52-vjeçari përdhunon për dy ditë vajzën me të meta mendore
Një 52-vjeçar ka përfunduar në prangat e Policisë së Krujës,...
Pas plot 8 vitesh, një kohëzgjatje jo normale për procedurat e papranueshmërisë, Gjykata e Strasburgut vendosi, më 30 korrik 2015, të refuzojë kërkesën e shtetasit shqiptar, Altin Arapi, kundër Shqipërisë, ku, mbase për herë të parë në historikun e funksionimit të saj, Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut e bazon vendimin e marrë mbi dokumente, që nuk i përkasin ankuesit Altin Dolor Arapi, por një tjetër shtetasi shqiptar, homonim i tij, Altin Ibrahim Arapi.
Rasti i papreçedent përmend që në faqe të parë të vendimit, në seksionin ?Faktet?, 5 vendime gjyqësore, nga shkalla e parë e Fierit e deri tek Kushtetuesja, që nuk kanë lidhje me ankuesin, të depozituara në një mënyrë ende të pazbardhur në Gjykatën e Strasburgut.
5 vendimet:
1- Vendimi nr. 320, dt. 23 dhjetor 2002, Gjykata e Shkallës së Parë, Fier;
2- Vendimi nr. 86 i Gjykatës së Apelit Vlorë, dt. 4 prill 2003;
3- Vendimi nr. 471, i Gjykatës së Lartë të Tiranës, dt. 17 shtator 2003;
4- Vendim i Gjykatës së Lartë, dt. 11 shtator 2009.
5- Vendimi nr. 9 i Gjykatës Kushtetuese të Tiranës, dt. 28 janar 2011.
Avokati belg i Arapit, George Henri Beauthier, ka depozituar një ankim në urgjencë pranë Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut, i siguruar nga Top Channel, me synim “korrigjimin dhe rishikimin e gabimeve të rënda materiale dhe faktike” të kryera nga trupi gjykues, i kryesuar nga gjyqtari italian Guido Raimondi.
?Duke marrë parasysh se, ekzistojnë 25 shtetas të ndryshëm shqiptarë me emrin Altin ARAPI, sipas regjistrit të gjendjes civile në Shqipëri; Se, është evidente që z.Altin Ibrahim ARAPI dhe z. Altin Dolor ARAPI nuk janë persona të njëjtë dhe se historiku gjyqësor i z. Altin Ibrahim ARAPI, nuk duhej aspak të përmendej në vendimin e dhënë?, thuhet në ankimin me urgjencë.
Paralelisht, avokati belg i kërkon Këshillit të Europës mbikëqyrjen e ankimit për korrigjim dhe rishikim, ndërsa , avokati shqiptar i Arapit, Ravik Gurra, në një letër drejtuar Ministrit të Drejtësisë Nasip Naço, më 28 gusht 2015, kërkon nisjen e një hetimi administrativ dhe penal “duke e parë si të pashmangshme përfshirjen e Avokaturës së Shtetit në këtë skandal”, siç shkruan ai.
Për avokatët e Arapit, futja e dokumenteve, që nuk i përkasin atij, krijon bindjen për trupin gjykues, se po shqyrtojnë një kriminel, tashmë të dënuar me 25 vite burgim. Ky paragjykim ka shërbyer si pikë referimi, për refuzimin e plotë të ankimit në tërësinë e tij dhe veçanërisht, rrëzimin e një pjese shumë të ndjeshme të juridiksionit të Gjykatës, që është prezumimi i pafajësisë.
?Duke marrë parasysh përmbledhtazi se, është vërtetuar se Dhoma 4 e Gjykatës Suaj ka kryer në mënyrë të dukshme një gabim material; Se, ky gabim material ka pasur pasoja të rënda në atë që është baza e shumë pohimeve të pasakta, se ankuesi kishte precedentë të rëndë dhe se, nuk kishte shteruar të gjithë rrugët e brendshme të ankimit. Se, këto pohime të pasakta, për të cilat ankuesi nuk kishte dijeni dhe për të cilat nuk mund të jetë përgjegjës, kanë çuar në një vendim papranueshmërie?, vijon ankimi me urgjencë.
