web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Si nisi trafiku i drogës me avionë nga Shqipëria në Itali

8 Shtator 2015, 09:21, Aktualitet CNA

?Zotërinj deputetë, zonja deputete, nëqoftëse ka një gjë që mund të na largojë nga NATO është ajo që po ndodh sot, infrastruktura ushtarake e një ushtrie të NATO-s po përdoret rregullisht për infrastrukturë të transportit të lëndëve narkotike?.

Kjo deklaratë e Arben Imamit, ish ?ministrit të Mbrojtjes në qeverinë Berisha, e bërë me 11 prill të vitit 2014, kur pasardhësja e tij, Mimi Kodheli kishte dërguar një dosje penale në ngarkim të tij në Prokurorinë e Përgjithshme, do të zbulonte për herë të parë publikisht një mënyrë tjetër që grupet e narkotrafikut përdornin për të transportuar drogë nga Shqipëria drejt vendeve të BE-së, kryesisht në Itali.

I pari Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta dhe më pas kryeministri Edi Rama, ironizuan me këtë denoncim të fortë. ?Janë avionët që po bëjnë dezinsektimin në Divjakë?, tha Meta. ?Janë mushkonja që nuk u gjurmuan asnjëherë gjatë pushtetit të Berishës dhe që tashmë po pickojnë opozitën?, shtoi Rama, i cili nuk e fshehu faktin që si rrallëherë i përlqeu gjetja e aleatit Meta.

Edi Rama lëshoi edhe një sfidë ndaj ish ?kryeministrit Sali Berisha, thuajse të pamundur për t?u provuar, duke e përforcuar ironinë e mushkonjave të Divjakës.

?Dhe nëse Ju provoni një, qoftë edhe një nga akuzat tuaja që lidhin mua me trafikun e drogës, unë nuk do të jap thjesht dorëheqjen, por do të zhdukem përgjithmonë nga ky mikrofon dhe nga çdo mikrofon dhe do t?i nënshtrohem çdo lloj ndëshkimi ligjor. Por në të kundërt, atëherë unë nuk kërkoj të njëjtën gjë, të bini dakord që Saliu dhe Jozefina të bashkohem me Ministrinë e Shëndetësisë për të dizifenktuar Divjakën?, do të deklaronte Rama në parlament.

“Zero prova”, do të deklaronte me siguri e krenari ministrja Kodheli në Parlament.

Një muaj më vonë, më 10 maj, një avion me drogë u kap krejt rastësisht në Divjakë. Ai ngeli në rërë kur u ul për të marrë mbi 450 kg marijuanë. Policia ndërhyri pasi u njoftua nga disa qytetarë. Piloti italian Giorgio Riformato dhe shtetasi shqiptar Sajmir Bajrami, u arrestuan. Asnjë i arrestuar tjetër edhe pse dëshmitarë të shumtë folën për disa makina të zeza që kishin parë në pyllin e Divjakës. Edhe Bajrami u ndalua pasi makina e tij Mitsubishi pësoi defekt duke u larguar nga pylli i Divjakës.

Më përpara, më 18 tetor të vitit 2013, një avion i ngjashëm me atë të Riformatos, po me pilot italian, mbeti në plazhin e Ranës së Hedhun, në Rrjoll të Lezhës. Por në atë kohë kjo ngjarje u kalua thjesht si një aksident, një ulje e detyruar e avionit që po shëtiste brigjeve të Adriatikut nga Venecia, Kroacia, Mali i Zi e Shqipëria.

Opozita lëshoi alarmin se avionët e vegjël të drogës po përdornin pistat ushtarke, përfshirë edhe atë të Gjadrit. Të implikuar, sipas saj, ishin drejtues të lartë të qeverisë. Ministria e Mbrojtjes ndërmori një aksion për të vendosur blloqe betoni në Gjadër, Gjirokastër e Korçë.

Por avionët e vegjël mund të ulen edhe në rrugë e lëndina. Ndaj ky aksion i qeverisë, siç u provua më vonë, nuk e ndaloi trafikun e drogës me avionë.

Një intervistë e ish ?shefit të antidrogës së Fierit, Dritan Zagani, e dhënë këto ditë përmban dëshmi tronditëse. Ai thotë se në fund të marsit dhe në fillim të prillit, Shërbimi Informativ i Lushnjës i kishte dhënë informacion të saktë policisë së këtij qytetin se një avion ishte ulur në Divjakë, në një rrugë të vogël fshati dhe ishte ngarkuar me marijuanë.

?U nisëm për në Divjakë ku pa mbërritur është një kthesë një rrugë që të çon në fshatin Adriatik, një lagje me rreth 7-8  apo 10 pallate, një zonë internimesh në kohën e komunizmitdhe deri në buzë të detit shkon asfalti. Nga fshai Adriatik deri në buzë të detit është një rrugë të cilën e matëm me makinë duke zeruar kilometrazhin, 2.7 kilometra, e gjerë sa një korsi autostrade e asfaltuar në mënyrë të shkëlqyer e ngritur disi si pistë. Inpsketori na tha se ky është vendi i dyshuar se është ulur avioni, për këtu thuhet.  Inspektori na tha se kështu thonë të gjithë banorët. Në fund të rrugës ishin disa stalla disa çoban por hezituan të na thonë saktësisht.

