Balla tallet me Agron Shehajn, mesazh protestuesve: Ky tradhtoi Lulin, Mulin, Saliun, e jo më ju
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Ba...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Ba...
Jens Reinke, përfaqësues i përhershëm i FMN-së në Shqipëri në një intervistë të posaçme për Monitor, i pyetur për arsyet e rënies së të ardhurave, ka pohuar troç se krahas faktorëve të jashtëm, ?ka disa prova që tregojnë se kontrabanda dhe evazioni ndikojnë veçanërisht në të ardhurat e grumbulluara nga TVSH-ja dhe akcizat?.
Reinke thotë se FMN i mbështet veprimet e qeverisë për të luftuar evazionin, por këshillon qeverinë ?që të ndjekë parimet dhe praktikat më të mira në këtë ndërmarrje?.
Për planin për të dhënë lotarinë tatimore me propozim të pakërkuar ai i rekomandon qeverisë të ndjekë praktika të mira prokurimi në të gjitha kontraktimet, përfshirë koncesionet.
Reinke është kundër futjes së TVSH-së tek bizneset e vogla ndërsa e këshillon qeverinë të ndalojë së miratuari përjashtime të reja nga taksat dhe të heqë ato ekzistueset.
Intervistë me Jens Reinke, përfaqësues i përhershëm i FMN-së në Shqipëri
1. Si do e vleresoni ecurine e ekonomise per 8 muajt e pare te 2015-s dhe pjesen e mbetur te vitit, ne raport me pritshmerite?
Parashikimet tona më të fundit per vitin 2015 janë për një rritje rreth 2.5 deri ne 3 përqind. Gjithsesi këto parashikime do të rifreskohen pas disa javësh. Kjo do të thotë që ne vazhdojmë të shohim një ringritje të rritjes ekonomike, por ekonomia është ende nën potencial.
2. Qeveria ka nisur ne shtator, nje aksion te ashper kunder informalitetit ne vend. Ndersa veprimet kunder informalitetit jane te mirepritura, si do i vleresoni hapat konkrete qe po ndiqen dhe perqendrimin e aksionit te bizneset e vogla? Sa efektiv e vleresoni se do te jete ky aksion dhe sa te ardhura mund te sjelle ne buxhet biznesi i vogel ne raport me kostot qe duhen per te kontrolluar keto biznese?
Ashtu si e kam kuptuar unë fushatën, qëllimi është që të adresohet evazioni fiskal gjerësisht, pavarësisht nga madhësia e biznesit. Qeveria është e ndërgjegjshme që ka evazion fiskal në bizneset e mëdha gjithashtu. Por zbatimi i ligjit, rregullat e lojës dhe klima e biznesit do të përfitonin nëse legjislacioni tatimor zbatohet në mënyrë të drejtë për të gjithë bizneset dhe individët. Ne i mbështesim përpjekjet e qeverisë për të luftuar evazionin fiskal dhe për të zgjeruar bazën e tatueshme dhe ne po e këshillojmë qeverinë që të ndjekë parimet dhe praktikat më të mira në këtë ndërmarrje.
3. Cilat jane, sipas analizave te eksperteve tuaj, sektoret ku evazioni eshte me i larte dhe cilat jane hapat dhe veprimet qe rekomandon FMN-ja per t?u ndjekur ne menyre qe raporti perfitime/kosto te jete sa me i larte?
Evazioni fiskal është gjerësisht i përhapur në shumë sektorë dhe rajone në Shqipëri, çka i kushton qeverisë burime të rëndësishme. Ne punojme me Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve për të forcuar kapacitetet e tyre. Fushata aktuale është hartuar nga qeveria dhe ne do ta vlerësojmë atë në bazë të suksesit që do të ketë.
4) Ministria e Financave ka pranuar se po punon me nje propozim te pakerkuar per lotarine tatimore, jashte operatoreve aktuale te licencuar per kasat fiskale. Si e vleresoni ju?
Ne këshillojmë qeverinë të ndjekë praktika të mira prokurimi në të gjitha kontraktimet, përfshirë koncesionet.
5. Ka nje plan te Ministrise se Financave per te hequr pragun e TVSH-sw. Si e vleresoni kete? Nga te dhenat tuaja sa efektiv ka rezultuar ulja e meparshme e pragut nga 8 ne 5 milione leke?
Për momentin fokusi është në luftën kundër evazionin fiskal dhe jo në ndryshimin e taksave. Praktikat më të mira sygjerojnë se ndërmarrjet më të vogla nuk duhet të jenë subjekte të TVSH-së, por natyra dhe masa e pragut mund të diskutohet vetëm pasi të kemi një pasqyrë më të qartë të bazës së taksueshme.
6) Te dhenat e Ministrise se Financave per 8 mujorin tregojne se ka nje mosrealizim prej 18.3 miliarde lekesh nga tatimet e doganat, ne raport me planin fillestar. Cilat jane sipas jush arsyet e kesaj performance te dobet, sidomos te TVSH, akciza dhe TAP.
