web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Një shqiptar zbulon rafinerinë e heroinës në Itali

13 Shtator 2015, 11:25, Aktualitet CNA

Policia italiane zbuloi një laborator të përpunimit të heroinës në Padova. Rafineria ishte ndërtuar brenda një shtëpie. Në të kryhej përpunimi dhe paketimi i heroinës. Një presë, 11 kilogram heroinë, disa qindra mijëra euro dhe rreth 70 kilogram marijuanë u sekuestruan në apartamentin që gjendej në Campdarsego. Policia tha se laboratori i drogë u zbulua pas arrestimit të një shqiptari me gjysmë kilogrami heroinë. Policia i gjeti atij edhe çelësin e apartamentit ku kishte ngritur laboratorin. Dyshohet se në bashkëpunim me persona të tjerë ai e siguronte heroinën në Shqipëri, e përpunonte dhe e shiste tek shpërndarësit në Padova.





Lajmet e fundit nga