Ndryshojnë rregullat/ Asnjë individ s’do lejohet të sjellë më shumë se dy makina nga jashtë
Qeveria ka vendosur që të shtrijë operacionin kundër informa...
Deputetje e PD-së, Albana Vokshi ka akuzuar KM, Edi Rama dhe MSH, Ilir Beqja se kanë bërë pazare me vlerën e 35 milionë lekëve në kurriz të shëndetësisë.
Sipas saj, spitalet janë në ditën e tyre më të keqe.
Vokshi i ka bërë këto akuza në një dalje publike për mediat nga selia e PD-së.
Deklarata e plotë:
?Nga dita e parë që erdhën në pushtet e deri më sot, Edi Rama dhe Ilir Beqaj, e kanë shfrytëzuar shëndetësinë për përfitime, e kanë kthyer atë në kantierin më të madh të tenderave e koncesioneve të dyshimta, në shkelje të ligjit, për klientelën e tyre.
Biznesi më shëndetin është më kriminali që ka bërë kjo qeveri, duke pasur vetëm një prioritet; zhvatjen e miliona eurove, e miliarda lekëve përmes tenderave e koncesioneve.
Për vitin 2014, janë dhënë mbi 20 miliardë lekë pa shpallje, pa transparence. Për vitin 2015, deri tani që flasim janë 15 miliardë lekë të dhëna me prokurim të drejtpërdrejtë.
Pra siç e shihni janë deri më sot mbi 35 miliardë lekë të nxjerra nga arka e shtetit prej Edi Ramës përmes Ilir Beqës, nën emërtimin shëndetësi, ndërkohë që spitalet janë në gjendje katastrofike, në kushte alarmante, mungojnë ilaçet, mungojnë paisjet. Nuk gjenden as shiringa, doreza, pambuk, as alkool për të kryer një operacion. Dhe shpesh spitalet tona nuk kanë as drita.
Pra ku kanë shkuar këto para?
Eshtë shumë e thjeshtë. Janë ndarë me klientelën qeveritare, për t?u kthyer në llogari bankare, para e luks, vila e pushime përrallore për një grusht njerëzish, ndërkohë që shendetësia është në ditën e saj më të keqe, dhe qytetarët shqiptarë lusin zotin të mos shkojnë në dyert e spitaleve.
Ky biznes kriminal me jetën e shqiptarëve, është bërë përmes një mekanizmi gjithashtu kriminal. Pa garë, pa tender që synon kursimin me marrjen e ofertës më të ulët. Miliardat janë dorovitur në fitues të paracaktuar në fondin e tyre limit.
Janë krijuar tashmë kalanet e sigurta të qarkullimit. Koncesionet i marrin miqtë e Edi Ramës e Ilir Beqës. Barnat i fusin miqtë e Edi Ramës dhe Ilir Beqës.
Siguria e ilaçeve nuk ekziston më, me atë që bëri Ministri qëllimshëm duke ndërhyrë në mënyrë flagrante në tenderin e barnave duke ua lënë atë në dorën e grosistëve, që groposnin miliona euro nga buxheti i shtetit dhe lejojnë hyrjen në Shqipëri të medikamenteve të pacertefikuara. Të tjerë klientë të Ramës tani kërkojnë të shkurtojnë rrugën e transportit ilegal të ilaçeve dhe miratuan në Qeveri importin e barnave të paregjistruara e të pacertifikuara që prodhohen mbase edhe në bodrumet e Ballkanit.
Tenderi ?Si je? për kontrollin falas të shëndetit iu dha me procedura të parregullta prokurimi shoqërisë tregtare të duhanit dhe alkolit.
Skandali më i madh mafioz, ai i recetave të rimbursueshme i cili ricikloi në detyrë personazhe me rekorde të forta korruptive, me lidhje të drejtpërdrejta me aferën miliona euro në importin e medikamenteve po tentohet të mbyllet në heshtje si nga Qeveria ashtu edhe Prokuroria.
Ministri e konsideron arritje trefishimin e fondeve për barna spitalore. Dhe kjo vërtetohet fare lehtë nga një analizë e të gjitha prokurimeve të kësaj qeverie.
Por ku janë paratë e destinuara për të sëmurët kronikë, pensionistët, personat me aftësi të kufizuar?
Shëndeti i shqiptarëve është në duart dyshes Rama ? Meta, klientëve dhe sponsorëve të tyre që drejtojnë ?de facto? Ministrinë e Shëndetësisë.
Kjo është situata, këtu kemi arritur.
Hajdutë perversë që e kanë kthyer sektorin e jetës, sektorin më tërëndësishëm, në minierë pasurimi e zhvatje.
Departamenti Amerikan i Shtetit denoncoi korrupsionin në Shëndetësi. OSBE-ODIHR denoncoi përdorimin e financave publike në fushatën e zgjedhjeve lokale dhe lidhjet e Ministrit të Shëndetësisë me financuesit e fushatave janë në dosjen ? Shëndetësia?
Partia Demokratike, çdo ditë do të denoncojë aferat konkrete që janë bërë këto dy vite me paratë e shqiptarëve, në kurriz të jetës së tyre.
Partia Demokratike përsërit kërkesën drejtuar Prokurorit të Përgjithshëm, z.Adriatik Llala për nisjen e hetimeve për korrupsionin në shëndetësi?, përfundon Vokshi.
Qeveria ka vendosur që të shtrijë operacionin kundër informa...
Partia Demokratike ka vazhduar akuzat e saj për lidhjet e ...
Kastriot MYFTARAJDje sekretari i përgjithshëm i Federatës Sh...
Kryebashkiaku, Erion Veliaj ka njoftuar se ka nisur puna për...
Ish-kryeministri, Sali Berisha ka bërë një shkrim ku denonco...
Policia e Korçës ka nisur procedimin penal për dy inspektorë...
Partia Socialiste në riorganizimin e strukturave , synon që...
Efekivët e policisë së Durrësit kanë arrestuar dy persona pë...
Policia e Vlorës ka arrestuar 35-vjeçarin, Floren Metushaj,...
Drejtori i policisë së Tiranës, Ervin Hodaj në një deklaratë...
Ish-kryeministri, Sali Berisha ka njoftuar përmes profilit t...
Ajo është një nga të mbijetuarat në atentatin e mbrëmjes së ...
Shumicë e re në Parlamentin Shqiptar apo thjeshtë një ëndërr...
Familja Oskian kishte hapur dyert e mortit për humbjen e vaj...
Kush i mori 10 përqindëshin e komisionit? Kush i ka marrë ...
...
Ministrja e Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publik...
Si pasojë e një aksidenti të ndodhur para pak minutash, kanë...
Policia e Beratit ka arrestuar 4 persona, të cilët kanë qëll...
Policia ka arrestuar ish-Kryetarin e Komunës së Velipojës në...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...