Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Kryeministrit Rama duket se i ka sosur durimi me ministrat e tij.
Ai iu ka dërguar një letër gjithë ministrave, duke u thënë që janë shkëputur nga realiteti i përditshëm dhe i ka cilësuar arrogantë.
Në letrën e tij Rama shprehet se ministrat kanë humbur kontaktet me bazën dhe me deputetët.
Rama thotë ndër të tjera se orët e entuziazmit të qeverisjes janë zëvendësuar me pasdite turkoshake në kafene, në dreka e darka të gjata.
?E pra mësojeni përpara se të bëhet vonë sepse së shpejti do jetë vonë, që unë nuk bashkëjetoj dot me këtë situatë dhe nuk i honeps dot më reflekset e sjelljeve tuaja mbi njerëzit, që nga shqiptarët e deri tek ndërkombëtarët që kanë nisur të bëjnë humor me ARROGANCEN tuaj!
Dhe nuk i honeps dot më as që porositë e mia në këtë drejtim të merren si pjesë e mërzitshme e të qenit në një klasë ku fjalët e zyshës i merr era.
Kjo qeveri ka vetëm një armik dhe ky armik është turku që jeton brenda secilit prej jush, o mbytuni, o përgatituni për të lënë anijen?, shkruan Rama.
Emaili dërguar ministrave nga Rama:
Qysh në fillim të kësaj aventure të përbashkët dhe në vijim ju kam folur mbase jo aq shpesh sa është dashur, për rrezikun numër 1 që na kërcënon ecurinë e punës sonë; ARROGANCËN. Dhe jam munduar, mbase aq sa ka qenë e mjaftueshme, t?ju sensibilizoj lidhur me faktin se e kundërta e ARROGANCËS, modestia në sjellje dhe sforcoja për të qenë të begenisur me këdo, duke filluar nga marrëdhëniet me njëritjetrin, pastaj me deputetët më tutje, jo për nga rëndësia, me njërëzit e cdo kategorie, është arma e pazëvëndësueshme dhe në luftën e jashtëzakonshme me vështirësitë e këtij vendi, me mërzinë, lodhjen e stresin e njerëzve?
Konstatoj me shqetësim, një shqetësim që ndjej se po kthehet në hidhërim, se po marrim pak nga pak po në mënyrë të pandalshme tiparin e një pushteti arrogant në sjelljen me Tjetrin; e një pushteti njerëzish që po i dorëzohen lehtësisë së reagimit ndaj vështirësive duke e shprehur këtë dorëzim në formën e vet primare që është ARROGANCA, mosvëmendja, paraqendeja, nervozizmi dhe rrjedhja e lirë e marrëdhënieve me Tjetrin, e një pushteti që fatalisht po merr trajtën turkoshake në sjelljen e njerëzve të vet me përfaqësues që jeni ju, secili ju!
Arrogantë me njeri- tjetrin në të gjitha format e shprehjes së këtij tipari gërryes për pushtetin.
Arrogantë me deputetët që janë kush janë dhe si janë, janë baza e pazëvendësueshme për të ngritur punën tonë të përditshme dhe për të realizuar objektivat afatshkrutra, afatmesme dhe afatgjata.
Arrogantë me miletin, përmbledhur në këtë koncept të gjithë pa përjashtim e pa ndryshim kategorish..
Reflektimi i kësaj arrogance ndjehet në raportin me detyrën fatkeqësisht, detyrë qënuk bëhet me pasionin e me këmbënguljen e orëve të parë, po gjithnjë e më shumë me rehatllëkun e orëve të pasdites turke, një lloj zhegu ku kanë filluar të dëgjohen gërrhitje të rehatshme nën zhurmën e mizave.
Ndjehet reflektimi i kësaj arrogance në raportin gjithnjë e më turkoshak me kohën, ku stresit e pagjumësitë së fillimit ia kanë lënë vendin limontia rraskapitëse e lodhjes prej kotësive, drekave, darkave, muhabeteve dhe, ruajna zot, vëmendjes së shtuar për interest e vogla.
A ju ka munduar ndonjëherë pyetja se çbëhet në zyrat e tjera të ministrive ku hyni dhe takoni po ata tre- katër vetë, të cilët janë jashtë prezencës suaj jo lidershipi po gjeneratori më i fuqishëm i arrogancës dhe idiotësisë së verbër të vetëkënaqësisë prej të qenit njerëzit e besuar të ministrit a ministres?
Po pyetja se ç?bëhet më tej, në godinat jashtë barkut të pallatit të pushtetit tuaj, ku horrllëku në sjellje dhe gërryerja e gjithandejme e pushtetit tonë vijon përditë, çdo orë, në çdo raport pune dhe mbi çdo punë për tu bërë e për tu raportuar?
