web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Familja Cali qe u perplas me deputetin socialist Prenga i drejtohet Ambasades te SHBA-se/ Po pengohet zbardhja e së vërtetës

6 Shtator 2015, 22:13, Aktualitet CNA

Ne nje postim ne rrjetet sociale, Gjon Cali ne emer te familjes i eshte drejtuar Ambasades te SHBA-ve, ne Tirane pas ngjarjes te dy diteve me pare, ku pas perplasjes me deputetin socialist Armando Prenga u plagosen disa persona.

Gjon Cali shkruan:

Ne, familja Cali, detyrohemi t?i drejtohemi Ambasadës Amerikane për të siguruar respektimin e parimeve të paanshmërisë dhe të drejtësisë në procesin penal që përfshin edhe ne si palë.

Kemi punuar si peshkatarë në lagunën Patok për më se tre breza dhe njihemi në të gjithë zonën si njerëz të thjeshtë dhe punëtorë të ndershëm.

Kemi punuar me djersën e ballit, në marrëdhënie të mira me të gjithë komunitetin dhe s?kemi qënë kurrë konfliktualë. Si të tillë kemi respektuar gjithmonë ligjin dhe kemi kërkuar zbatimit të tij.

Për këtë arsye, edhe kur në fillim të këtij viti na u shkel e drejta duke na u mohuar rinovimi i liçensës nëpërmjet një procesi të pandershëm tenderimi nga Ministria e Bujqësisë, i jemi drejtuar organeve të drejtësisë për të gjetur të drejtën tonë të cënuar, pa hapur asnjë konflikt dhe pa menduar për asnjë moment për vetgjyqësi. Firma së cilës iu dha liçensa është rregjistruar në QKR vetëm pak kohë përpara tenderit dhe përfaqësues është vëllai i deputetit të zonës, Armando Prenga.
Nuk kemi patur asnjëherë konflikt me deputetin Prenga, madje edhe padia administrative e ngritur prej nesh drejtohet kundër institucionit që ka lëshuar aktin administrativ dhe jo kundër palës së tretë.

Ne kërkuam ndërhyrjen e forcave të rendit edhe në rastin e konfliktit që nisi dy netë më parë nga deputeti Armando Prenga, vëllai i përfaqësuesit të firmës që iu dha tenderi. Çuditërisht Policia e Kurbinit reagoi vetëm pas kërkesës për ndërhyrje nga Ministria e Brendshme. Pas ardhjes së Policisë në Patok, u drejtuam për në komisariat për të bërë kallzimin dhe më pas për në spital për të marrë ndihmë mjekësore për plagën që Gjok Cali kishte marrë nga goditja e Armando Prengës.

Faktet tregojnë se nga policia nuk u trajtuam si të barabartë para ligjit. Madje u gjendëm papritur në një konflikt pa asnjë mjet mbrojtjeje e të sulmuar me armë nga deputeti Prenga dhe familjarët e tij.
Nisur nga kjo situatë e krijuar dhe nga fakti që autori kryesor i ngjarjes është i veshur me pushtet dhe imunitet politik ne kemi dyshime të forta se po pengohet zbardhja e së vërtetës. Dyshimet tona i përforcon fakti i mosmbrojtjes nga ana e policisë qysh në momentitn që bëhej kallzimi si dhe mosparaqitja e saktë e dinamikës së ngjarjes. Natyrshëm lind pyetja nëse gjithë kjo ishte paaftësi e policisë apo ?indiferencë?, ?heshtje?, ?frikë??

Po krijohet me dashje një mjegullnajë në opinionin publik si pasojë e së cilës mund të mbeten pa përgjigje shumë pyetje, përgjigjet e të cilave i shërbejnë procesit të rregullt ligjor.

Kërkojmë nga organet e drejtësisë që të zbardhë sa më parë çështjen në paanshmëri dhe pa ndikime.





Lajmet e fundit nga