Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta akuzohet se rekomandoi Kastriot Ismailajn si ?njeriun e tij të besuar? për mbledhjen e borxheve të vjetra për llogari të CEZ Shpërndarje; kontratë që i kushtoi 4.5 milionë euro kompanisë dhe është nën hetim si skemë mashtrimi nga prokuroria shqiptare.
Sipas Jozef Hejsek, ish-shefit ekzekutiv të CEZ Shpërndarje, Ismailaj u trajtua si ?kandidati? i qeverisë shqiptare për mbledhjen e borxheve të vjetra, pasi u prezantua si aleati i ngushtë i ministrit të punëve të jashtme, Meta dhe i ish-kryeministrit Berisha nga ambasadori shqiptar i asaj kohe në Pragë, Qazim Tepshi.
Dëshmia e Jozef Hejsek, një kopje e së cilës është siguruar nga BIRN, është dhënë më 26 tetor 2014 në Pragë për llogari të avokatëve të studios ligjore të OSHEE-së, Clifford Chance. [Kliko këtu për të shkarkuar dokumentin]
Ajo konsiderohet një provë ?kyçe? e procesit që po zhvillohet në gjykatën e arbitrazhit në Vjenë, ku kompania e Kastriot Ismailajt, Debt International Advisory, DIA kërkon 130 milionë euro dëmshpërblim për prishjen e kontratës nga OSHEE.
Për të njëjtën marrëveshje, pronari i DIA-s, Kastriot Ismailaj është arrestuar për pastrim parash dhe mashtrim, i dyshuar se ka orkestruar një skemë mashtruese të mbledhjes së borxheve të CEZ në bashkëpunim me Hejsek.
I lënë jashtë hetimit të prokurorisë shqiptare, Hejsek ka pranuar të zbardhë prapaskenat e nënshkrimit të kontratës mes DIA dhe CEZ Shpërndarje, që duket se kishte për qëllim të influenconte në mënyrë të paligjshme politikanët shqiptarë dhe Entin Rregullator të Energjisë Elektrike, ERE.
Paralelisht me dëshminë e Hejsek, Clifford Chance ka paraqitur në gjykatën e arbitrazhit në Vjenë një raport, ku thotë se ?përfitues të parave që DIA mori nga CEZ Shpërndarje ishin politikanë të rëndësishëm shqiptarë, përfshirë një ish-kryeministër i proceduar për korrupsion?.
BIRN argumentoi në një investigim të mëparshëm se kryetari aktual i Kuvendit, Meta është i vetmi kryeministër i proceduar për korrupsion në dy dekadat e fundit.
Meta përjashtoi implikimin e tij në këtë çështje, përmes një deklarate të bërë të hënën në Kuvend si përgjigje për Partinë Demokratike, e cila kërkon dorëheqjen e tij.
Meta u mbrojt me argumentin se zyra ligjore e OSHEE-së, Clifford Chance është përzgjedhur në kohën kur qeveria drejtohej nga kryeministri Berisha dhe se në raportin e saj nuk përmendej emri i tij.
?Shqipëria ka pasur shumë ish-kryeministra, të cilët unë nuk dëshiroj t?i marr nëpër gojë,? tha Meta.
Ismailaj, ?i besuari? i Metës
Në dëshminë e tij për Clifford Chance, Hejsek thotë se borxhi i trashëguar i OSSH-së prej 230 milionë eurosh dhe rreth 200 milionë të tjera në interesa ishte një shtyllë e rëndësishme e vendimit të gjigantit çek, CEZ për të investuar në Shqipëri.
Ai pohon se shitja e paketës së borxhit tek një agjent i jashtëm u pa si alternativë, pasi pala shqiptare insistoi në mundësinë e një kompanie të jashtme, të kontraktuar nga CEZ.
Hejsek shpjegon më tej se çështja e borxhit u diskutua me përfaqësuesit e Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, METE, ndërsa qeveria shqiptare mori përsipër të rekomandonte dikë me njohuri rreth botës së biznesit.
Pas këtyre bisedimeve, ambasadori i Shqipërisë në Pragë, zoti Qazim Tepshi luajti rolin e këshilltarit të qeverisë shqiptare në marrëveshjet me drejtuesit e CEZ.
?Ai e mori këtë rol pas bisedimeve me eprorin e tij, ministrin e Punëve të Jashtme (Zotin Ilir Meta),? dëshmon Hejsek.
?Ai rekomandoi zotin Kastriot Ismailaj për mbledhjen e borxhit dhe e prezantoi atë si aleatin e ngushtë të ministrit të Punëve të Jashtme dhe të kryeministrit Berisha,? shton ai.
Në dëshminë e tij, Hejsek thotë se emri i Ismailajt i është rekomanduar CEZ Shpërndarje në vjeshtën e vitit 2009. Ata janë takuar më pas në Tiranë, në praninë e ambasadorit Tepshi, që sipas Hejsek e prezantoi Ismailajn si ?një person me lidhje të forta? dhe ?njeri i besuar? i ministrit të Jashtëm, Meta.
