web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Maqedoni / Rreth 7600 emigrantë kanë hyrë në vend për 12 orë

11 Shtator 2015, 12:49, Kosova & Bota CNA

Maqedonia ka përjetuar një valë të re të emigrantëve.

Rreth 7 600 emigrantë kanë hyrë në Maqedoni gjatë 12 orëve.

Një rekord që prej fillimit të krizës së imigracionit, deklaroi një zyrtar i OKB-së.

?Rreth 7 600 imigrantë, veçanërisht nga Siria, kanë hyrë në Maqedoni nga ora 18:00 (16:00 GMT) e ditës së djeshme deri në orën 06:00 (04:00 GMT) të mëngjesit të sotëm?, konfirmoi Alexandra Krause, e ngarkuar me komunikacionin në Komisaritin e Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR).

?Ne kemi informacione nga kolegët tanë grekë, sipas të cilave shumë imigrantë vazhdojnë të dynden në bordet e autobusëve drejt kufirit maqedonas?, shtoi ajo.

Që prej sot në mëngjes, emigrantët, mes të cilëve refugjatët e arratisur nga konfliktet në Lindjen e Mesme, mbërrijnë në Maqedoni me një ritëm prej rreth 500 në orë?, sipas humanitarëve dhe gazetarëve.

 





Lajmet e fundit nga