web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ministria e Financave: Po vijon shpërndarja e dëmshpërblimeve  për ish-të përndjekurit politikë

29 Shtator 2015, 11:56, Aktualitet CNA

MF ka deklaruar se po vijon zbatimin e skemës së shpërndarjes së dëmshpërblimeve për ish-të përndjekurit politikë.

Ministria e Financave  njofton se në kuadër të kësaj skeme janë miratuar 25 vendime nga Këshilli i Ministrave, ndërkohë që fondi total i miratuar arrin në 52.7 miliardë lekë.

?Numri i ish-të dënuarve të cilëve u është miratuar vlera e dëmshpërblimit financiar është 13 mijë e 167 njësi, ndërsa fondi i aprovuar për vitin 2015 është 2 miliardë lekë?, sqarohet në një njoftim për shtyp të kësaj Ministrie.





Lajmet e fundit nga