200 VIP-at e 2014-s: Pasqyra e ekonomisë skandaloze shqiptare
Renditja e 200 kompanive më të mëdha në vend sipas xhiros në...
Postriba erdhi si rrjedhojë e terrorit të ushtruar në Shkodër nga banditët e Mehmet Shehut, të cilët e konsideruan pushtim futjen në Shkodër. Kryengritësit sulmuan garnizonet e cubave të Mehmetit dhe burgun e qytetit, ku mbaheshin me qindra qytetarë të thjeshtë, nëpunës, klerikë, tregtarë. Shtypja e kryengritjes ka qenë një mizori e pashoqe, ku nuk u kursye askush. Forcat qeveritare u udhëhoqën nga parimi i tokës së djegur, e cila është tokë e vdekur. Duke mbjellë llahtarën në Postribë u dha një mësim për të gjithë shqiptarët që nuk i donin komunistët, si në Gegni, ashtu dhe në Toskëri.
Për këtë ngjarje ka nisur të flitet pas vitit 1990. Ka shkrime publicistike, studime historike, por logjikisht ka patur njerëz brenda së djathtës që kërkonin nektar ideologjik tek kjo ngjarje. Ka qenë e kuptueshme që edhe brenda së djathtës të mos kishte shumë entuziazëm për kujtesën historike të Postribës, pasi pas viteve ?90 rezistenca antikomuniste u kthye në një front ku me të drejtë nuk u përjashtuan as njerëz që e mëkuan desidencën e tyre brenda Partisë së Punës apo institucioneve të kohës. Ata që duan të bëjnë diversion me këtë fakt nuk më bindin shumë, sepse, tek e fundit, e djathta u detyrohet këtyre njerëzve që nuk e lanë të vdiste, pasi luftëtarët e parë, ata të vërtetët, të mirëformuarit, u vranë, u syrgjynosën, ndërsa pinjollët e tyre u rritën përgjithësisht nën torturë, në skamje të madhe, të pashkolluar, në kampet e internimit. Por Postriba është një ngjarje që nuk e ofron këtë lloj kompromisi, ndaj dhe nuk u preferua nga antikomunistët e rinj, të cilët u formuan mes ideologjisë marksiste dhe librave klandestinë.
Për Partinë Demokratike, Postriba u kthye në qendër frymëzimi me Jozefina Topallin, e cila shihte në këtë ngjarje mundësinë e rikthimit në pushtet, pasi përmbysja e marsit ?97 konsiderohej marrje e pushtetit me dhunë nga pinjollët e komunistëve. U bë zakon që sa herë zonja në fjalë dhe të tjerë kërkonin të jepnin mesazhe armiqësore ndaj së majtës ish-komuniste, organizoheshin tubime në Postribë, të ngjashme me takimet e Enver Hoxhës në veri pas shtypjes së vetë kryengritjes.
I fundit që u shfaq në këtë anë ishte Lulëzim Basha, ose Luli, siç e thërriste gjindja para dy ditësh në Postribë. Ai u përbetua që ditët e e qeverisë po i numëronte, ndaj bëri thirrje për përmbysje të saj dhe të pushtetit të komunistëve të rinj. Pastaj iku. Shkoi pa e besuar rrezik dhe vetë se e bëri efektin emocional që shkakton një frymë rezistence.
Nuk është keq të shkosh në Postribë, por është kot të nisesh nëse nuk ke dijeni për ngjarjen, nëse nuk njeh protagonistët, nëse nuk lexon të paktën ?Rrno për me tregue?. Nuk ia vlen të shkosh sa për të treguar që tani Jozefina është histori e së shkuarës, kështu që kryengritja e Postribës ka ndërruar pronar, i cili, me thënë të drejtën, stonoi sërish edhe në livadhin e përmendores. /tesheshi.com/
Renditja e 200 kompanive më të mëdha në vend sipas xhiros në...
Nga Zyra Qendrore Interpol Tirana u bë ekstradimi nga Greqia...
Edhe mediat greke i kanë kushtuar vëmendje raportit të OSBE-...
Letra e kryeministrit Edi Rama drejtuar ministrave, ka revol...
Në dhjetor të vitit 2004 me dy bashkëpunëtorë të tjerë, kur ...
Teksa çështja e dekriminalizimit të shtetit shqiptar, falë p...
– See more at: http://www.sot.com.al/politike/shtypi-i-dit...
Ikje përmes kushtrimeve, kështu mund të thuhet ndryshe për i...
Kur Konstantini I vendosi që të ngrinte Kostandinopojën në v...
Policia italiane ka arrestuar dy shqiptarë, pasi bënin pjesë...
Kryeministri Edi Rama është takuar me homologun e tij të lan...
Kryeministri i Hungarisë ka njoftuar se njerëzit që do të hy...
Policia Rrugore e Tiranës ka arrestuar shtetasin Raimond Ci...
Ka dyshime të forta se kompania Bankers ka fshehur të ardhur...
Ish-Deputeti socialist Arben Ndoka ka reaguar pas kallëzimit...
Ish-Ministri i Financave, Ridvan Bode është shprehur se qyte...
Përdoruesit e rrjeteve sociale kanë gjetur një mënyrë për të...
Shirat e djeshëm dhe rrëshqitjet e dheut kanë shkaktuar bllo...
Një video konspirative e shpërndarë nga një deputeti italian...
Shtetet e Bashkuara po shënojnë 14 vjetorin e sulmeve terror...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Garda Revolucionare i Iranit, ka paralajmëruar të gjitha a...
Trashëgimtarët e ish-kryeministrit italian, Silvio Berlusc...
Sipas një studimi të ri të madh, disa pjesë të Evropës po ...
Vetëm katër vende të BE-së e kanë zbatuar Direktivën e BE-...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...