Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
?Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, jep emrat dhe ?akuzat? ndaj togave të zeza, për të cilët kërkon nga KLD largimin nga detyra
?Beteja? ? Ministria po përgatitet për një tjetër ?betejë? në KLD, pasi kërkesat e mëparshme janë rrëzuar nga anëtarët
Reforma ? Mazhoranca synon që të kthejë balancat në KLD, me reformën apo me mbledhjen e Konferencës Gjyqësore
Qeveria fillon të tregojë ?muskujt? me sistemin gjyqësor, i cili me të drejtë është cilësuar nga ndërkombëtarët si një nga më të korruptuarit, duke kërkuar shkarkimin e 10 gjyqtarëve, që po hetohen për korrupsion dhe fshehje pasurie. Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, publikoi dje ?listën e zezë? të cilën ia ka dërguar KLD-së, megjithëse ?beteja? e vërtetë do të zhvillohet pikërisht në Këshill, i cili dominohet nga gjyqtarët, që mund të kenë shokë ose miq ?të akuzuarit?.
Klani i tyre vazhdon të jetë i fortë, pasi ka shumë pak raste që është vendosur shkarkimi i ndonjë gjyqtari. Shumica e anëtarëve të KLD-së e di fare mirë që në vendin e gjyqtarëve të ?listës së zezë? mund të jenë më vonë ata dhe, për këtë arsye, vazhdojnë të rrëzojnë në masë kërkesat e Ministrisë së Drejtësisë.
Gjatë këtij viti, ministri Naço ka ngritur zërin për votime në bllok të këtyre anëtarëve, duke rrëzuar shkarkimet e gjyqtarëve, por, në pamundësi të ndryshimit të raporteve në KLD, kërkesat e tij janë anashkaluar dhe zëri ka shkuar në vesh të shurdhër. Gjithsesi, Ministria e Drejtësisë, por edhe qeveria, shpreson që mbledhja e ardhshme e Konferencës Gjyqësore, që do të zhvillohet në muajin tetor, mund të ndryshojë balancën, pasi katër anëtarëve aktualë të KLD-së u mbaron mandati. Në këtë rast, janë pikërisht gjyqtarët e të gjithë Shqipërisë që votojnë për përfaqësuesit e tyre në Këshill dhe duhet parë se cilët do të zgjedhin.
Nisma e qeverisë se do të reformojë sistemin gjyqësor i ka ?trembur? togat e zeza, të cilët mund të vazhdojnë të kundërshtojnë qeverinë, pikërisht me KLD-në. Gjithsesi, ?arma? e qeverisë është pikërisht reforma e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, ku mund të largohen disa anëtarë me ligjin e ri dhe mund të vendoset sërish balanca. Deri më tani nuk është vendosur për ndonjë skemë sesi do të funksionojë ?qeveria e gjyqësorit?.
Duke u ndalur te kërkesat për shkarkimin e gjyqtarëve, Ministria e Drejtësisë thotë se Nasip Naço është mbështetur në ligjin për organizimin e pushtetit gjyqësor apo edhe për ligjin e KLD-së. Ministri ka paraqitur për shqyrtim pranë KLD-së 10 kërkesa për procedimin disiplinor të të gjyqtarëve.
Kështu, gjyqtari i parë i proceduar është Ardian Kalaja, i Tiranës, i cili akuzohet për shkelje shumë të rënda të disiplinës ?Janë shkelje shumë të rënda aktet dhe sjelljet që diskreditojnë rëndë pozitën dhe figurën e gjyqtarit refuzimi për deklarimin, mosdeklarimin, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive?.
Gjyqtari i dytë është Qani Hasa i Elbasanit, i proceduar penalisht disa herë, ku së fundmi po hetohet për mosdeklarim pasurie. Prokuroria ka filluar hetimet dhe çështja është në fazën e vendimmarrjes, ku gjyqtari është marrë i pandehur. Edhe për këtë gjyqtar, Naço thotë se ka shkelje të rënda.
I treti në listë është gjyqtari Rasim Doda, i Sarandës. Ai akuzohet për refuzim për deklarimin, mosdeklarimin fshehje ose deklarim të rremë të pasurive. Ndërkohë, Gjykata e Krimeve të Rënda po vazhdon procesin gjyqësor për korrupsion ndaj Dodës, i cili dyshohet se i ka kërkuar një qytetari 80 milionë lekë të vjetra për dhënie vendimi në favor. Në momentin që shuma nuk është paguar, sipas prokurorisë, gjyqtari ka favorizuar palën kundërshtare.
Gjyqtarja e radhës në listë, që Naço ka kërkuar shkarkimin, është bashkëshortja e Rasim Dodës, Enkeleda Doda, edhe ajo gjyqtare në Sarandë. Akuza ndaj saj është fshehje pasurie, njësoj si e bashkëshortit, megjithëse zonja Doda nuk ka ndonjë çështje tjetër penale.
?Lista e zezë? vijon me gjyqtarin Petrit Aliaj, i Gjykatës së Vlorës, që ministria thotë se ka shkelje të rënda që diskreditojnë rëndë pozitën dhe figurën e gjyqtarit. Ai ?akuzohet? për refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarim i rremë i pasurive.
I gjashti në listë, por një nga gjyqtarët më të akuzuar nga disa institucione, është Osman Aliu u Kavajës. Edhe Aliu ka fshehur pasurinë, ndërsa akuzohet edhe për shkelje të pajustifikuar dhe e përsëritur e dispozitave urdhëruese procedurale, kur këto kanë passjellë ose mund të sillnin pasoja për të drejtat kushtetuese të palëve në gjykim apo për dhënien e drejtësisë. Kujtojmë se ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, i dërgoi Presidentit Nishani një listë me proceset gjyqësore të Aliut, ku rezultonte se kishte liruar nga burgu dhjetëra të arrestuar.
