Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Krijimet muzikore që mbajnë emrin e kompozitorit të njohur Robert Radoja janë të vlerësuar nga publiku. Me një kontribut të madh në fushën e muzikës, kompozitori Robert Radoja është një nga emrat që i ka dhënë shumë kësaj krijimtarie, një punë që vazhdon ende me pasion. Por edhe këtë vit festivali ?Marie Kraja? ka si drejtor muzikor Radojën, një aktivitet që ai e vlerëson shumë dhe tregon se bëhet një punë e madhe për realizimin e tij. Në intervistën dhënë për gazetën, kompozitorit Radoja flet për nisjen e këtij festivali që para 15 vitesh, dhe thekson se vlerat e tij do të rezistojnë kohës. Por në vëmendjen e tij janë dhe krijimet muzikore sot, ku për këngën shqiptare ai shprehet se duhet pasur më shumë vëmendje kur flitet për origjinalitetin në muzikë. Problem për kompozitorin mbetet dhe mostransmetimi i këngëve të festivalit në RTSH, që sipas tij duhet të jenë më shumë në ekran dhe radio. Për kompozitorin Radoja, arti ka probleme por jo çdo gjë duhet menduar si ndihmë nga shteti.
-Si e kujtoni nisjen e rrugëtimit të festivalit “Marie Kraja”, duke qenë se ju keni qenë një ndër themeluesit e këtij kompeticioni. Në këto 15 vite festival, çfarë mbresash keni?
Festivali “Marie Kraja” u ideua nga ish-nxënësja e saj, Zana Çela. Biseda e parë për festivalin në vitin 1999, ishte në një tavolinë mes katër shokëve, miqve dhe kolegëve, si Zana Çela, Gjon Simoni, Suzana Frashëri dhe unë. Zana hodhi idenë, që i entuziazmoi të gjithëve. Në vitin 1999, nisi udhëtimi i festivalit, që vetëm pas një viti u shndërrua në një kompeticion ndërkombëtar operistik. Zgjodhëm një emër, që i dhe prestigj dhe e nderoi këtë festival, si pikërisht zërin e një prej emrave më një njohur të muzikës shqiptare. Për mua, është aktivitet më i bukur dhe më me vlerë. Në dy net, ku prezantohen si këngëtarët e rinj, por dhe me eksperiencë nga e gjithë bota, paraqiten përpara publikut ariet më të bukura, që seleksionohen nga tre shekuj opera. Një rast i tillë, i prezantuar në këtë formë është unik në vendin tonë. Vlerat e këtij festivali, me një përkrahje më të fuqishme do t’i rezistojnë kohës.
-Është e vështirë për të vendosur mbi strukturën e festivalit për zgjedhjen e arieve dhe këngëve?
I gjithë projekti deri në detaje, është produkt i dëshirave edhe aftësive të Zana Çelës. Për sa i përket pjesë muzikore, me kënaqësi të veçantë kam kontribuar me parapërgatitjen e materialeve, kryesisht për orkestër. Kur u fut kompeticioni i këngës, vitin e kaluar kam shoqëruar me grupin “Tirana Kafe Koncert”, dhe duke mbështetur në nevojat për aranxhim të këngëve dhe arieve.
-Është një punë shumë intensive, e cila fillon shumë më parë se kur nis festivali. Si e përballoni?
Kjo punë bëhet vetëm në këtë mënyrë, duke punuar 15 orë në ditë. Për opinionin artistik nuk është çudi një volum i tillë pune. Por sadisfaksioni është shumë i madh. Ky festival na jep ne dhe rastin të njohim këngëtarë nga e gjithë bota, por dhe të takohemi me personalitete prestigjioze, drejtorë të teatrove më të mëdhenj në Evropë dhe më tej. Ky festival, është një mundësi e jashtëzakonshme për këngëtarët për t’u njohur me personat e duhur, që kanë në dorë të lidhin kontrata për role në skena prestigjioze dhe kështu ka ndodhur në vitet e kaluar. Është kënaqësi gjithashtu të dëgjosh këngëtarët që largohen më përshtypje vërtetë të mira për festivalin.
-Si kompozitori ju keni një kontribut të madh në krijimtarinë muzikore. Por në aktivitetin tuaj spikat dhe muzika e filmit. Përmendim këtu filmin në vitet ?70 ?Guximtarët?. Kompozitorë të tjetër janë shprehur se sot regjisorët nuk i kushtojnë rëndësi si dikur muzikës së filmit. Ju çfarë mund të na thoni?
