Prishtina pas trazirave të mbrëmshme të Vetëvendosjes (Foto)
Trazirat e mbrëmshme që u shkaktuan nga arrestimi i deputeti...
Sulmi në fundjavë e preku Turqinë në palcë pikërisht në prag të zgjedhjeve parlamentare. Si rrjedhojë shtyllat e demokracisë janë në rrezik.
Shteti Islamik e ka fajin. Kështu thotë të paktën Ahmet Davutoglu, i cili akuzon atentatorët për sulmet terroriste në Ankara. Por kryeministri turk duket se nuk është edhe tepër i sigurt në këto fjalë. Ndoshta nuk do të përcaktohet qartë, por në këtë mënyrë fut në radhët e të dyshuarve edhe partinë e ndaluar kurde, PKK si dhe ekstremistët e majtë të grupit terrorist DHKP-C.
Kurdët nuk duan të lejojnë të akuzohen për fajësi. Opozita kurde pohon se fajin e ka qeveria. Me mijëra demonstruan të dielën (11.10) kundër presidentit Tayyip Erdogan. Ndërsa udhëheqësi i partisë pro-kurde HDP, Selahatttin Dermirtas, shtron hapur pyetjen: Si ishte e mundur që një sulm i tillë të ndodhë në mes të ditës në kryeqytet? Në një qytet “ku qeveria e di për të gjitha lëvizjet”.
Përçarja e thellë në shoqëri
Në Turqi është thelluar shumë përçarja. Në intervistë me Deutsche Wellen, eksperti Christoph Neumann thekson se vendi është përçarë. “Në njërën anë kemi qendrën e pushtetit rreth presidentit Tayyip Erdogan.” Ndërsa në anën tjetër janë “humbësit e pushtetit, më saktësisht ushtarakët dhe kemalistët.” Kësaj i shtohen, sipas profesorit, edhe përçarjet mes nacionalistëve turq dhe kurdë.
Konflikti me kurdët është veçanërisht i përgjakshëm që prej viteve 80-të. Mbi 40.000 vetë kanë humbur jetën qysh prej shpërthimit të konfliktit në vitin 1984. Vitet e fundit është dukur se gjendja është çtensionuar si pasojë e angazhimeve të Erdoganit me AKP-në. Por në verë konflikti ka shpërthyer sërish. Prej qershorit janë vrarë si pasojë e sulmeve të PKK 140 forca turke të sigurisë. Ndërsa në anën tjetër gjatë bombardimeve të forcave turke janë vrarë 1700 kryengritës kurdë.
Të shtunën (10.10) sulmet arritën kulmin. Sulmi më i tmerrshëm terrorist në historinë e repulbikës rezultoi me 97 të vdekur. Ajo që është edhe më tragjike: Demonstruesit të cilët ishin në shënjestër të sulmeve kishin ardhur për të kërkuar më shumë demokraci dhe fundin e dhunës në vend. Pas këtyre sulmeve Turqia është tani tani shumë larg këtij qëllimi.
Shkaktari i mundshëm – zgjedhjet
Sfondi i shkallëzimit të dhunës kanë të bëjnë me rezultatin e zgjedhjeve parlamentare në qershor. AKP ka shënuar rënie për herë të parë që prej marrjes së pushtetit në vitin 2002. Partia nuk arriti të fitojë shumicën absolute, që kishte si synim për ndryshimet kushtetuese në vend dhe futjen e demokracisë presidenciale. Kjo është ëndrra e presidentit aktual Tayyip Erdogan. Në 100 vjetorin e themelimit të Republikës së Turqisë, në vitin 2023 ai do që t’i ngrejë vetes një përmendore.
Kritikat e opozitës janë të rënda. Erdogan njihet si person që nuk heziton të përdorë edhe shkallëzimin e dhunës për të arritur qëllimin e tij – fuqizimin e pushtetit. Christoph Neumann beson se momenti i trazirave nuk është i rastësishëm. “Kur do të ndryshosh diçka shpejt, atëherë më së miri mund ta bësh përmes destabilizimeve. Ndaj trazirat kanë qenë të parashikueshme.”
