Kroacia, Vukovari dhe refugjatët
Ndërsa mijëra emigrantë nga Afganistani, Iraku dhe Siria kal...
Presidenti rus Putin dëshiron të prezantojë para OKB-së një plan paqeje për Sirinë. Synimi i tij është që të hiqen sanksionet ekonomike kundër Rusisë, mendon Marvin Kalb në intervistë me DW.
Deutsche Welle: Çfarë prisni nga fjalimi i Presidentit Vladimir Putin të hënën para Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në New York?
Marvin Kalb: Që prej afërsisht një muaji është e qartë që Putini do të ndërmarrë diçka për Sirinë. Sipas informacioneve të mia ai do të prezantojë një propozim rus për një zgjidhje diplomatike. Presidenti i Sirisë, Bashar al Assad sipas këtij koncepti do të qendrojë në pushtet. Çështja që shtrohet është për sa kohë ende. Amerikanët thonë se Assadi mund të jetë pjesë e procesit të negociatave, edhe nëse nuk do të flasin direkt me të. Por në një pikë të caktuar ai duhet të heqë dorë nga pushteti. Rusët përpiqen të prezantojnë një plan paqeje që i ndihmon protezhesë së tyre Assad dhe që në të njëjtën kohë përgatit një mundësi, që ai të zëvendësohet.
Putini vepron me sa duket me shumë zgjuarsi, kur sinjalizon se Assadi nuk do të mbetet përgjithmonë president, por kur në të njëjtën kohë ngul këmbë që ai të jetë pjesë e procesit të negociatave.
Ne nuk e njohim ende tekstin e fjalimit të Putinit, po një gjë është e qartë: rusët bëjnë një propozim, që i rikthen direkt në procesin e paqes në Lindjen e Afërt. Së dyti ata duan të arrijnë që Assadi të mbetet lojtar për një kohë. Dhe së treti, rusët e përforcojnë misionin e tyre diplomatik me demonstrimin e aparaturave ushtarake, që sapo i kanë dërguar në Siri. Në Ukrainë ata kanë përdorur të njëjtën strategji: kur synon të arrish një synim politik ose diplomatik, duhet ta nisësh të gjithën me një prani të fortë ushtarake.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel ishte kryeministrja e parë perëndimore, që tha para pak kohësh publikisht se duhet folur me Assadin. Çfarë rëndësie ka propozimi i Merkelit?
Ai përshtatet plotësisht me planin e Putinit. Ai beson se Perëndimi është i lodhur dhe i korruptuar dhe mendon se mund të nxjerrë përfitime nga kjo. Merkeli bën pjesë në politikanët më të rëndësishëm të Evropës, kjo nuk ka diskutim. Ajo beson se ka një raport të posaçëm me Putinin, por kjo nuk i vlejti fare. Nëse Gjermania thotë në këtë pikë se duhet folur me Assadin, atëherë Putini merr atë mbështetje, për të cilën ka nevojë.
Mendoni se kancelarja e bëri propozimin duke pasur parasysh krizën e refugjatëve në Evropë, të cilën e shkaktoi kriza në Siri?
Kriza e refugjatëve është në lidhje të drejtpërdrejtë me strategjinë e Putinit. Sigurisht kjo shpjegon momentin në të cilin e bën ai propozimin para OKB-së. Ai ka hipotezën se në fund Perëndimi do ta harrojë Ukrainën dhe do ta vështrojë të gjithën në pasqyrën e pasme. Sipas mendimit të Putinit, ai tashmë e ka fituar luftën në Ukrainë. Ajo që i nevojitet është që të hiqen sanksionet perëndimore kundër Rusisë. Dhe ajo çfarë i thotë ai Merkelit dhe politikanëve evropianë është: kur unë ju ndihmoj që t’i japim fund luftës në Siri dhe të frenojmë me këtë valën e refugjatëve nga Siria, atëherë edhe ju duhet të bëni një të mirë për mua. E si mund ta bëni këtë të mirë? Duke i hequr sanksionet. Besoj se kjo është pjesë e planit të tij dhe të asaj që pret ai.
Gazetari Marvin Kalb është ekspert për Rusinë në Qendrën Kërkimore të Uashingtonit Brookings Institution.
Ndërsa mijëra emigrantë nga Afganistani, Iraku dhe Siria kal...
Njerëzit në mbarë botën kanë qenë të pranishëm në një ngjarj...
Në takim, ishte i pranishëm edhe zëvendëskryeministri i parë...
Ministri i Drejtësisë në Maqedoni, Adnan Jashari pret nga pr...
Presidenti amerikan Barack Obama ka mbajtur fjalimin e shumë...
Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç akuzoi Kosovën për vand...
Një sulm ajror në Jemen ka goditur në një dasëm, duke vrarë ...
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka marrë pjesë në na...
Prokurorët në Gjermani kanë hapur hetime ndaj ish-shefit ekz...
Konflikti në Siri pritet të jetë në qendër të aktivitetit in...
300 militantë të ISIS kanë sulmuar postblloqe të sigurisë në...
Ashtu siç parashikuan edhe sondazhet, partitë pro pavarësisë...
Politikanët gjermanë duan të ndajnë azilkërkuesit sipas fesë...
25 civilë kanë mbetur të vrarë nga një sulm i kryer nga alea...
Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga është ...
Në mesin e refugjatëve të larguar ka edhe shumë fëmijë.Ata l...
Rusia dhe Kina i kanë dalë në mbrojtje presidentit sirianë B...
Policia shpesh përballet me problemin për gjetjen e një të d...
Nga Franklin T. BurroughsLindja e Mesme mbetet në kaos. Tale...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e shënuar këtë mbrëmje...
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e së pr...
Policia e Shtetit njofton se pasiten e sotme janë shpëtuar...
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Poli...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë do të mblidhet ne...
Të dhëna të reja mbi të ardhmen e lundrimit në Ngushticën ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka akuzuar Iranin për ...
Autoritetet e Barcelonës propozojnë pothuajse trefishimin ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...
Financimi i sistemeve shëndetësore dhe menaxhimi i kostove...
Sektori i bujqësisë përballoi një vit mjaft sfidues gjatë ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 82.2 lekë dhe...