Ne familjen e Aurores/29 vjeçarja humbi jetën dy ditë më parë
Familja Oskian kishte hapur dyert e mortit për humbjen e vaj...
Shumicë e re në Parlamentin Shqiptar apo thjeshtë një ëndërr e keqe për Edi Ramën? A e gëzon më qeveria ?Rama? mbështetjen dhe besimin e shumicës së Parlamentit, apo një shumicë e re po kristalizohet në shtetësi? Zhurmat e gushtit rreth turbullirave të brendshme në koalicionin PS-LSI, janë kthyer në një tërmet politik për qeverinë ?Rama?, lëkundjet e të cilit duket se janë ndjerë deri përtej Atlantikut, aty ku ndodhet për vizitë të gjatë kryeministri i vendit.
Pas një thashethemnaje të gjatë, për fërkime, xixa, divergjenca dhe pabesi mes tyre, Ilir Meta ka trembur më në fund Edi Ramën, duke treguar në Parlament dobësitë dhe limitet e forcës së kryeministrit. Ndonëse u kujdes që nisma e Lulzim Bashës për hetimin e CEZ të rrëzohej, kreu i Kuvendit përmbysi për herë të parë raportet dhe balancat e numrave në Kuvendin e Shqipërisë, duke e çuar mazhorancën qeverisëse në 54 vota, të pamjaftueshme për të mbajtur në këmbë qeverinë. Aleanca e përfolur fluide mes Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, në një farë mënyre, demostroi provën e parë në sallën e Parlamentit, duke zhbërë shumicën dyvjeçare PS-LSI dhe projektuar një shumicë të re, ende e pakonfirmuar.
Ndërkaq, pas matjes së parë të forcave në Parlament, pas sinjaleve të shumanshme, mesazheve të koduara dhe lëvizjeve, në korridoret e politikës po qarkullojnë teza të reja, më të avancuara. Pas përmbysjes së balancave të numrave në seancën e së enjtes, në rrethet politike po qarkullojnë disa pyetje të pashmangshme për fatin e qeverisë ?Rama?. A është krijuar vërtetë një shumicë e re në Parlament? Çdo do të ndodhë nëse ndarja Rama-Meta bëhet një realitet politik? A mund të ketë një pajtim Rama-Meta, kur Edi Rama ka nisur një fushatë ndërkombëtare kundër aleatit të tij, të cilin e akuzon para diplomatëve të huaj? A mund të rrijë në këmbë qeveria ?Rama? pa votat e Ilir Metës? Nëse jo, cili grupim do të vijë në pushtet? A do të ketë një mocion mosbesimi për kryeministrin Edi Rama? Apo vetë Edi Rama do të kërkojë një mocion besimi në Parlament? A ka gjasa që një shumicë e re të propozojë në Parlament një kryeministër të ri?
Të gjitha pyetjet të çojnë tek balancat e numrave në Kuvendin e Shqipërisë, institucioni që prodhon të gjitha pushtet e tjera në Shqipëri. Të gjitha përgjigjet vijnë nga raportet mes Ilir Metës dhe Sali Berishës. Balancat Seanca e fundit plenare tregoi se qeveria ?Rama? nuk mund të qëndrojë as 24 orë në këmbë pa votat e Ilir Metës. Duke llogaritur edhe deputetët që munguan në seancën e fundit, kryeministri Rama ka vetëm 61 vota në Parlament.
Faktorët e tjerë parlamentarë si, Shpëtim Idrizi, Nard Ndoka dhe Vangjel Dule, nuk janë më vota të sigurta për qeverinë. Madje, me takimin e fundit Meta-Idrizi, katër votat e çamëve janë zhvendosur më pranë LSI. Vetë LSI përfaqësohet me 20 vota në Kuvend, por sipas burimeve, LSI janë gati t?i bashkohen 10 deputetë në çdo kohë. Kjo lëvizje nuk ndodh në kohë normale pasi do të prishte ekuilibrat mes PS dhe LSI.
?Doktori e di mirë se kur them unë po, është po?. Ky ishte mesazhi që Ilir Meta i dha Sali Berishës, çka detyroi kryeministrin Edi Rama, që nga SHBA, të nxirrte me shpejtësi Saimir Tahirin, Koço Kokëdhimën dhe Bashkim Finon për të qetësuar bazën dhe zbutur aleatin vendimtar në koalicion. Në të njëjtën kohë, Berisha ndau Metën nga Rama sa i takon aferës së CEZ, duke vlerësuar kërkesën e tij për hetim ndërkombëtar. Përpos këtyre sinjaleve, Sali Berisha, javët e fundit, ka marrë komandën mbi grupin parlamentar demokrat, duke e kaluar defakto Bashën në pozicionin e sekretarit për marrëdhënieve me jashtë të PD. Nëse do të ketë një nismë të mundshme për ndryshimin e kryeminsitrit në Parlament, votat e opozitës, janë nën influencën dhe kontrollin e plotë të Berishës.
Familja Oskian kishte hapur dyert e mortit për humbjen e vaj...
Kush i mori 10 përqindëshin e komisionit? Kush i ka marrë ...
...
Ministrja e Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publik...
Si pasojë e një aksidenti të ndodhur para pak minutash, kanë...
Policia e Beratit ka arrestuar 4 persona, të cilët kanë qëll...
Policia ka arrestuar ish-Kryetarin e Komunës së Velipojës në...
Kështjella e Drakulas është e vendosur në verilindje të Tran...
Përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama, ka deklaruar se eksponentë...
Ngritjen në detyrë e mori ndërsa proçesi gjyqësor ishte në v...
Policia ka asgjësuar 1893 rrënjë kanabis në Mirditë, të mbje...
Deputeti demokrat, Florjon Mima shprehet lidhur me borxhin e...
Partia Demokratike ka kundërshtuar nismën e mazhorancës për ...
Kreu i Partisë Demokratike ka zhvilluar takime me zyrtarë të...
Lëvizja Socialiste për Integrim ka dalë në një deklaratë pë...
Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, ka marrë pjesë ditën e s...
Deputeti i PS-së, Taulant Balla ka dalë në mbështetje të 280...
Deputeti i Partisë Demokratike, Alban Zeneli ka deklaruar se...
Drejtoria Rajonale e Tatimeve në Shkodër ka bërë të ditur re...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Ish-Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, do të botojë këtë vje...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, pritet të udhët...
Një grup senatorësh dypartiakë në Shtetet e Bashkuara e pa...
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar sot lidhur deklaratë...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...