Se kush fshihet pas sulmit të fundit ende nuk dihet. Por është fakt që taktika e mundshme e Erdoganit nuk është realizuar. Në sondazhet e fundit thuhet se Erdogan dhe partia e tij mund të arrijnë rezultate të njëjta si në zgjedhjet e kaluara.
Roli i Gjermanisë
Tek e fundit, konflikti i fundit ka për qëllim jo zgjidhjen por shtyrjen e problemeve. Turqia me më shumë se dy milionë refugjatë sirianë, ka pranuar më së shumti refugjatë në mbarë botën. Vetëm në Stamboll ka aktualisht mbi 330.000 sirianë. Refugjatët nga vendi fqinj janë shpëtuar për momentin. Por mungojnë kurset për integrime apo planet afatmesme për integrimin e tyre në shoqëri. Shumë prej tyre janë vendosur jo në kampe por tek të afërmit nëpër familje.
Shumica e këtyre njerëzve e konsiderojnë Turqinë si një vend tranzit drejt Evropës. Për të thelluar bashkëpunimin, kancelarja Angela Merkel do të vizitojë Turqinë në fundjavë. Christoph Neumann thotë se vizita vjen në një moment shumë të diskutueshëm. Megjithatë ai sheh shanse, sepse “këto dy vende kanë raporte historike.” Kancelarja duhet të angazhohet për vendosjen e strukturave parlamentare. Sepse kur bëhet fjalë për vlerat elementare demokratike, ky vend ka nevoja të mëdha për përmirësime. “Turqia gjithmonë ka qenë një demokraci e rrezikuar. Ka qenë një demokraci që do të duhej të funkskionojë megjithë mangësitë e shtetit juridik”. Pikërisht Gjermania mund të ndihmojë shumë në këtë aspekt.
Trazirat e mbrëmshme që u shkaktuan nga arrestimi i deputeti...
Dy predha kanë goditur sot ambasadën ruse në Damask, në kohë...
Disa predha të lëshuara që nga Siria ranë në pjesën e pusht...
Parlamenti Iranian ka miratuar marrëveshjen për programin e ...
Deri tani pothuajse nuk depërtojnë në publik lajme për përdh...
Mediet ruse pohojnë se Rusia ka arritur në pak ditë në luftë...
Në Stamboll, jeta gjatë dy muajve të fundit është bërë e pam...
ISIS është i dyshuar kryesor për bombardimet e së shtunës në...
Koalicioni i sulmeve ajrore i udhëhequr nga SHBA-ja ka njoft...
Një gjykatë në Iran ka dënuar gazetarin e Washington Post, J...
Turqia ka filluar sulmet ajrore ndaj Partisë së Punëtorëve t...
Kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoglu ka njoftuar se 95 pe...
Vendet e Bashkimit Evropian dhe vendet evropiane që nuk janë...
Nga Ivan Sukhov“Moscow Times”Një javë pasi forca ajrore ruse...
Tridhjetë jetimoret të drejtuar nga grupi i themeluar nga N...
Dy shpërthime të forta kanë ndodhur në Ankara ditën e sotme,...
Më pak se një javë para ardhjes së kuadrit opozitar në krye ...
Në telegram, Mustafa ka shprehur pikëllimin e popullit dhe t...
Ky takim ishte vazhdim i bisedimeve të filluara me 28 dhe 29...
Thirrja e grupeve nuk ka marrë pergjigje në Australi. Në eve...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person ka mbetur i plagosur pas një atentati me armë z...
Një plagosje ka ndodhur në Korçë ku një 18 vjeçar ka marrë...
Sarandë / Informacion paraprak Rreth orës 21:15, në lagje...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë mbrëmjen e kësaj...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Parlamenti japonez ka miratuar një projektligj për të leht...
Procesi i Dialogut Strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkua...
Administrata Trump ka vendosur të enjten ta shkurtojë kohë...
Ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lo...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...
Për tri ditë festival, deri në 120 euro vetëm për parking ...
Çmimet e naftës janë rritur sërish ditët e fundit në bursa...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...