Faktorë të jashtëm, si psh rënia e çmimeve të naftës dhe e normave të interesit, luanë një rol të rëndësishëm në shpjegimin e mosrealizimit të të ardhurave. Megjithatë, një analizë më e hollësishme tregoi gjithashtu se bashkëpunimi midis agjencive që grumbullojnë të ardhura dhe Ministrisë së Financave nuk ka qenë aq efektiv sa do të duhej dhe se janë bërë disa gabime të evitueshme në parashikimin e të ardhurave. Së fundmi, ka disa prova që tregojnë se kontrabanda dhe evazioni ndikojnë veçanërisht në të ardhurat e grumbulluara nga TVSH-ja dhe akcizat. Qeveria ka ndërmarrë hapa për të bërë përmirësime administrative dhe institucionale.
7. Ministria e Financave e ka justifikuar nje pjese te performances se dobet te te ardhurave nga ndryshimet strukturore te ekonomise, si dhe nga perjashtimet e TVSH-se per makinerite per investime. Duke qene se keto faktore mund te behen te qendrushem, ku i shihni ju burimet e rritjes se te ardhurave ne te ardhmen. CIlat jane rekomandimet tuaja ne drejtim te konsolidimit fiskal, ne drejtim te te ardhurave (ka me hapesire per rritjen e taksave dhe ku), apo shpenzimeve?
Evazioni fiskal dhe një bazë e ngushtë e tatueshme rezultojnë në të ardhura të ulëta. Tashmë qeveria po e adreson në mënyrë aktive evazionin fiskal. Ne e këshillojmë qeverinë që paralelisht, të ndalojë së miratuari përjashtime të reja nga taksat dhe të heqë ato ekzistueset. Ne gjithashtu shohim mjaft hapësirë për përmirësimin e cilësisë së shpenzimeve publike, përfshirë investimet. Për këtë arsye, qeveria është angazhuar të listojë sipas prioritetit në mënyrë transparente projektet e investimeve publike. Po bëhen përpjekje të mëdha për të forcuar kapacitetet e menaxhimit të financave publike për të siguruar që shqiptarët të marrin shërbime cilësore nga paratë publike të shpenzuara.
8. Nje projektligj i tatimit mbi te ardhurat, i hartuar nga ekspertet e FMN-se rekomandonte futjen ne skemen e tatimit edhe pagat nen 30 mije leke, qe nuk u pranua nga qeveria. Cili eshte komenti juaj?
Ne nuk e kemi diskutuar këtë ide me autoritetet.
9. Qeveria kishte ne plan te emetonte nje eurobond te ri per te paguar ekzistuesin, qe maturohet ne nentor, por deri tani nuk ka njoftuar per progresin e emetimit. Nese nuk arrin ta emetoje deri ne nentor, sa problematik e gjykoni pagimin e eurobondit ekzistues, nese nje pjese e tij do te paguhet duke marre borxh nga tregu vendas?
Emetimi i Eurobondit është vonuar kryesisht për shkak të faktorëve të tregut, por duhet të ndodhë së shpejti. Megjithatë, qeveria ka burime financiare të mjaftueshme për Eurobondin që maturohet, pa krijuar ndonjë presion shtesë në tregjet vendase. MONITOR
Eksportet shënuan në gusht rënien më të madhe që nga fillimi...
Banka Botërore tha sot se reforma si ajo kundër informalitet...
Në një ceremoni të zhvilluar në Sallën e Hartave në Kryemini...
Nga Gjergj ErebaraKuvendi i Shqipërisë miratoi një ndryshim ...
Qeveria po përgatit një paketë të ngjashme me atë të fasonëv...
Dhoma Kombëtare e Avokatisë ka paditur Këshillin e Ministrav...
Ekonomia është përfshirë në një cikël masiv sekuestrosh, ndë...
Ministri i Financave, Shkëlqim Cani, e cilësoi klauzolën që ...
Monedha e përbashkët është zhvlerësuar ndjeshëm në tregun e ...
Prej më shumë se 10 vitesh, mbi qindra subjekte që kanë leje...
Komisioni i Ekonomisë rrëzoi nenin që i jepte të drejtën ble...
Në Elbasan qindra biznese kanë ulur qepenat që prej nisjes s...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar në profilin e tij në Face...
Ministri i Financave, Shkëlqim Cani e justifikoi rëndimin e ...
125 miliardë lekë ose 1 miliardë dollarë është totali i kred...
Vitin e kaluar një familje shqiptare shpenzoi mesatarisht 69...
Qeveria ka nisur paralelisht studimin e fizibilitetit dhe ha...
Importuesit e mallrave nga Shqipëria në Kosovë janë shprehur...
Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore pretendon se vetëm pë...
Borxhi i jashtëm i qeverisë u rrit me 425 milionë euro ose m...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Kjo e shtunë do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthj...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Pas pandemisë Covid-19, Organizata Botërore e Shëndetësisë...
Liderët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit P...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...