Turqia vend me "demokraci të rrezikuar"
Sulmi në fundjavë e preku Turqinë në palcë pikërisht në prag...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin e vështron konfliktin në Siri si lojë shahu gjeopolitike, kurse Presidenti turk, Rexhep Tayyip Erdogan sheh një rrezik për vendin e tij, mendon Konstantin von Eggert.
Para pak kohësh, Putini dhe Erdogani ishin aleatë në luftë kundër “hegjemonisë së Perëndimit”, tani ata janë në grindje. Të dy presidentët kanë disa gjëra të përbashkëta. Të dy nuk e duan Perëndimin, të dy e përçmojnë opozitën, të dy përdorin mjete të ashpra, kur bëhet fjalë për pushtetin e tyre personal. Dhe të dy e shohin veten si mishërim të dëshirave të brendshme të njerëzve të thjeshtë dhe nuk kanë besim tek intelektualët.
Deri në vitin 2011, raporti midis Moskës dhe Ankarasë u zhvillua për mrekulli. Kremlini e vlerësonte largimin e Erdoganit nga të gjitha ato që për shumë vjet konsideroheshin baza e Turqisë laike: roli i i ushtrisë në politikë, përkatësia në NATO, synimi për t’u anëtarësuar në BE. Marrëdhëniet ekonomike lulëzonin, vërshimi i turistëve rusë në Turqi nuk rreshtte kurrë. Në vitin 2011 të dyja vendet futën regjimin e lehtësimit të vizave.
Fërkimet e para erdhën pak muaj më vonë, për shkak të Sirisë dhe të së ashtuquajturës “pranverë arabe”. Erdogani – atëherë kryeministër i vendit – i vlerësoi këto ngjarje si shansin e tij për ta bërë Turqinë mentore të qeverive arabe dhe të popujve në drejtim të ndërtimit të demokracisë mbi bazën e një “feje të moderuar islame”. Ai udhëtoi kudo në rajon me shpresën (e kotë siç rezultoi) që të merrte përsipër këtë rol të ri.
Për shumë vite, Erdogani kishte miqësi të mirë me Assadin e Sirisë. Edhe atje ai donte të luante rolin e atij që jep mend dhe të njeriut bujar. Gjithçka ndryshoi, kur Assadi konfirmoi se në vend të reformave ai donte të mbyste në gjak çdo opozitë. Një numër i madh refugjatësh erdhi në Turqi dhe nëpërmjet Turqisë në Siri arritën islamistë të të gjitha ngjyrave. Turqia u bë armike e regjimit, marrëdhëniet diplomatike u ndërprenë.
Lojërat e Rusisë, e ardhmja e Turqisë
Në dallim nga Ankaraja, Moska i pa revolucionet në botën arabe si produkt të “politikës së demokratizimit” të SHBA, e cila filloi me marshimin në Irak në vitin 2003. Që prej fillimit të trazirave në Siri, Rusia e ka mbështetur pa kushte Bashar al Assadin. Që prej kthimit të Putinit në postin e Presidentit në maj 2012, kjo u kthye në gurin e themelit të politikës së tij të Lindjes së Afërt. Raporti me qeverinë e Erdoganit u ftoh në mënyrë të konsiderueshme.
Për Putinin, lufta në Siri ofron një mundësi për të trajtuar me mospërfillje “me telekomandë” SHBA. Për Turqinë janë miliona refugjatë, shërbime të fshehta që detyrohen të merren me luftën kundër terroristëve si dhe një ashpërsim i problemit të kurdëve. Për Turqinë, ajo që ndodh në Siri është një kërcënim i së ardhmes. Për Putinin gjendja në Siri mbetet deri tani një lojë gjeopolitike shahu, një lojë prove me shpata me Uashingtonin.
Erdogani vepron me ngut. Së fundi ai e kërcënoi Rusinë madje se nuk do të blejë më gaz rus. Kërcënimi tingëllon bosh. Vëllimi i importit janë të konsiderueshme, nga një ditë në tjetrën ato me siguri nuk mund të zëvendësohen. Por kontatën me “Rosatom”, për ndërtimin e një centrali të parë atomik me Rusinë, Erdogani mund ta anulojë në çdo moment – projekti ndodhet ende në fazën fillestare.
A do të thellohet edhe më tej ndarja? Në fakt këtë nuk mund ta detyrojë asnjëra nga palët. Shumë të rëndësishme janë interesat e përbashkëta ekonomike. Një ashpërsim mund të ndodhë vetëm atëherë nëse SHBA do të vendosin që të veprojnë në mënyrë aktive kundër përpjekjes ruse, për ta mbajtur Assadin në pushtet.
Por nëse koalicioni perëndimor nis një bashkëekzistencë të cilit lloj qoftë me forcat e armatosura ruse, Rusia dhe Turqia do të duhet t’i zgjidhin mosmarrëveshjet e tyre. Megjithatë, miqësia e dikurshme nuk zëvendësohet, një shije e hidhur mbetet.
Konstantin von Eggert është një gazetar rus, që shkruan një kronikë të përjavshme për DW.
Sulmi në fundjavë e preku Turqinë në palcë pikërisht në prag...
Trazirat e mbrëmshme që u shkaktuan nga arrestimi i deputeti...
Dy predha kanë goditur sot ambasadën ruse në Damask, në kohë...
Disa predha të lëshuara që nga Siria ranë në pjesën e pusht...
Parlamenti Iranian ka miratuar marrëveshjen për programin e ...
Deri tani pothuajse nuk depërtojnë në publik lajme për përdh...
Mediet ruse pohojnë se Rusia ka arritur në pak ditë në luftë...
Në Stamboll, jeta gjatë dy muajve të fundit është bërë e pam...
ISIS është i dyshuar kryesor për bombardimet e së shtunës në...
Koalicioni i sulmeve ajrore i udhëhequr nga SHBA-ja ka njoft...
Një gjykatë në Iran ka dënuar gazetarin e Washington Post, J...
Turqia ka filluar sulmet ajrore ndaj Partisë së Punëtorëve t...
Kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoglu ka njoftuar se 95 pe...
Vendet e Bashkimit Evropian dhe vendet evropiane që nuk janë...
Nga Ivan Sukhov“Moscow Times”Një javë pasi forca ajrore ruse...
Tridhjetë jetimoret të drejtuar nga grupi i themeluar nga N...
Dy shpërthime të forta kanë ndodhur në Ankara ditën e sotme,...
Më pak se një javë para ardhjes së kuadrit opozitar në krye ...
Në telegram, Mustafa ka shprehur pikëllimin e popullit dhe t...
Ky takim ishte vazhdim i bisedimeve të filluara me 28 dhe 29...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person ka mbetur i plagosur pas një atentati me armë z...
Një plagosje ka ndodhur në Korçë ku një 18 vjeçar ka marrë...
Sarandë / Informacion paraprak Rreth orës 21:15, në lagje...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë mbrëmjen e kësaj...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Parlamenti japonez ka miratuar një projektligj për të leht...
Procesi i Dialogut Strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkua...
Administrata Trump ka vendosur të enjten ta shkurtojë kohë...
Ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lo...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...
Për tri ditë festival, deri në 120 euro vetëm për parking ...
Çmimet e naftës janë rritur sërish ditët e fundit në bursa...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...