Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Në vitin 1984, Presidenti SHBA Ronald Regan, i dhuroi Prof. Isuf Luzajt medaljen më të lartë në fushën e Arsimit Amerikan: ?PROFESOR I AMERIKËS?
Nga Kledian Lula
E ndërsa në jetën publike shqiptare përkujtohen, rivlerësohen e promovohen përditë figura që i kanë dhënë e po i shtojnë kontribute emrit, kulturës e çështjes kombëtare shqiptare, po lihen në harresë të tjera figura kombëtare, të përmasa të mëdha për nga vlerat si personalitete e për nga kontributet ndaj vendit. Një nga këto figura të mëdha, larguar nga jeta 11 vite më parë në Çikago-SHBA, është Prof. Dr. Isuf Luzaj, jeta e të cilit ka katër plane: Kontributi për çështjen kombëtare, ndëshkimi nga komunizmi, nderimi shkencor në SHBA dhe harresa e sotme.
Kujtesën për Prof. Dr. Isuf Luzaj ma nxiti njohja rastësore me një biografi dhe një pasuri të vyer shkencore, letrare, filozofike e letërkëmbimesh, që kjo figurë madhe shqiptare ka patur me personalitete të njohur të botës së asaj kohe. Kjo pasuri historike e shkencore, aktualisht gjendet e ngurosur brenda disa valixheve në familjen dhe të afërmit e tij, të cilët i ruajnë më shumë kujdes. Këto vlera, në fakt e kanë ?nderin? në tjetër vend, por ja që ai vend ku gjenden gjithë figurat e shquara nuk është krijuar akoma për këtë shkencëtar e filozof të përmasave botërore. Isuf Luzaj kishte detyrimin të krijonte vlerat dhe të promovonte denjësisht emrin e shqiptarëve në qendrat më të mëdha shkencore e kulturore të botës, ndërsa shteti shqip
tar, më konkretisht Ministria e Kulturës, Ministria e Arsimit dhe Akademia e Shkencave, kanë detyrën e pashmangshme për ta bërë pjesë publike figurën dhe veprën e tij. Si shkencëtar e filozof nuk ka asnjë ?rrokje? vlerësim zyrtar nga shteti shqiptar deri sot në vitin 2011. Ndërsa Isuf Luzaj ka nderimin e vendlindjes së tij.
Isuf Luzaj u lind në Kaninë të Vlorës më 21 shkurt 1913, vetëm 3 muaj pas ngritjes së Flamurit të Pavarësisë. Pasi mbaroi Gjimnazin e Shtetit në Shkodër, ndoqi studimet e larta në Universitetin e Sorbonës në Paris. Më 7 prill 1939, si shumë shqiptarë të tjerë, bëhet barrikadë në Skelë të Vlorës, duke u ngritur kundër pushtimit fashist. Si delegat i Ballit Kombëtar, në Konferencën e Mukjes në gusht 1943, mbrojti tezën nacionaliste për Kosovën dhe Shqipërinë e bashkuar Etnike, duke luftuar më parimin: ?Në gji e në ballë, me Flamur Kuq e Zi?, siç e citon edhe në një nga librat e tij për periudhën e luftës çlirimtare shqiptare. Në vitet e kësaj lufte, takohet disa herë me Enver Hoxhën. Thirrjes së Enverit për t?u bashkuar me të, Isuf Luzaj i përgjigjet me këto fjalë: ?Jam i sigurt që fitorja sovjetike do të mbulojë Europën Lindore dhe atë Juglindore dhe ju do ta fitoni këtë luftë. Unë nuk kam as frikë dhe as turp, siç thua ti shok i mirë, por nuk bashkohem me ty. Unë nuk kam turp nga ndërgjegjja ime, që nuk beson në ideologjinë Marksiste-Leniniste, si zhvillimi më i mirë i popujve. Besoj në demokraci?.