Gjyqtarja e radhës, që mund të shkarkohet nga KLD, në bazë të kërkesës së ministrit Naço, është Dhurata Bilo nga Durrësi. Kjo gjyqtare akuzohet se ka shmangur shortin elektronik për një çështje civile, ku në ?lojë? ishin dhjetëra hektarë troje. Gjyqtarja, megjithëse u krijuan Gjykata Administrative, nuk shpalli moskompetencën e kësaj çështjeje, por e gjykoi vetë, kur në fakt një tjetër gjyq ishte duke u zhvilluar tek administrativja. Në këtë rast, Bilo dha një vendim të ndryshëm nga Gjykata Administrative dhe pas kontrollit, ministria thotë se ka shkelje të rënda që kanë passjellë ose mund të sillnin pasoja për të drejtat kushtetuese të palëve në gjykim apo për dhënien e drejtësisë.
I teti në listë është Maksim Qirjazi i Korçës, edhe ai i akuzuar për shkelje shumë të rënda aktet dhe sjelljet që diskreditojnë rëndë pozitën dhe figurën e gjyqtarit.
Naço ka kërkuar shkarkimin e gjyqtarit Ilir Pashaj akte dhe sjellje të tjera të rënda që diskreditojnë pozitën dhe figurën e gjyqtarit, shkelja e pajustifikuar dhe e përsëritur e dispozitave urdhëruese procedurale, kur këto shkelje kanë passjellë ose mund të sillnin pasoja për të drejtat kushtetuese të palëve në gjykim apo për dhënien e drejtësisë dhe mungesa absolute e arsyetimit në vendimin gjyqësor.
I dhjeti në ?listën e zezë? është gjyqtari Astrit Shema, i Gjykatës Administrative Vlorë, për shkelje shumë të rënda të disiplinës. Ai akuzohet për një çështje pronësie, pikërisht në zonën e Llamanit në Himarë, ku i ka dhënë pronësinë një personi, megjithëse kishte një dokument, që dyshohet se është i falsifikuar. Shema është bërë i njohur për çështjen e ?pallatit të Bashës? në Vlorë.
GJYQTARËT
1. Ardian Kalia ? Gjyqtar në Tiranë, akuzohet për refuzim për deklarimin, mosdeklarimin, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive
2. Qani Hasa ? Gjyqtar në Elbasan, akuzohet për fshehje deklarim pasurie, ndërsa më parë ka pasur një tjetër çështje penale
3. Rasim Doda ? Gjyqtar në Sarandë. Akuzohet për fshehje pasurie, ndërsa është akuzuar edhe për korrupsion nga Prokuroria e Krimeve të Rënda
4. Enkeleda Doda ? Gjyqtare në Sarandë, bashkëshortja e gjyqtarit Rasim Doda. Akuzohet për fshehje pasurie, kërkohet shkarkimi
5. Petrit Aliaj ? Gjyqtar në Vlorë, akuzohet për shkelje shumë të rënda që diskreditojnë rëndë pozitën dhe figurën e gjyqtarit
6. Osman Aliu ? Gjyqtar në Kavajë, akuzohet për fshehje pasurie. Ndërkohë, është akuzuar se ka liruar nga burgu disa të arrestuar
7. Dhurata Bilo ? Gjyqtare në Durrës, akuzohet për shkelje të përsëritura për dhënien e drejtësisë, manipuloi shortin elektronik
8. Maksim Qirjazi ? Gjyqtar në Korçë, akuzohet për shkelje shumë të rënda që diskreditojnë pozitën dhe figurën e gjyqtarit
9. Ilir Pashaj ? Gjyqtar në Elbasan, akuzohet për shkelje të pajustifikuar dhe e përsëritur e dispozitave urdhëruese procedurale
10. Astrit Shema ? Gjyqtar në administrativen e Vlorës, akuzohet për shkelje që kanë passjellë pasoja për të drejtat e palëve në gjykim /gazeta shqip/
Nga Zyra Qëndrore Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Ath...
Agjentë të policisë së Kukësit kanë vënë në pranga pasditen ...
Efektivë të seksionit antikorrupsion në Drejtorinë e Policis...
Pala greke në pikën kufitare të Kapshticës ka forcuar masat ...
Pas plot 8 vitesh, një kohëzgjatje jo normale për procedurat...
Një 52-vjeçar ka përfunduar në prangat e Policisë së Krujës,...
Agjentë të policisë së Lezhës, pas informacioneve të mbledhu...
Një sasi prej 320 kilogramë lëndë narkotike e llojit kanabis...
Nga një vend që “prodhojmë” azilkërkues në vendet e Bashkimi...
Në pasditen e së premtes ka ndodhur një ngjarje tragjike në ...
Eurostat ka publikuar këtë të premte shifrat zyrtare të numr...
Kurora e gjelbër e Kalasë së Krujës është përfshirë nga zjar...
Varfëria dhe zhgënjimi i detyrojnë shqiptarët drejt Gjermani...
Gjykata e Apelit në Tiranë lë në fuqi vendimin e shkallës së...
Policia e Kurbinit ka arrestuar shtetasin Agron Nokaj, 48 v...
Kontrolli i Lartë i Shtetit, ka kryer auditimin në Degën e D...
Prokuroria e Tiranës kërkon 3 vite burg për për Vladimir Gju...
Efektivët e Policisë së Gjirokastrës kanë arrestuar shtetasi...
Një person ka gjetur vdekjen si pasojë e një aksidentit të r...
Një 23-vjeçar nga Tiranë ka rrëmbyer dhe ka mbajtur të fsheh...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...