Nuk kemi parë prodhime të reja të filmit shqiptar. Ku janë? Prodhohen aq pak filma, sa çfarë mund të themi për muzikën? Ku shfaqen sot filmat shqiptarë? Nuk ka as kinema si dikur. Kinematë janë private shfaqen vetëm filmat e huaj. Por unë kam punuar në ish Kinostudio për një kohë të gjatë, isha në atë kohë kur bëheshin12 filma artistikë në vit. Muzika jonë e filmave të asaj kohe mjafton të ishte muzikë funksionale për filmin, është shkruar muzikë filmi shumë e bukur para ?90. Pas këtyre viteve unë nuk kam parë filma. Janë prodhuar pak filma në këto 25 vjet.
-Por çfarë ndodh sot me këngën e lehtë shqiptare. Në festivale ato këngë, që vijnë humbasin shpejt?
Këngët që na vijnë nga koha e dikurshme janë krijime, që janë seleksionuar, sepse edhe ato vite ka pasur këngë që nuk këndohen më. E dyta, poetët dhe kompozitorët më të mirë dhe profesionistët merreshin seriozisht me këngën. Sot në të gjitha vendet e botës jo vetëm këtu, duke veçuar Amerikën, për këngët e tjera ne nuk kemi informacione. Këngë franceze nuk dëgjon në asnjë radio në Tiranë. Ne po pësojmë një gjë të çuditshme. Ne u rritëm me kulturën e Lindjes, sot asgjë nuk dimë se çfarë bëhet. Më pyetët për këngën shqiptare? Problemi është se kënga shqiptare ka hyrë në rrugën e konsumit, dhe si e tillë do të përdori modele të suksesshme të këngëve që i bëjnë të tjerët. Kemi krijimtari të rrallë që është origjinale, ndërsa të tjerat janë pothuajse stampa, megjithatë ka dhe këngë të bukura. Është dhe diçka tjetër, kur bëheshin festivalet dikur këngët jepeshin çdo ditë në radio, sot më thuaj kush transmeton? As vetë RTSH nuk i transmeton këngët e festivalit. Transmeton netët e festivalit, por këngët e veçanta më pas nuk transmetohen më. Në atë kohë videoklipi nuk ka pas ekzistuar, por ama kishte incizime në studio, dhe këngët transmetoheshin. Kishte orar të përditshëm Radio ?Tirana?, sot radio ka dy kanale dhe jep muzikë të huaj. Radio ?Tirana? ka pasur një studio që incizonte, sot është e mbyllur. Radio regjistron vetëm koncertet e saj në sallë. Sigurisht, që ajo studio ka teknologjinë e vjetër, do rinovuar, por ama në kaq vite nuk është bërë asgjë.
-Meqë përmendët Festivalin e RTSH, pas çdo edicioni ka shumë diskutime mbi krijimtarinë që sjell?
Është çështje autorësh. Ata që bëjnë kompozimet, pastaj vjen poezia, këngëtari.
-Si i shikoni zërat e rinj sot?
Unë kam punuar 25 vjet me fëmijët. Kanë dalë këngëtarë, që sot pothuajse në të gjithë teatrot e botës ke një shqiptar. Por ne edhe shkollën e kantos e kemi jashtëzakonisht të mirë. Kemi zëra të mrekullueshëm, dhe jemi dhe vend mesdhetar, si e tillë të favorizon edhe vetë klima.
-A duhet bërë më shumë për këto talente të rinj?
Ne po kalojmë një periudhë, që mendojmë se të gjitha gjërat i favorizon shteti.
-Pra duhet për ju më shumë vëmendje edhe nga nismat private?
Jo vetëm private. Ne sot kemi organizimin e shoqërisë civile, është e përgjithshme, por ne nuk e kemi këtë traditë. Tek ne kjo është ende në embrionet e veta. Nuk merret shteti italian me teatrin La Scala në Milano, që është një nga teatrot historikë të botës. Ai është një institucion më vete. Por ne kemi një teatër opere, që për vendin tonë është luks për ne. Kjo është meritë që ky teatër qëndron, sepse ka dhe vende që janë në tranzicion dhe i kanë mbyllur.
-Por dhe Teatri Kombëtar i Operës dh Baletit përballet me jo pak probleme, buxhete të pakta, etj?