Në nëntor 1944 detyrohet të lërë atdheun e të marrë udhët e mërgimit. Në fillim në Austri, pastaj në Itali, por atje nuk i shpëtoi dot burgut. Punoi më tepër se 2 vjet, me rekomandim të Sandro Pertinit, me të cilin ishte njohur në Ventotene, në Bibliotekën e Vatikanit, gjatë vuajtjes të dënim-internimit. Në vitet 1946-1950, Stalini i kërkonte qeverisë italiane kthimin në atdhe, për t?iu nënshtruar ?gjyqit të popullit për krime lufte?, ndër të tjerë edhe të 10 shqiptarëve. Sipas dokumenteve, 10 të kërkuarit ishin këta: Shefqet Vërlaci, Mustafa Kruja, Mehdi Frashëri, Mit?hat Frashëri, Gjon Markagjoni, Kolë Bibë Mirakaj, Hasan Dosti, Qazim Mulleti, Faik Quku e Isuf Luzaj. Prof. Isuf Luzaj u ndëshkua nga komunistët, megjithëse kontribuoi dhe e deshi Shqipërinë, më shumë e më ndryshe nga ata. Edhe në kushte të vështira, madje tepër të vështira, Prof. Isuf Luzaj nuk pushon së luftuari për çështjen kombëtare shqiptare. Dëshmi janë një seri dokumentesh historike e letërkëmbime, që Isuf Luzaj ka lënë si gjurmë të formimit shkencor dhe kontributit të tij madhor, disa prej të cilave kanë rezistuar prej kujdesit të bijës së tij, Elizabetës. Mbi këto dokumente gjendet një leëtr-amanet e lënë prej tij: ?Beti, vashë e vetme! Mbaji për kujtim, kur unë nuk do të jem më. Yt atë! Isufi?.
Brenda ?Arkivës Luzaj? gjendet dhe korrespondenca me personalitete të huaja të mirënjohura të botës, si Sharl de Gol, Alcide de Gasperi, Palmiro Toliati, Alessandro Pertini, Stanislav Mikolajçik, gjeneral Anders Vladislav. Pa harruar letërkëmbimin me njerëz të shquar të kulturës e të letrave si Neruda, Borges, Fan Noli. Kalvari i shkencëtarit mërgimtar vazhdon. Në Argjentinë, fati e ndihmoi të bëhet mik i afërt me poetin e madh Jorge Luis Borges. Që nga viti 1965, profesor Isuf Luzaj jetoi në SHBA.
Është dhe mbetet një ndër figurat më të spikatura të kulturës sonë kombëtare. Por çuditërisht, ky gjigant shkencor, kulture, letrash shqipe e kontributesh kombëtare njihet ende pak në Shqipëri. Është paradoks heshtja ndaj vlerave të kësaj figure.
Kryetari i PD per Gjirokastren Roland Bejko denoncon skandal...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ne nje reagim n...
Kreu i keshilltareve demokrate ne Bashkine e Tiranes, Leonar...
Ju do te jeni deputet i grupit parlamentar PS ?Une dy vite m...
Lista zyrtare e zgjedhjeve të vitit 2013 për Partinë Sociali...
Deputeti i Partisë Socialiste, Arben Ndoka ka dorëzuar manda...
Kreu i Kuvendit, Meta në pamundësi për të qetësuar deputetët...
Nga Basir CollakuMinistri i Brendeshem Sajmir Tahiri po me k...
Efektivët e Policisë së Beratit kanë asgjësuar 3010 rrënjë k...
Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri deklaroi në parlament s...
Përcaktohet trupa e gjyqtarëve që do të japë masën e siguris...
Një aksident automobilistik ka ndodhur në zonën e Brrylit, m...
Ish-kryeministri, Sali Berisha ka marrë fjalën në kuvend.Ai ...
Deputeti, Koço Kokëdhima ka marrë fjalën në kuvend.Ai ka aku...
Deputeti i PD, Noka ka akuzuar ministrin, Tahiri për trafiki...
Deputetët e PD janë vendosur përpara foltores ku është duke ...
Ministri Tahiri, ka vazhduar përsëri të flaës në faltoren e ...
Kryeminsitri, Edi Rama është duke diskutuar me bizneset për ...
Pas Palokës fjalën e ka marrë ministri, Tahiri.Ai në fjalën ...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Edi Paloka ka mbajtur fjalë...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...