Kë pyesni ju, nëse pyesni, për mënyrën se si ju shohin të tjerët dhe se si dukeni në kryerjen e detyrës suaj.
Pyesni ata që ju gjenden rrotull sa nga meraku i paditur i të afërmve të përhershëm e sa nga pushtetin lokal interesi i strukturuar në skuthllëkun e afrimitetit konjuktural dhe me të cilët merrni nëpër gojë të tjerët, duke filluar nga njeri- tjetrin, duke dhënë mendime të lira e të habitshme në peshën e tyre negative që pastaj marrin dhenë nëpër Shqipëri? Apo pyesni ata që punojnë me ju të cilët janë më të parët që ju bëjnë copë dhe shpesh me të drejtë, kur u qëllon të flasin për mënyrën e drejtimit tuaj në rrethe të ndryshme?
Por më e keqja e të këqijave, që kjo arrogancë merr trajta të turpshme nën ju, përgjatë linjave të piramidës ku shkon duke u zgjeruar baza e sundimit ottoman të arrogancës së pushtetit të vogël të njerëzve të vegjël mbi të tjetër pa dallim.
E pra mësojeni përpara se të bëhet vonë sepse së shpejti do jetë vonë, që unë nuk bashkëjetoj dot me këtë situatë dhe nuk i honeps dot më reflekset e sjelljeve tuaja mbi njerëzit, që nga shqiptarët e deri tek ndërkombëtarët që kanë nisur të bëjnë humor me ARROGANCEN tuaj!
Dhe nuk i honeps dot më as që porositë e mia në këtë drejtim të merren si pjesë e mërzitshme e të qenit në një klasë ku fjalët e zyshës i merr era.
Me siguri që secili apo secila prej jush thotë me vete tani po me mua c?ka ky që më ka futur në letërmarrësit e këtij mesazhi(?), por përpara se të gjeni veten në këto radhe mundohuni të gjeni thelbin e këtij shqetësimi shumë serioz që afekton imazhin, sjelljen dhe performancën e skuadrës sonë, sepse unë nuk shoh asnjërin prej jush si një individ e aq, por secilin prej jush si një lojtar të një skuadre që e kam zgjedhur për të ndryshuar Shqipërinë, duke filluar nga ndryshimi i kulturës së drejtimit, i sjelljes në drejtim, i seriozitetit për gjërat e ?vogla? që në fakt janë gurët e themelit për të bërë të mëdhatë!
Nuk pres përgjigje, por reflektim të thellë përmes një ndryshimi radikal të sjelljes dhe një pastrami të samëshpejtshëm të pasqyrës ku po deformohet dita-ditës profile i qeverisë sonë si rezultat i rënies në batakun e vetëmjaftueshmërisë idiore që i mbyt qeveritë nga brenda; nga brenda zemrtës së cdo ministri; nga brenda trurit të cdo pjesëtari të ekuipazhit drejtimhumbur; nga brenda kabinave të institucioneve që vuajnë peshën e ujit të future në zemër e në tru për së pari!
Merreni këtë mesazh si një S.O.S, jo si një sosje të durimit tij prej ndonjë e disa arsyeve të pathëna më lart sepse të tilla Ju siguroj që nuk ka. Kjo qeveri ka vetëm një armik dhe ku armik është turku që jeton brenda secilit prej jush, o mbytuni, o përgatituni për të lënë anijen!!!
Inflacioni duket se është kthyer sërish në trend rritës duke...
Konferenca 3- ditore e Lutjes për Paqen përmbyllet sot pasdi...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka akuzuar mini...
Inspektorët tatimorë në qytetin e Lushnjes po kryejnë kontro...
Gjykata e lartë ka dhënë masën e “Arrestit me burg” një muaj...
Nga Namir LAPARDHAJADeputeti i PD-se se Beratit, Astrit Veli...
Ambasadori i Amerikës, Donald Lu ka shkuar në kryeministri.K...
Grupet e taks forcës kanë zbarkuar në qytetin e Fierit për t...
...
Seanca për ngjarjen na Lac ku është përfshirë edhe deputeti ...
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me të zgje...
Komisioni Parlamentar i Ekonomisë është mbledhur ditën e sot...
Qeveria ka në plan që të japë me koncesion një lotari të re....
“Zotërinj deputetë, zonja deputete, nëqoftëse ka një gjë që ...
Policia e kryeqytetit ka arrestuar mëngjesin e 7 shtatorit 1...
Në qytetin e Elbasanit janë mbledhur strukturat e qarkut të ...
Deputeti i Partisë Demokratike, Astrit Veliaj, mendon se kre...
Policia italiane ka publikuar fotot e dy shqiptarëve dhe dy ...
Një kamion ka rënë nga urë në Fushë Krujë dhe për pasojë ka...
Policia e Kukësit ka arrestuar shtetasin, Arjan Hallaçi, 31 ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...