web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vrasjet dhe pushteti/Ahmet Zogu ne syte e historianeve ruse

13 Shtator 2015, 07:40, Aktualitet CNA

Historiania ruse, Nina Smirnova, në librin e saj ?Historia e Shqipërisë përgjatë shekullit të 20-të?, rrëfen se si Ahmet Zogu eliminoi Bajram Currin dhe Luigj Gurakuqin, të cilëve u frikësohej për dobësimin e pozitave dhe rënies së tij nga pushteti. Nina Smirnova rrëfen se si Ahmet Zogu i përndoqi dhe i vrau kundërshtarët e tij politikë, si e vetmja mënyrë për të ruajtur pushtetin. ?I gjithë pushteti politik dhe ushtarak ndodhej në duart e kolonelit Ahmet Zogu, komandant i përgjithshëm i operacionit.

Hapat e parë, të ndërmarrë prej tij, ishin spastrimi i apararit shtetëror dhe shtypja e opozitës. Çetat e armatosura që erdhën bashkë me ta nga Jugosllavia, kryenin me egërsi thjesht funksione policeske. Rrezikun kryesor Zogu e priste nga Bajram Curri, që nuk i kish dorëzuar armët dhe që ish larguar me çetën e tij në Veri të vendit në malet e Dragobisë. Atje, ky burrë, një prej heronjve më të njohur popullorë, gjeti vdekjen më 25 mars të 1925, i ndjekur nga agjentët, të cilët kishin qenë dikur bashkëpunëstorë të tij në Partinë Popullore?, thotë në libër Smirnova. Të njëjtin fati pati edhe Gurakuqi, i cili u vra në Itali. ?Jo shumë kohë pas kësaj, më 2 mars, në Bari u vra Luigj Gurakuqi, bashkëpunëtori më i ngushtë i Fan Nolit?, thuhet në libër.

Smirnova thotë se Zogu eliminoi kundërshtarit e tij dhe në kabinetin e ri u futën gjithë bashkëpunëtorët e tij. ?Më 6 janar 1925, kabineti i Iljaz Vrionit ia la vendin një tjetri, me Zogun kryetar dhe ministër i Punëve të Brendshme. Në kabinetin e ri, hynë bashkëpunëtorët e ngushtë të Zogut: Koço Kota, ministër i Ekonomisë dhe Mufit Libohova, që mori portofolin e ministrit të Drejtësisë, Financave dhe të zv.ministrit të Punëve të Jashtme?, thotë Smirnova.

Ahmet Zogu, bashkë me bashkëpunëtorët e tij, përgatiti Kushtetutën, ku tashmë njihej republika. ?Më 15 janar, në Tiranë u mblodhën anëtarët e Parlamentit, besnikë të Zogut. Pas 6 ditësh nga çelja e seancës, të cilësuar Asamble, u shpall me solemnitet republika dhe u zgjodh komisioni për përgatitjen e Kushtetutës, ?nën drejtimin e Presidentit??, thuhet në libër.

Kjo Kushtetutë u bë me qëllimin e vetëm për të shpallur Zogun President. ?Nenet e saj të para, deputetët i miratuan qysh pas ditës së dy-tri ditësh nga çelja e seancës, çka krijoi bazën për zgjedhjen e Zogut president, që ndërkohë ishte dhe kryeministër i qeverisë, ministër i Jashtëm dhe komandant i përgjithshëm i ushtrisë. Ai u bë kështu presidenti më i ri në Europë, atëherë ai sapo kishte mbushur të 30-tat. Zogu synonte që, sa të ishte e mundur më parë, të ligjëronte kthimin e tij në pushtet prej qeverive europiane dhe në radhë të parë, prej shteteve fqinjë me Shqipërinë, Italisë dhe Jugosllavisë?, thuhet në libër.

Ahmet Zogu, i cili shquhej për dinakërinë e tij, u përpoq të vendoste lidhje të forta dhe të mira me italinë fashiste, për të siguruar mbështetje dhe për të larguar qeverinë e Nolit. Kështu, ai realizoi një takim me ambsadorin italian. Në këto kushte, nisin përpjekjet e para të Zogut për të marrë pushtetin. ?Qysh më tre janar të 1925, ai u takua në Durrës me ambasadorin italian, markezin Karlo Duraco. Duke hequr qafe qeverinë bolshevike të Fan Nolit, Zogu shpresonte për një normalizim të marrëdhënieve diplomatike me Italinë, të cilës ai i premtoi dhënien e përparësisë në fushën ekonomike. Presidenti njoftoi gjithashtu për synimet e tij për të shkrirë ushtrinë, ndërsa për mbajtjen e rregullit të brendshëm të riorganizonte të gjitha forcat e armatosura në një korpus të vetëm xhandarmërie të përgatitur ushtarakisht e të disiplinuar, me rreth 3500 vetë?, thuhet në libër. Sipas Smirnovës, Zogut nuk i besohej kollaj. Kështu, Duraco dhe Musolini nuk u nxituan të vepronin në bazë të premtit që u kishte bërë mbreti i vetëshpallur i shqiptarëve. ??Kush e njeh Zogun siç e njoh unë?, u shkruante Duraco në Romë Musolinit në përshkrimin përmbyllës të bisedës, ai nuk mund t?i besojë asnjë fjalë dhe asnjë premtimi të tij?. Dhe premtoi ai gjithashtu në fund të takimit, se po mundohej të çlirohej ndërkohë nga detyrimet e tij ndaj Beogradit…Musolini u kundërpërgjigj praktikisht duke dhënë udhëzimin që të mos shpejtohehsin për ta njohur dhe të mos tejkalonin të tjerët?, rrëfen Smirnova.   – See more at: http://www.sot.com.al/politike/historiania-ruse-ja-si-i-eliminoi-zogu-bajram-currin-dhe-luigj-gurakuqin-%C3%A7far%C3%AB-mendonin-t%C3%AB#sthash.LeLoUUv1.dpuf





Lajmet e fundit nga