherë në të tillë sitautë. Ja zgjidhja më ...
Gjykata e Durrësit ka shpallur fajtore dy motrat Kajtazi, me...
Rrikthimi nga Gjermania i azilkërkuesve shqiptarë do të vazh...
Nga Ben BlushiPërjetimi se po sheh njerëz të sillen si perso...
Nga Albert Sheqi*Ky është libri i dytë shumë i dobët i Blush...
Në një dalje për shtyp, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim B...
Qeveria Shqiptare përmes Fondit të Zhvillimit të Rajoneve pr...
Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Florian Rauning...
Investigim nga Lindita Çela dhe Gjergj ErebaraNë qytetin e v...
Kjo video transmeton pamjet në momentin kur një kazino vidhe...
Udhëzimi i kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i...
Dy policët privatë të kompanisë “Ndreu Security” janë përfsh...
Mediat e specializuara të historisë dhe arkeologjisë nënujor...
Kreu i PD-së, Lulzim Basha në kuadër të 25-vjetorit të meshë...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë.Një furgon që tran...
LSI mendon që reforma në drejtësi ka nevojë të bëhet me gji...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...