Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Teksa çështja e dekriminalizimit të shtetit shqiptar, falë presionit të madh të Perëndimit, pritet të dominojë këtë sesion të ri parlamentar, ngrihen të tjera dyshime dhe pikëpyetje rreth ekspozimit të fortë të ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, ndaj botës së krimit. Roli i paqartë dhe kompromentues i ministrit të Brendshëm në linjat e trafikut të drogës me avion, skaf dhe mjete të tjera, nuk është më tashmë një çështje kombëtare, por një problem rajonal, madje ndërkombëtar. Akuzat e ish-shefit të antidrogës Dritan Zagani, ndër më të rënda në histori, në adresë të ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, kanë bërë jehonë edhe në gazetën me të madhe italiane ?Corriere Della Sera?. Zagani ka deklaruar se makina e ministrit të Brendshëm është përdorur nga trafikantët e drogës, ndërsa me skafin e ministrit është transportuar drogë drejt Italisë.
Në seancën e parafundit plenare, ministri Tahiri ngriti një alibi të fortë sa i takon akuzës për përdorimin e makinës së tij Audi A8 me targë AA003GB nga trafikantët. Ministri e pranoi se makina e tij mund të jetë përdorur nga njerëz të ndryshëm, por ai tha se makinën e kishte shitur. Po si qëndron e vërteta? Kur e ka shitur makinën e ministri i Brendshëm? A ka qenë shitje fiktive? Në një kohë kur ministri thotë se e ka shitur makinën në vitin 2013, pse në vitin 2014, makina rezulton në emër të tij, sipas shefit të antidrogës? A ka qenë në dijeni ministri se emri i tij është përdorur nga trafikantët për të çarë gardhet policore? Alibia e ministrit duket se ka zgjatur vetëm pak ditë. Në deklaratën e tij të pasurisë, dorëzuar pranë Inspektoriatit të Deklamimit dhe Kontrollit të Pasurive, ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, deklaron se makinën Audi A8 e ka shitur në muajin nëntor të vitit 2013, për një defekt mekanik. ?Shitje e makinës Audi A8, viti 2008 (në muajin nëntor 2013 pas një defekti mekanik) me vlerë 1 milion lekë?, thotë ministri në deklaratën e pasurisë.
Bie alibia e Tahirit
Ministri i Brendshëm thotë se e ka shitur makinën e tij në nëntor të vitit 2013, për shkak të një defekti mekanik, për 10 milionë lekë. Këtë deklaratë Tahiri e bëri për të hedhur poshtë akuzën se trafikantët kanë përdorur makinën e tij. Por, nga dokumentet dhe të dhënat rezulton se makina e ministrit Tahiri është përdorur nga njerëz të ndryshëm dy muaj para shitjes fiktive. Vetura është përdorur që në muajin shtator të 2013, pra dy muaj para se ministri deklaron shitjen. Kështu rezulton se makina e ministrit me targë AA003GB, më datën 5.9.2013 është përdorur nga Emiljano Pirro Habilaj, më datën 18.1 është përdorur nga Moisi Ciko Habilaj, më datën 28.7.2014 është përdorur nga Artan Ciko Habilaj, më datën 12.6.2014 nga Zenebe Brahim Habilaj, më datën 30.10.2014 nga Saimir Bashkim Tahiri, më datën 1.5.2014 nga Fatlinda Urhan Tahiri, më datën 29.1.2014 nga Bashkim Lutfi Tahiri. Të gjitha lëvizjet janë bërë jashtë shtetit. Nuk dihet nëse kryeprokurori Llalla do t?i ketë parasysh këto fakte.
Dyshimet
Ka dyshime të forta se ministrit i Brendshëm nuk e ka shitur fare Audin A8. Shitja mund të jetë fiktive, pasi personat që e kanë përdorur makinën, kanë pasur interes që vetura të rezultojë në emër të ministrit, pasi në këtë mënyrë mund të thyenin lehtësisht çdo kontroll policor. Megjithëse të vërtetën mund ta sqarojë vetëm prokurori. Shefi i antidrogës Dritan Zagani, në dëshminë e tij, pretendon se ministrit i Brendshëm nuk e ka shitur makinën. Ai thotë se në prill të vitit 2014, makina ka qenë në emër të ministrit të Brendshëm. ?Në muajin prill të vitit 2014, para se të më arrestonin. Mjetin e ministrit tim e përdornin këta shtetas trafikant në Vlorë, deri atëherë se dija për këtë makinë, por kur pashë A. D që u fut në makinë doja të verifikoja kush ishte ky mjet me kë u fut. Kur më doli emri i ministrit u shtanga. Në moment pa e hequr nga sistemi thërrita shefin e sektorit z. Skënder dhe i tregoj shiko çfarë ka e kam verifikuar dhe në këtë makinë hyri subjekti. Ai më tha se këtë makinë e mbajnë ata kushërinjtë e ministrit në Vlorë. Dhe më përmendi vëllezërit H. Madje këtë makinë më tha se para 10 ditëve i njëjti mjet ishte ndaluar në aksin Gjirokastër Levan për kontroll dhe ata nuk kanë ndaluar, nuk kanë pranuar të kontrollohen?, ka deklaruar Zagani.
– See more at: http://www.sot.com.al/politike/shtypi-i-dit...
Ikje përmes kushtrimeve, kështu mund të thuhet ndryshe për i...
Kur Konstantini I vendosi që të ngrinte Kostandinopojën në v...
Policia italiane ka arrestuar dy shqiptarë, pasi bënin pjesë...
Kryeministri Edi Rama është takuar me homologun e tij të lan...
Kryeministri i Hungarisë ka njoftuar se njerëzit që do të hy...
Policia Rrugore e Tiranës ka arrestuar shtetasin Raimond Ci...
Ka dyshime të forta se kompania Bankers ka fshehur të ardhur...
Ish-Deputeti socialist Arben Ndoka ka reaguar pas kallëzimit...
Ish-Ministri i Financave, Ridvan Bode është shprehur se qyte...
Përdoruesit e rrjeteve sociale kanë gjetur një mënyrë për të...
Shirat e djeshëm dhe rrëshqitjet e dheut kanë shkaktuar bllo...
Një video konspirative e shpërndarë nga një deputeti italian...
Shtetet e Bashkuara po shënojnë 14 vjetorin e sulmeve terror...
Stacioni kryesor i trenave në Washington është përfshirë nga...
Ngjarjet që u shpalosën në qiejt mbi një zonë rurale të Pens...
Shqipëria duhet të forcojë masat për frenimin e azilkërkuesv...
Inspektorët e tatimeve në Vlorë kanë sekuestruar një sasi të...
Nga Zyra Qendrore Interpol Tirana u be e mundur ekstradimi n...
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka sqaruar publikun lidhur me ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...