Po kështu, Gjykata i ka dhënë të drejtë ish Prokurorit të Përgjithshëm Theodhori Sollaku, i cili kërkonte ekstradimin e Arapit në vitin 2003, duke ia “prezantuar Belgjikës si fajtor, përpara se, ai të gjykohej”, siç përmendet në ankesën e 2007, dhe ngjashëm edhe për deklaratat akuzuese të politikanëve shqiptarë, të përmendur në të njëjtin dokument si, ish Kryeministri Sali Berisha dhe Presidenti aktual, Bujar Nishani, në cilësinë e ish-zëdhënësit të Partisë Demokratike në vitin 2006.
? … Gjykata nuk konsideron se, formulimi i kërkesës për ekstradim i datës 30 tetor 2003, ka qenë e barasvlershme me një shkelje të prezumimit të pafajësisë. Thelbi i kërkesës për ekstradimin në fjalë, lidhet me akuzat mbi krimet mbi të cilat aplikanti ishte kryesisht i dyshuar. Kërkesa për ekstradim nuk përbën një gjetje fajësie në lidhje me ankimuesin, por vetëm përshkruan një gjendje të dyshimit. Përdorimi i fjalës ?i dënuar? i referohet krimeve të mëparshme të kryera, për të cilat ai ka qenë i dënuar. (shih paragrafin 2 sipër që i referohet dënimit të ankimuesit për vrasje). Në këto rrethana, kjo ankesë duhet të shpallet e papranueshme, si e pabazuar ne pajtim me nenin 35 § 3 (a) dhe 4 të Konventës?, thuhet në vendimin e GJEDN
Jurisprudenca e Strasburgut parashikon rishqyrtim vetëm për gjykimet (arrêt) dhe jo për vendimet (décision) e dhëna. Në pamundësi për të dhënë një deklaratë publike, pas insistimit të Top Channel, zyra e shtypit e gjykatës së Strasburgut mundi të konfirmonte vetëm se ?përfaqësuesi ligjor i ankuesit në këtë çështje, ka marrë kontakt me Gjykatën”.
I akuzuar dhe dënuar me burgim të përjetshëm nga autoritetet shqiptare për vrasjen e shoferit të Prokurorit të Përgjithshëm Theodhori Sollaku, Brukseli refuzoi ekstradimin e Altin Arapit me një vendim ku, ndër të tjera akuzon autoritetet shqiptare se, kanë tentuar të manipulojnë dhe përdorin policinë belge. I njohur si refugjat politik në Belgjikë, Altin Arapi akuzohet gjithashtu që prej vitit 1996 edhe si pjesëtar i grupit të ashtuquajtur ?Hakmarrja për Drejtësi? që pret të shqyrtohet nga Gjykata e Lartë.
Një 52-vjeçar ka përfunduar në prangat e Policisë së Krujës,...
Agjentë të policisë së Lezhës, pas informacioneve të mbledhu...
Një sasi prej 320 kilogramë lëndë narkotike e llojit kanabis...
Nga një vend që “prodhojmë” azilkërkues në vendet e Bashkimi...
Në pasditen e së premtes ka ndodhur një ngjarje tragjike në ...
Eurostat ka publikuar këtë të premte shifrat zyrtare të numr...
Kurora e gjelbër e Kalasë së Krujës është përfshirë nga zjar...
Varfëria dhe zhgënjimi i detyrojnë shqiptarët drejt Gjermani...
Gjykata e Apelit në Tiranë lë në fuqi vendimin e shkallës së...
Policia e Kurbinit ka arrestuar shtetasin Agron Nokaj, 48 v...
Kontrolli i Lartë i Shtetit, ka kryer auditimin në Degën e D...
Prokuroria e Tiranës kërkon 3 vite burg për për Vladimir Gju...
Efektivët e Policisë së Gjirokastrës kanë arrestuar shtetasi...
Një person ka gjetur vdekjen si pasojë e një aksidentit të r...
Një 23-vjeçar nga Tiranë ka rrëmbyer dhe ka mbajtur të fsheh...
Dy shtetas shqiptarë dhe një italian, janë ekstraduar ditën ...
Organizata ekstremiste e Shtetit Islamik ka kërcënuar sërish...
Një shtetas shqiptar në Itali, pa leje të rregullt qëndrimi,...
I dënuari i përjetshëm si kreu i bandës së Lushnjes, Alfred ...
Policia e Tiranës ka arrestuar një 22-vjeçare, e cila akuzoh...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...