Godina rregullohet, por problemi është për të trajtuar ndryshe këngëtarët. A do të barazohemi me të tjerët? Ne, drejt kësaj rruge duhet të shkojmë. Aktiviteti i TKOB sot është i plotë, por vetëm ta dini që po mbahet me shumë mund dhe sakrificë. TKOB prodhon të mira shpirtërore dhe estetike, por jo para. TKOB ju thashë është luks për ne, dhe ai duhet mbajtur si i tillë. Mos harroni se ne kemi pasur dhe qendra të tjera, si opera ka pasur në Durrës, opera e parë shqiptare është bërë në Shkodër më 1958.
-Me këto që folët, sipas jush sa vëmendje ka për artin sot?
Nuk mund të pretendohet që qeveria të ketë vëmendjen kryesore vetëm për artin, pasi duhet që të jenë të rregulluar të gjithë gjërat e tjera, dhe pastaj të merret vetëm me gjërat e bukura. Ne kemi kaq shumë probleme dhe në fushat e tjera. Por të gjithë nuk kanë lëvizur shumë nga mentaliteti që kemi pasur ne dikur, sot është ndryshe. Nuk mund të kërkohet çdo gjë nga shteti. Shteti është administrator në këtë sistem. Por problemi kryesor është ekonomia.
Ndër vite me krijimtarinë muzikore
Robert Radoja kompozitor shqiptar. Ka lindur në 15 Prill 1938 në Bolonja (Itali). Në vitin 1951 fillon studimet në Liceun Artistik në Tiranë për piano. I mbaron ato në vitin 1959. Në vitin 1962 fillon studimet e larta në Konservator ku edhe diplomohet për Piano në vitin 1966. Po në këtë vit fillon punën në Pallatin e Pionierëve në Tiranë në sektorin e Muzikës. Gjatë kësaj periudhe ai orkestron këngë të muzikës së lehtë duke qenë prezent në rreth 40 festivale si ato të zhvilluara në Radio Televizion ashtu dhe ato të Këngës për Fëmijë. Në vitin 1981 emërohet Redaktor i Muzikës në kinostudion ?Shqipëria e re?. Në këtë detyrë ai do të punojë deri në vitin 1986. Robert Radoja që prej vitit 1985 do të jetë edhe pedagog në Akademinë e Arteve, Dega Piano, si dhe pedagog për Muzikën e Dhomës dhe Shoqërime në klasën e Flautit. Kompozimi i tij i parë në muzikën filmike do të jetë në vitin 1970 me muzikën e filmit ?Guximtarët?. Në Festivalin e 41-të në Radiotelevizion, të zhvilluar në Tiranë prej datës 13 deri në 15 Dhjetor të viti 2002,puna e tij e palodhur në vite do të vlerësohej me ?Çmimin e Mirënjohjes?. / Sot
Tirana International Film Festival çel siparin e edicionit t...
Gjatë ditës së nesërme, në sallën e provave të Teatrit Kom...
Publikut shqiptar dhe miqve të teatrit ju pëlqejnë veprat që...
Çfarë mund të tregojnë duart për dikë? Tim Booth ka fotograf...
Aktori i njohur i skenës dhe ekranit në vend, komediani Gent...
Një punim i bukur mural është paraqitur nga artisti Tristan ...
Susan Beatrice, një artiste nga New Jersey, është qartësisht...
21 piktura dhe skulptura vepra këto të realizuara nga po 21 ...
Dyfeku, i cili është i punuar me ar dhe argjend, daton në vi...
Christine McConnell, një artiste dhe fotografe e talentuar k...
… Pika qendrore është që të kuptohet, se si, dhe përse, popu...
Festivali “Different Trains“, është tashmë një event i shkru...
Scott Paul Cadden ka ngritur artin e pikturës hiper-realiste...
Bujar Luca, artisti i njohur shqiptar, krijimtaria e të cili...
Skulptori Kim Simonsson modelon këto skulptura të mahnitshme...
Një letërkëmbim i panjohur i viteve ’50 mes shkrimtarit dhe ...
Artisti Axel Void krijon imazhe të ndikuara nga piktura dhe...
Projektuesja e bizhuterive Anna Čurlejová i shndërron lapsat...
Me rastin e 15 tetorit, që është “Dita Ndërkombëtare e Shkop...
Shtëpia franceze e modës Chanel ka ekspozuar krijimet e saj ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...