Investimet e huaja në Shqipëri, 26% e stokut nga kompani greke
Megjithë krizën e thellë ekonomike që po kalon prej më shumë...
Të kursesh nuk është më një investim fitimprurës. Të dhënat e fundit zyrtare nga banka e Shqipërisë tregojnë se për shkak të uljes së pandalshme të interesave, kthimi real nga depozitat, si instrumenti kryesor i kursimeve, aktualisht është negativ.
Në fakt bankat sërish u paguajnë interes individëve për paratë që ata depozitojnë. Por ky është interesi nominal.
Për të gjetur kthimin që përfiton realisht depozituesi, nga norma nominale e interesit duhet të zbritet inflacioni, i cili përfaqëson humbjen e vlerës së lekut. Pra nëse një një individ përfiton nga paratë e kursyera një interes më të ulët se sa inflacioni atëherë ai jo vetëm që nuk fiton, por kursimet e tij vijnë duke u pakësuar.
Dhe kjo është ajo që po ndodh gjatë muajve të fundit në tregun financiar. Sipas Bankës së shqipërisë në gusht, interesi real për depozitat njëvjecare ra në gati minus 1-për qind
Arjan Kadareja ka qenë antar i këshillit mbikqyrës në Bankën e Shqipërisë. Ai thotë se interesat negativ janë rezultat i gjendjes së plogësht të ekonomisë, që manifestohet në kërkesën e ulët për para .
?Oferta e kursimeve dhe fondeve nga depozituesit shqiptarë është më e madhe se kërkesa për fonde, qoftë nga bizneset, qoftë nga individët për kredi, qoftë nga qeveria për menaxhimin e borxhit të qeverisë ?, thotë Kadare.
Por përvec pasqyrës së gjendjes aktuale, normat e interesit janë një sinjal edhe për të ardhmen.
?Përgjithësisht normat e interesit reflektojnë pritshmëritë e agjentëve për të ardhmen. Natyrisht, është pritshmëria për inflacionin, ajo që ndikon drejt për së drejti, po inflacioni është i lidhur me aktivitetin ekonomik. Një inflacion i pritshëm, i ulët, reflekton pritshmëri pesimiste për ekonominë?, shprehet Kadare.
Kjo është një situatë ku të humbur janë ata që kursejnë. Por cilët janë të fituarit?
?Bizneset e mira që marrin hua me norma të ulëta interesi dhe bankat, në atë masë që japin kredi cilësore dhe ndërkohë kostot e shërbimit të depozitave i kanë ulur në maksimum, janë përfitues në këtë drejtim. Natyrisht dhe qeveria përfton se është një huamarrës i madh sepse e shërben borxhin, ose e financon deficitin në lekë përmes një huamarrje me norma interesi më të ulëta?, shpjegon Kadare.
Por çfarë i shtyn njerëzit të kursejnë kur e dinë që janë duke humbur? Kadare mendon se arsyeja lidhet me pasigurinë.
?Nëse unë perceptoj pasiguri për punësimin tim, atëherë them më mirë po vazhdoj të konsumoj pak, megjithëse është me leverdi të konsumojmë, dhe po kursej icik më shumë në mëngrë që në rast se ndodh që pushohem nga puna, apo do humb vendin e punës, të paktën të kem një sasi rezervash megjithëse vlera e tyre do ulet se normat reale janë negative?, tha ai.
Kjo është hera e parë në historinë e tregut të brendshëm financiar, që normat e interesit bien në territor negativ.
Megjithë krizën e thellë ekonomike që po kalon prej më shumë...
Bankers Petroleum ka paditur Drejtorinë e Tatimeve në Gjykat...
Kredia për ekonominë u rikthye sërish në territor negativ, p...
Nga Lindita Çela, Gjergj ErebaraMë 1 janar 2015, Shqipëria d...
Për herë të parë, sipërmarrjet në Shqipëri rendisin taksat e...
Kjo u bë e ditur në takimin që pati sot, Ministri i Bujqësis...
Jens Reinke, përfaqësues i përhershëm i FMN-së në Shqipëri n...
Eksportet shënuan në gusht rënien më të madhe që nga fillimi...
Banka Botërore tha sot se reforma si ajo kundër informalitet...
Në një ceremoni të zhvilluar në Sallën e Hartave në Kryemini...
Nga Gjergj ErebaraKuvendi i Shqipërisë miratoi një ndryshim ...
Qeveria po përgatit një paketë të ngjashme me atë të fasonëv...
Dhoma Kombëtare e Avokatisë ka paditur Këshillin e Ministrav...
Ekonomia është përfshirë në një cikël masiv sekuestrosh, ndë...
Ministri i Financave, Shkëlqim Cani, e cilësoi klauzolën që ...
Monedha e përbashkët është zhvlerësuar ndjeshëm në tregun e ...
Prej më shumë se 10 vitesh, mbi qindra subjekte që kanë leje...
Komisioni i Ekonomisë rrëzoi nenin që i jepte të drejtën ble...
Në Elbasan qindra biznese kanë ulur qepenat që prej nisjes s...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar në profilin e tij në Face...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi sot Ishullin Jugor të Z...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...