web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Pirro Kapurani, cironka apo peshkaqeni i raportit të OSBE-së

12 Shtator 2015, 18:43, Aktualitet CNA

Një raport konfidencial i OSBE publikuar nga portal lapsi.al ka përfshirë shumë politikanë në një listë që flet për korrupsion, lidhje me krimin, trafiqe dhe të tjera informacione që më shumë sesa të tilla, janë akuza mjaft të rënda për klasën politike.

Një pjesë e tyre janë përmendur edhe në media por jo në formën dhe mënyrën e raportit. Një nga emrat e përfshirë ishte dhe deputeti i LSI-së në Qarkun Korçë, Pirro Kapurani. Një nga të shumtët deputetë, që pozicionin në parlament e ka për të ngrohur karrigen. Mandati kuptohet shërben për dicka krejt tjetër. Mandati shërben për pushtet dhe shërbime të tjera që sjellin përfitime. Një mandat i vetem i shërben Pirro Kapuranit për të ndërtuar stanet e tij në Korçë. Stanë jo nga ato me një gardh, aspak të tilla. Ai ka emëruar drejtorin e tatimeve, doganës, pyjorës, burgut, postës, bujqësisë, hipotekës, arsim e me rradhë pjesë të tjera në administratën e bashkisë dhe në cdo institucion. Të gjithë falen dhe kolliten tek ai.

Një mandat në vitin 2013, për një individ që duhet thënë se mblodhi jo pak vota. Pirro Kapurani në krye të listës LSI, mori jo pak por mbi 14 mijë vota, nga të cilat 9 mijë vetëm në rrethin e Pogradecit. Në këto zgjedhje pra 2015, LSI mori gati 27 mijë vota, humbi Pogradecin dhe fitoi në Kolonjë, por në fakt në Korçë strukturat e saj punuan kundër kandidatit socialist Sotiraq Filo, ky i fundit ka disa mijë vota më pak se koalicioni dhe janë pikërisht votat e LSI-së. Pra rezultati tregon lehtësisht sesi institucionet kanë shërbyer për forcimin e stanit të tij.

Në disa shkrime të mëparshme kam hedhur dritë mbi disa problematika me emërimet e LSI-së në Korçë, duke sjellë rast pas rasti edhe faktet. Këto flasin për Postën, Burgun e Drenovës, Pyjoren, Tatimet dhe gjithcka flitet në Korçë. Duke dalë përtej fjalëve të qytetit edhe me disa denoncime të bëra në portal, në emisionin Fiks Fare, por edhe duke ndjekur dhe investiguar atë çfarë ndodh vërtet në administratën e Korçës.

“Pirro Kapurani (LSI): I përfshirë në industrinë fasone dhe atë të ndërtimit dhe është pronari i hotelit më të madh në Korçë. Thuhet se ai milionat e para i bëri nga tregtia e paligjshme e arit”, shkruhet në raport.

Nuk fola për tregëti floriri apo te tjera fakte që ndoshta veç OSBE, mund ti dinë agjensitë e huaja të investigimit. Por nuk fola as për qindara puntorë që dje punonin si skllevër për një copë bukë, as sesi ky individ apo rrethi i tij familjar u pasurua në këto vite demokraci. Aspak nuk fola për karburante, viza dhe kandestinë, fabrika, investime miliona euro, etj si këto, por shkruajta dhe denoncova ate që dukej sot.

Tashmë OSBE nxjer një raport ku nuk thotë asgjë nga ato të publikuara deri sot, shprehet vjen nga mediat, në fakt është një detaj që mediat se kanë shkruar kurrë tregëtinë e floririt të Pirro Kapuranit.

Shkruajta aktualitetin, pasi atë e sheh dhe e dëgjon, e ndjen stanin e Pirros në Korçë kudo. Atje ska parti, atje ska LSI, atje ska ideal. Atje ka stan të Pirros dhe pazar. Po të flisja ato çfarë dëgjon nga njerzit në Korçë, raporti i OSBE do ishte qesharak, por tani ai është fakt. OSBE nuk thotë ato që njerzit i dine dhe i prekin në Korçë. Tashmë ky raport duhet të jetë indicia. Po, një fakt që prokuroria duhet ta hetojë. Jo thjesht dhe vetëm se e ka thënë OSBE, por të hetojë dhe kontrrollojë pasuritë e këtyre personave që pasi abuzuan me taksa e tatime 25 vjet, tani janë edhe deputetë dhe ndërtojnë stane politike, ndajnë torta pushteti. Ndoshta pasuria e tyre i çon deputetë, por analfabetizmi i diskrediton.

Prokuroria duhet të hetojë këto pasuri dhe çdo informacion tjetër, ato që deklarohen dhe ato që nuk deklarohen, pronat, bizneset, taksat e paguara dhe të papaguara, çdo lloj kapitali që këta individë kanë krijuar dhe të sqarohet cdo burim i tyre. Këtu më pas prokuroria do i tregojë OSBE-së se raporti i saj në disa pika dhe për disa individë ku përfshihet dhe Pirro Kapurani është krejtësisht banal, pasi peshkaqeni i korrupsionit nuk mund të shitet për cironkë e ujrave të turbullta qoftë edhe nga OSBE-ja.

Elvi Fundo





Lajmet e fundit nga