Lulzim Basha: Ka ardhur koha ta tërheqim zvarrë Edi Ramën !
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka bërë thirrje ...
Pas investigimit të BIRN që zbuloi se një kompani e panjohur, Evita Sh.p.k, ka fituar një koncesion me vlerë 86 milionë dollarë për shërbimin e hemodializës, Transparenca.al thotë se kjo kompani ka qenë në konsorciumin me American Hospital sh.a, duke hedhur poshtë njoftimin e mëparshëm të Ministrisë së Shëndetësisë.
Autor: Gjergj Erebara, BIRN
Transparenca.al, portali i përgënjeshtrimit të lajmeve të qeverisë shqiptare, deklaroi sot se EVITA sh.p.k, një kompani pa eksperiencë që fitoi tre ditë më parë koncesionin për shërbimin e hemodializës për dhjetë vitet e ardhshme me një kontratë me vlerë 86 milionë dollarë, nuk është fituesja e vetme e këtij tenderi.
?Sqarojmë, se ndryshe nga ç?ka BIRN pretendon, fituesi i garës së koncesionit për ofrimin e shërbimit të hemodializës është bashkimi i dy operatorëve ekonomik ?Evita? Sh.p.k. dhe ?American Hospital? Sh.a?, thuhet në njoftimin e Transparenca.al.
BIRN zbuloi më 22 tetor se Ministria e Shëndetësisë i ka dhënë një koncesion 10-vjeçar shumë-milionësh një kompanie pak të njohur dhe pa eksperiencë, pronarja e së cilës ka lidhje farefisnore me administratorin e Spitalit Amerikan por jeton me të ardhura e një bar kafeje në Berat. (Kliko këtu për të lexuar investigimin)
I kontaktuar nga BIRN, administratori i Spitalit Amerikan, Klodian Allajbeu nuk u përgjigj nëse kompania që ai përfaqëson ka lidhje me kompaninë ?Evita shpk?, fituese e koncesionit të hemodializës. Ai refuzoi gjithashtu të jepte shpjegime nëse kishte lidhje familjare me Majlinda Fetiun, pronaren e vetme të ?Evita shpk?.
?Lidhur me pretendimin se kompania ?Evita? nuk zotëron eksperiencë për ofrimin e shërbimit të hemodializës, ritheksojmë faktin se ky shërbim i është dhënë një bashkimi operatorësh, ku në një krah qëndron ?American Hospital? Sh.a me një eksperiencë disavjeçare në Shqipëri për ofrimin e shërbimit të hemodializës,? thotë Transparenca.al.
Deklarata e Transparenca.al është shumë e ndryshme nga njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë për rezultatin e tenderit, ku shkruhet se fituesi është Evita sh.p.k. Kjo kompani nuk ka marrëdhënie ligjore me Spitalin Amerikan dhe nuk është e qartë se si eksperienca e një kompanie vlerësohet te oferta e një kompanie tjetër. (kliko këtu për të lexuar dokumentin për shpalljen e fituesit)
Thanas Goga, këshilltari i Marrëdhënieve me Publikun të Ministrit së Shëndetësisë Ilir Beqja, tha se fituesi i koncesionit është bashkimi i përkohshëm i operatorëve ekonomikë ?Evita? dhe ?American Hospital? dhe se dy operatorët e bashkuar kanë zgjedhur që në marrëdhënie me ministrinë e Shëndetësisë të përfaqësohen nga Evita dhe se ?në përputhje me përcaktimet në legjislacion? korrespondenca bëhet me Evita. Pyetur nga BIRN se kujt legjislacioni i referohet për këtë, Goga refuzoi të përgjigjet.
American Hospital është një kompani nën pronësi të Balkan Alliance Healthcare B.V, një kompani financiare e regjistruar në Hollandë.
Ndryshe nga njoftimi i parë i Ministrisë së Shëndetësisë, Transparenca.al publikoi edhe rezultatin e vlerësimit të ofertave, të cilën, EVITA e fitoi me një ofertë financiare më të lartë se sa konkurrenti i vet më i afërt, Hygeia. EVITA ka ofruar çmimin 11,203 lekë për seancë ndërsa ?Hygea Hospital Tirana? pati ofruar çmimin 10,740 lekë.
Sipas tabelës së pikëve të tenderit, Evita ka marrë 10 pikë në vlerësimin ?eksperienca në tre vitet e fundit?, ndërsa Hygeia ka marrë 3.26 pikë, gjë që i dha humbjen e tenderit.
Në një shpjegim kuptimplotë, Transparenca.al thotë: ?Sqarojmë se: Kriteri i përcaktuar në këtë tabelë me titull: ?Eksperienca në 3 vitet e fundit? është një kriter që matet me numrin mesatar vjetor të pacientëve të ofruar në tre vitet e fundit.?
Evita nuk ka eksperiencë në shërbimin e hemodializës, por Spitali Amerikan ka. Të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnë se për shkak të mbingarkesës, spitalet publike kanë transferuar një pjesë të pacientëve dhe të fondeve buxhetore drejt Spitalit Amerikan dhe Hygea Hospital Tirana përgjatë tre viteve.
Gjatë vitit 2014, spitali Hygea ka kryer 28 transaksione me thesarin e shtetit për shkak të kontratave me QSUT në vlerën e 239 milionë lekëve. Spitali Amerikan ka marrë tre herë më shumë fonde, për trajtimin e pacientëve me hemodializë.
Bazuar në sa më lart, Spitali Amerikan ka fituar koncesionin me një ofertë financiare më të lartë, por me pikët e siguruara te eksperienca për shkak se spitalet publike kanë dërguar më shumë njerëz te ky spital përgjatë tri viteve të fundit në krahasim me konkurrentët.
RRETH AUTORIT
Gjergj Erebara është gazetar për BIRN në Tiranë. Ai ka mbaruar studimet për gazetari në Universitetin e Tiranës dhe ka master shkencor (MSC) për Histori Ekonomike nga Universiteti i Lundit. I specializuar për gazetari ekonomike. Erebara ka punuar që nga viti 1998 në disa media të shkruara dhe vizive Shqiptare, si gazetar, redaktor dhe kryeredaktor.
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka bërë thirrje ...
Foto shkrepura ne Korçe, disa meter larg qendres se qytetit....
Ora News raporton se bëhet fjalë për kompani që janë kapur m...
Ish-Kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli ka reaguar lid...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar lidhur me vendimin ...
Shoqata e Bashkive të Shqipërisë denoncon se nuk ka asnjë ko...
SEPSE VERTET KJO ESHTE KOHA E MASKARENJVE DHE PINOKEVE POR O...
Policia ka shpallur në kërkim ndërkombëtar shtetasin Dritan ...
Komisioneri i Bashkimit Evropian për ekonominë, Pierre Mosko...
Në rrugën “Barrikada” në periferi të Beratit, një bar- kafe ...
Takimi mes krerëve të majtë ne rezidencën qeveritare ka përf...
Krerët e majtë prej disa minutash po zhvillojnë një takim në...
...
Policia e Korçës ka arrestuar për kallëzim të rremë një 32-v...
Zjarri ka përfshirë një fabrikë medicinale në mbrëmjen e dje...
Në takimin e sotëm e ka marrë fjalën edhe raportuesi për Sh...
Raportuesi për Shqipërinë pranë Parlamentit Europian, Knut F...
Policia e Durrësit ka arrestuar dy persona dhe ka sekuestru...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Kryeministri Mark Carney foli sot me Presidentin e SHBA-së...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e përmbylli më ...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...