PD bllokadë kryesisë/ Ndërpitet sinjali i telefonave
Anëtarëve të Kryesisë së Partisë Demokratike iu është blloku...
?Një fundjavë të qetë? vetëm këto fjalë i ka thënë Rama reporterëve që e prisnin tek dera e kuvendit, pas takimit të tij me Ilir Metën. Asnjë fjalë më shumë për takimin e shumëpritur sqarues që zgjati rreth 1 orë e 35 minuta. Por megjithëse palët nuk kanë bërë ende komente për çfarë kanë diskutuar aty, disa gjëra tashmë dihen. E para Edi Rama me ty kther nga SHBA takimin e parë e bëri në zyrën e Metës. Së dyti njerëzit e tij të komunikimit u kujdesën që kjo të merrej vesh. E treta vetë Rama si një mjeshtër i lëshimit të mesazheve pa thënë asgjë, u kujdes që të shkonte në këmbë në selinë e kuvendit, për tu fokusuar edhe njëherë nga kamerat dhe fotografët se është ai që kërkon ta ruajë koalicionin në dallim nga Meta që e ka akuzuar se ai dhe Basha, po komplotojnë kundër tij.
Po si është në fakt e vërteta? Pse i sapo kthyer nga një udhëtim i largët dhe pas një foto simbolike me presidentin e SHBA, Edi Rama nxitoi të qetësonte Metën?
Kjo ndodhi për faktin e thjeshtë se tashmë LSI-a e ka vënë kryeministrin nën akuzë. Ajo po e akuzon se në rastin më të mirë ai fërkon duart kur sheh linçimin mediatiko politik që i bëhet Metës në publik dhe se në rastin më të keq ai qëndron pas kësaj goditjeje. Madje zëra brenda LSI-së po aludojnë deri atje se ka një komplot të madh që Kastriot Ismailajt, drejtorit të burgosur të DIA-s, i është kërkuar që në këmbim të dëshmisë kundër Ilir Metës, ti falet procesi i arbitrazhit me shtetin shqiptar në të cilin luhet një shifër prej 130 milionë eurosh. Paranoja shkon edhe më tej. Ajo pretendon se Rama vazhdon të flasë kundër vëllait të tij armik tek ndërkombëtarët duke thënë se ai nuk mund të qeverisë me ministrat grabitës të Metës. Madje, thuhet në korridoret e LSI-së, edhe Tom Doshi, të cilit nuk i është prekur asnjë fije floku nga bizneset e tij të mëparshme, edhe Dritan Prifti janë të frymëzuar nga kryeministri për të vazhduar betejën me Ilir Metën.
Të gjitha këtyre dyshimeve paranojake që gëlojnë në LSI i është shtuar edhe një pikëpyetje: pse Rama nuk ka folur kurrë pro Metës? Pse ai nuk ka dashur të bëjë duart pis me aferën e ndyrë të CEZ-it? A mos vallë ai e sheh këtë cirk me kënaqësinë e atij që po planifikon një linçim?
Ndoshta këto argumenta e kanë detyruar edhe Metën të lëvizë në panik. Një herë duke denoncuar një plan mes socialistëve, oligarkëve, medieve të fuqishme kundër tij dhe njëherë tjetër duke i shkelur syrin Berishës për një bashkëpunim të mundëshëm.
Natyrish këto lëvizje të çakorduara e kanë telendisur mazhorancën dhe kanë evokuar rikthimin e telenovelave brenda së majtës, ku miqësitë dhe aleancat nuk zgjasin shumë. Ato kanë ndjellë frikën e një prishjeje koalicioni dhe të shkuarjes drejt zgjedhjeve të reja.
Pikërisht përhapja e kësaj frike e ka shpënë Ramën të trokasë në derën e Metës. Ai ka dëshmuar se edhe nëse e do ?zhdukjen? e mikut të tij rival, ai nuk është ende gati dhe nuk ka ndërmen që tani për tani të hapë betejë frontale. Dhe megjithëse e ka të pamundur ta mbrojë, megjithëse edhe njëherë akoma ai ka refuzuar ti dalë në krah publikisht, ai ka dashur të lëshojë një mesazh: të tregojë se është ai që po kërkon pajtim. Ndërkohë që Meta i ka kërkuar mbrojtje ai i ka dhënë vetëm imazhin, por jo tekstin e saj. Ai është kujdesur që kameramanët dhe fotoreporterët ta fiksojnë duke hyrë në zyrën e Metës, por që gazetarët mos shënojnë dot asnjë fjalë pozitive që kryeministri thotë për vëllain e tij armik./Lapsi
Anëtarëve të Kryesisë së Partisë Demokratike iu është blloku...
Nje efektiv policie është vrarë mbrëmjen e sotme, pasi ishte...
Në raportin e mëposhtëm ekskluziv, siguruar nga Citynews.al,...
Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pasditen e sotme në f...
Pas kthimit nga SHBA, kryeministri shkon në një takim me kry...
Spartak Ngjela ka shpërthyer ndaj kryeministrit Edi Rama.Ai ...
Marko Nicoviç, ish shefi i policisë së Beogradit, mendon se ...
Gazetari, Artan Hoxha ka ironizuar kolegun e tij, Artur Zhej...
Ministri i Brendshëm, Saimir Tahirin ka reaguar në lidhje me...
Berisha ka vazhduar me denoncimet e tij në rrjetin social të...
Avokati i Popullit, Igli Totozani i ka bërë një një rekomand...
Avokatët e Shqipërisë kanë dalë kundër qeverisë, pasi refuz...
Uniformat blu në qytetin e Belshit kanë arrestuar katër pers...
Kryeministri Edi Rama ka folur në lidhje me takimet që ka zh...
Deputetje e PD-së, Albana Vokshi ka akuzuar KM, Edi Rama dhe...
Qeveria ka vendosur që të shtrijë operacionin kundër informa...
Partia Demokratike ka vazhduar akuzat e saj për lidhjet e ...
Kastriot MYFTARAJDje sekretari i përgjithshëm i Federatës Sh...
Kryebashkiaku, Erion Veliaj ka njoftuar se ka nisur puna për...
Ish-kryeministri, Sali Berisha ka bërë një shkrim ku denonco...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...