Debati për zonat e mbrojtura/ Rasti "Ria Formosa" dhe Revolucioni Portugez i Turizmit
Nga Edi Rama Kur flitet për zhvillimin në zonat e mbrojtu...
Nga Edi Rama Kur flitet për zhvillimin në zonat e mbrojtu...
?News24? ka publikuar letrën e plotë që Kryetari i Komisionit të Sigurisë Kombëtare, Spartak Braho, i drejtonte Presidentit Bujar Nishani, kreut të Kuvendit Ilir Meta, ministrit të Drejtësisë Nasip Naço dhe Ambasadës Amerikane në Tiranë.
Sipas deputetit Braho, thuhet se është organizuar një skenar ogurzi që synon shkaktimin e kaosit dhe destabilitetit politik në vend dhe që ka për autorë kryesorë deputetin në gjykim Tom Doshi dhe ish-deputetin Dritan Prifti.
JA LETRA E PLOTË
I nderuar Z. Naco
Në cilësinë e Kryetarit të Komisionit të Sigurisë Kombëtare në Kuvendin e Shqipërisë dua t?ju informoj se nga burime të sigurta më konfirmohet se ekzistojnë dhe janë duke u ndërmarrë përpjekje serioze për realizimin e një skenari ogurzi që synon shkaktimin e kaosit dhe destabilitetit politik në vend dhe që ka për autorë kryesorë deputetin në gjykim Tom Doshi dhe ish-deputetin Dritan Prifti, gjithashtu nën hetim
Tom Doshi dhe Dritan Prifti janë dy të njohur të vjetër të Kastriot Ismailaj, i cili ndodhet I arrestuar nën akuzën e pastrimit të parave, por njëkohësisht edhe personazhi kryesor në çështjen CEZ-DIA.
Ata kanë kontaktuar dhe vazhdojnë të jenë në komunikim të vazhdueshëm me familjarë të sipërpërmendurit dhe në veçanti me bashkëshorten e tij Vojsava Ismailaj, për të përfshirë këtë të fundit përmes një skeme mashtrimi, shantazhi dhe me premtimin për të liruar nga akuza Kastriot Ismailajn, në këmbim të deklaratave ose intervistave që synojnë implikimin e Kryetarit të Kuvendit në skandalin CEZ-DIA dhe vazhdimin e skenarit të mëparshëm destabilizues.
spartak-braho-2Këto burim më konfirmojnë se takimi më i fundit mes Tom Doshit, Dritan Priftit dhe Vojsava Ismailajt është zhvilluar në Hotel Sheraton, ditën e Mërkurë, datë 23 Shtator 2015, duke filluar nga ora 14.31. Të njëjtat burime konfirmojnë se Tom Doshi dhe Dritan Prifti i kanë thënë Vojsava Ismailajt se bashkëshorti i saj mbahet i arrestuar me porosi të Kryetarit të Kuvendit.
Sipas burimeve, Tom Doshi dhe Dritan Prifti i kanë dhënë garanci Vosjava Ismailajt në emër të Kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të opozitës Lulzim Basha për lirimin e bashkëshortit në këmbim të deklaratave apo intervistave të saj apo të bashkëshortit të saj që do të implikonin Kryetarin e Kuvendit, madje duke përmendur edhe Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës si të interesuar në eliminimin politik të Ilir Metës.
Këto burime më bëjnë gjithashtu të ditur se pasi dështuan të ndikojnë përmes avokatit Vladimir Meçi, i cili mbron çështjet e Tom Doshit dhe Kastriot Ismailajt, këto ditë Tom Doshi i ka kërkuar Vojsav Ismailajt të takohen jashtë qytetit të Tiranës për të konkluduar marrëveshjen e tyre, duke i premtuar edhe largimin e saj dhe të familjes jashtë Shqipërisë.
Në këto kushte, duke patur parasysh precedentin e skenarit të dështuar kriminal që po gjykohet nga organet kompetente, i cili synonte të përfshinte dhe akuzonte Kryetarin e Kuvendit si porositës të ekzekutimit të dy deputetëve Tom Doshi dhe Mhill Fufi, me protagonist të pandehurin Durim Bami dhe deklarimin e dhënë nga ky i fundit nën kërcënimin e armëve, si dhe rrezikshmërinë e lartë shoqërore që paraqet Tom Doshi, në cilësinë time si Kryetar i Komisionit të Sigurisë Kombëtare në Kuvend dhe i ndërgjegjshëm për pasojat që mund të kenë për sigurinë dhe stabilitetin e vendit, presionet dhe veprimet kriminale të personave të përfshirë në këtë përpjekje për destabilitet dhe kaos, kërkoj:
Marrjen e masave për mbrojtjen fizike të Vojsava Ismailajt dhe familjes së saj, për të shmangur kërcënimet apo edhe më rëndë akoma, pengmarrjen e saj, për ta detyruar për të dhënë deklarata apo intervista që do të zhvendosnin vëmendjen apo devijonin qëllimin e hetimit të aferës CEZ-DIA.
Paralajmërimi për këtë skenar që është duke u zhvilluar nuk duhet neglizhuar pasi Tom Doshi dhe Dritan Prifti, janë edhe protagonistët kryesorë të vetëdeklaruar sit ë tillë të ngjarjeve që prodhuan dhunën e 21 Janarit 2011.
Me respekt
Spartak Braho
Kryetar i Komisionit të Sigurisë Kombëtare
Policia e Beratit ka arrestuar shtetasin Fatmir Veizi, 20 vj...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në vijim të turit ...
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka depozituar kallëzim penal nda...
Deputeti Vangjel Dule mësohet se ka kërkuar interpelancë me ...
Gazeta britanike “The Independent” ka botuar sot raportin mb...
Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj i është përgjigjur akuzav...
Qeveria shqiptare dhe ajo e Kosovës, angazhohen për krijimin...
Policia e Uellsit ka arrestuar një shqiptar, me 17 kg kokai...
Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani i ka dërguar një letë...
Partia Demokratike ka dalë në një tjetër deklaratë për media...
Kapet një tjetër person nga Lazarati i shpallur në kërkim Po...
Partia Demokratike ka vazhduar akuzat për korrupsion në rrad...
10 prej 15 të pandehurve në çështjen “Lazarat 2014” kanë kër...
– Para tij në OKB shkoi mashtrimi i tij botërorTë dashur miq...
Policia e Gjirokastrës ka vënë nën pranga 39-vjeçarin, Odhis...
Deputetët e LSI-së, Petrit Vasili dhe Luan Rama kanë dalë në...
Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati është takuar me kreun e m...
Në zgjedhjet për deputet për në Parlamentin e Kroacisë, që d...
Gjykata e Tiranës zbardhi dje arsyetimin e vendimit me 16 fa...
Kryebashkiaku, Erion Veliaj ka prezantuar përfundimin e puni...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Në vijim të bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol ...
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në Shk...
Një shpërthim me tritol ka ndodhur në Lezhë në orët e para...
Një sherr masiv është regjistruar mbrëmjen e së premtes në...
Shqiptarët janë zyrtarisht populli që punon më shumë në Eu...
Kjo e shtunë do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthj...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Miliona europianë ende aplikojnë për punë pa e ditur se sa...
Pas pandemisë Covid-19, Organizata Botërore e Shëndetësisë...
Liderët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit P...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...