Kthehemi në fshat anes rrugës ndalojmë dhe ishin dsisa njerëz që po punonin. Unë qëndrova dhe prita në makinë dhe spo dilja dot, shefi rendit dhe inspektoi vajtën dhe pastaj u afruan te makina dhe këtë që them e kam dëgjuar vetë si bisedë. Ai banori tha se një furiostradë ka bllokuar rrugën këtu, një tjetër në fund të rrugës dhe ajo kryq, fuoristradë e zezë, sa vajti në fund furoistrada e zezë, pamë avionin e bardhë që u ul këtu dhe vajti  deri në gjysëm të rrugës dhe dy fuoristradat ajo në fund dhe kjo në fillim u afruan tek avioni. Të dyja fuoristradat nxorrën kuti kartoni ngjyrë kafe dhe i vunë në avion. Pastraj largohen fuoristradat avioni  siç ishte në gjysëm të rrugës u ngrit dhe iku u largua. Në u habitëm dhe pyetëm , njëri prej atyre në makinë na tha ikni ikni mos u bëni merak, se ishte ambasadori çek dhe donte të dilte për gjah se ktu është zonë gjahu, por kur u ul avioni u dje keq dhe nuk zbriti, kështu që iku.?

Divjaka nuk ishte e vetmja zonë që përdorej nga këta avionë të vegjël. Ish ?Ministri i Mbrojtjes Arben Imami do të bënte një tjetër denoncim në parlament. ?Me 19 mars, në orën 7 të mëngjesit, një avion i bardhë është ulur në rrugën Tepelenë ? Gjirokastër?. Qeveria vijoi t?i mohonte dhe pak muaj pas rrëzimit të avionit të Riformatos ndërmorri ofensivën për të goditur Lazaratin.

Një vit më vonë pas ?rënies? së Lazatit, harta e kultivimit të kanabisit është shtrirë në gjithë vendin.

Avionët e drogës vijojnë të fluturojnë nga Shqipëria në drejtim të Italisë. Zyrtarë të lartë të Policisë së Shtetit rezultojnë të implikuar. Më 26 gusht, një avion i vogël me 130 kilogram marijuanë u kap në Pulja. Ishte nisur nga një rrugë e fshatit Xhelilaj të Vlorës. 14 persona u arrestuan pas një hetimi të Antimafias së Bolonjës. Ajo ia kishte kaluar informacionin edhe Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe Drejtorisë së Krimit të Organizuar në Policinë e Shtetit. Vladimir Zanaj, shefi i burimeve njerëzore në policinë e Vlorës u arrestua. Ai njoftonte grupin kriminal të përbërë nga dy familje vlonjate për të gjitha lëvizjet e policisë. Kishte dalë garant për kultivimin dhe nisjen e avionit. Avioni u gjurmua nga përgjues të Antimafias Italiane. Radarët sekondarë të Shqipërisë nuk e kapën fluturimin, si në rastin e avionit të mbetur në ?Ranën e Hedhun?.

Opozita e drejtoi gishtin nga Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, si person jo vetëm që ka dështuar në luftën kundër bandave të trafikut, por edhe të lidhur me to. Akuzat u shtuan pas dëshmisë së ish ?zyrtarit të lartë të policisë, Dritan Zaganit, që flet për lidhje farefisnore të Tahirit me disa trafikantë në Vlorë. Të lidhur me trafikantët Zagani thotë se janë edhe koka të policisë së shtetit. Policia e konsideroi si sukses goditjen e këtij grupi që vepronte në Vlorë me mbjelljen e plantacioneve të kanabisit dhe në Rimini me shitjen e lëndës narkotike.

Pa kalur dy javë, më 7 shtator (dje) një tjetër avion u kap në Torino. Policia shqiptare nuk kishte as dijeninë më të vogël të këtij operacioni. Policia e Torinos deklaroi se avioni kishte kryer disa rrugë nga Shqipëria në Itali. I regjistruar ishte një transport i datës 1 qershor. Më 1 shtator kishin planifikuar një tjetër rrugë, por ajo dështoi për shkak të një problemi në pistën e Leçes, që trafikantët e përdornin si pistë pushimi të ndërmjetëm të rrugës nga Shqipëria në Torino. I befasuar jo pak nga kapja e avionit, Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, tha në parlament se avioni ishte nisur nga Torino për në Bari. Ai iu referua një raporti të Kuesturës së Torinos. Por raporti përmbante krejt të kundërtën. Ai sqaronte se avioni ishte nisur nga Shqipëria për në Leçe e më pas për në Torino.

Antimafia e Torinos beson se grupi ka të paktën një drejtues të tij në Shqipëri, nuk dihet saktësisht se ku. Ai merret me gjetjen e marijuanës dhe të vendit ku duhet të ulet avioni. Policia shqiptare nuk ka dhënë ende asnjë version për këtë ngjarje. ?Ç?punë ka policia shqiptare??, pyeste dje publikisht Ministri i Brendshëm, i gjendur tashmë nën akuzë nga një ish ?drejtues i antidrogës për lidhje me trafikantët. Radarët e Albkontroll, agjencisë qeveritare që monitoron hapësirën ajrore shqiptare nuk raportuan ndonjë avion të paidentifikuar as këtë herë, si në rastin e 26 gushtit, si dëshmi se avionë të tjerë mund të ulen pa u kapur ndonjëherë nga autoritetet shqiptare. Lapsi.al





Lajmet e fundit nga