?Zotin Ismailaj e prezantoi veten si një specialist në mbledhjen e borxheve dhe njohës i politikës dhe biznesit shqiptar. Bashkë me zotin Ismailaj, unë takova gjithashtu edhe zotin Nepravishta, ish-kryetarin e Bordit të Komisionerëve në ERE dhe këshilltarin e tij?,? thotë Hejsek.
Raporti i DIA, një gënjeshtër e madhe
Pasi mori dritën jeshile nga Hejsek, Kastriot Ismailaj ra dakord të paraqiste një projekt për identifikimin e borxhit nga kompania e tij DIA. Hejsek dëshmon se ky raport u prezantua në qershor të vitit 2010 nga Ismailaj, në Tiranë dhe në Pragë.
Sipas zyrës ligjore të OSHEE, kompania e Ismailajt është paguar me 1.48 milionë euro nga CEZ Shpërndarje për këtë raport të pavlerë për identifikimin e borxhit të kompanisë.
Jozef Hejsek kujton në dëshminë e tij se raporti i prezantuar nga Kastriot Ismailaj ishte një ?gënjeshtër e madhe?.
Përpara një audience të përbërë nga menaxherët e CEZ Shpërndarje, anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës dhe të Bordit të CEZ, Ismailaj e prezantoi veten si një biznesmen me lidhje të forta dhe paraqiti në Power Point projektin e tij për mbledhjen e borxhit të vjetër.
?Gënjeu për çdo fakt: për infrastrukturën e mbledhjes së borxhit dhe eksperiencën që ata kishin, për kapacitetin e tyre dhe faktin se kishin zyra kudo nëpër Shqipëri,? kujton Hejsek.
Sipas Clifford Chance, pagesa prej 1.48 milionë eurosh besohet se u përfitua nga DIA për të influencuar një vendim të ERE për uljen e çmimit me të cilin KESH ia shiste energjinë elektrike CEZ Shpërndarje. Ky vendim u mor nga ERE në dhjetor të vitit 2010, pasi DIA ishte paguar 1.48 milionë euro nga CEZ shpërndarje, në tre pagesa prej 485,000 euro për raportin fals të identifikimit të debitorëve.
Vendimi i marrë nga ERE në dhjetor të vitit 2010 ulte çmimin e shitjes së energjisë nga KESH tek CEZ me 27 për qind; nga 2.03 lek në 1.48 lek.
?Dëmi i shkaktuar në kompaninë shtetërore dhe të subvencionuar KESH nga ky vendim arbitrar vlerësohet në më shumë se 30 milionë dollarë,? argumenton Clifford Chance.
Sipas dokumentit të protokolluar nga Clifford Chance në gjykatën e arbitrazhit më 30 qershor 2015; DIA ka përfituar në total 4.5 milionë euro nga CEZ Shpërndarje gjatë një periudhe gati një vjeçare nga Nëntori 2010 deri në Tetor 2011.
Vjeshtën e 2011, Ismailaj pati mosmarrëveshje me bashkëpunëtorët e tij se si do të ndaheshin paratë e përfituara në mënyrë të paligjshme, ndërsa në tetor 2011, CEZ e prishi marrëveshjen me DIA-n.
Pavarësisht manovrave që kishte kryer, Kastriot Ismailaj dorëzoi një padi në gjykatën e arbitrazhit në Vjenë, duke kërkuar 130 milionë euro nga OSHEE për prishjen e kontratës.
Kompania që mbron interesat e shtetit shqiptar në arbitrazh shkruan në raportin e vet se ?skema e Ismailajt mund të ekspozojë rastin më të madh të korrupsionit dhe mashtrimit në Shqipëri?.
Lindita Çela/BIRN
E pse duhet me e prish terezin per kaq gje miku im, ja qendi...
Kryeministrit Rama duket se i ka sosur durimi me ministrat e...
Inflacioni duket se është kthyer sërish në trend rritës duke...
Konferenca 3- ditore e Lutjes për Paqen përmbyllet sot pasdi...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka akuzuar mini...
Inspektorët tatimorë në qytetin e Lushnjes po kryejnë kontro...
Gjykata e lartë ka dhënë masën e “Arrestit me burg” një muaj...
Nga Namir LAPARDHAJADeputeti i PD-se se Beratit, Astrit Veli...
Ambasadori i Amerikës, Donald Lu ka shkuar në kryeministri.K...
Grupet e taks forcës kanë zbarkuar në qytetin e Fierit për t...
...
Seanca për ngjarjen na Lac ku është përfshirë edhe deputeti ...
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me të zgje...
Komisioni Parlamentar i Ekonomisë është mbledhur ditën e sot...
Qeveria ka në plan që të japë me koncesion një lotari të re....
“Zotërinj deputetë, zonja deputete, nëqoftëse ka një gjë që ...
Policia e kryeqytetit ka arrestuar mëngjesin e 7 shtatorit 1...
Në qytetin e Elbasanit janë mbledhur strukturat e qarkut të ...
Deputeti i Partisë Demokratike, Astrit Veliaj, mendon se kre...
Policia italiane ka publikuar fotot e dy shqiptarëve dhe dy ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...