Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Sipas një ligji të ri firmat duhet të ruajnë të dhënat personale të qytetarëve rusë në serverat lokalë. Kritikët kanë frikë se kjo i jep shtetit në dorë një mjet të fortë kontrolli.
Që nga rizgjedhja e presidentit Vladimir Putin në vitin 2012 ligji i fundit është vetëm më i riu në një seri të tërë masash mbikqyrëse të qeverisë. Pas zbulimeve të Edward Snowden-it për spiunazhin e gjerë të shërbimeve sekrete amerikane ligji, sipas autoriteteve ruse, do të ndihmojë për të mbrojtur më mirë të dhënat e qytetarëve rusë.
Por kritikët thonë se ligji do t’ia lehtësojë shtetit rus në rradhë të parë spiunimin e qytetarëve të vet. “Askush nuk i ka kërkuar shtetit të mbrojë të dhënat e qytetarëve rusë, iniciativa erdhi nga qeveria”, thotë gazetari investigativ Andrei Soldatov, i cili ka shkruar shumë për shërbimet e fshehta ruse.
Akses mbi te dhënat nga dera e pasme?
“Ne kemi një sistem mbarëkombëtar të monitorimit të internetit dhe tani kemi një ligj të veçantë. Ai kërkon nga të gjithë ofruesit rusë, që t’u krijojnë shërbimeve sekrete ruse një qasje të drejtpërdrejtë dhe të pakufizuar, nga dera e pasme”, thotë Soldatov për Deutsche Wellen. “Kjo do të thotë që, nëse ofruesit ndërkombëtarë zhvendosin shërbimet e tyre në Rusi, shërbimet ruse të zbulimit kanë qasje të menjëhershme në të dhënat e këtyre platformave globale.”
Këtë mendim ka edhe Laura Reed e organizatës jo-qeveritare ndërkombëtare “Freedom House”. “Freedom House”, me seli Uashington, ka për qëllim të mbështesë demokracitë liberale në mbarë botën. “Ka të dhëna se qeveria ruse përdor mundësitë e saj survejuese kundër aktivistëve të drejtave të njeriut dhe opozitarëve”, thotë Reed për DW.
Deri tani është e paqartë, nëse firmat kanë rënë dakord të transmetonjë të dhënat e qytetarëve rusë në serverat në Rusi. Autoriteti rus i mbikëqyrjes së komunikimit Roskomnadsor ka njoftuar se gjatë këtij viti do të kontrollojë rreth 300 kompani, por në një e-mail për DW ai deklaroi se në mesin e tyre gjenden edhe Google dhe rrjeti social Facebook.
Sistemi i frikësimit
“Qëllimi i këtij ligji nuk është zbatimi i menjëhershëm, por synimi për të patur në dorë një mjet presioni në fushën e internetit dhe mediave sociale”, thotë Soldatov. “Sistemi rus i kontrollit të internetit është për futur frikë.”
Kremlini i ka ftuar firmat për bisedime, thotë Soldatov. “Dhe Kremlini ka patur mjaft sukses. Gjatë dy viteve të fundit, të tri kompanitë e mëdh, Twitter, Facebook dhe Google kanë dërguar përfaqësues të lartë për bisedime sekrete në Moskë.”
Thuhet se Facebook u ka deklaruar autoriteteve ruse se nuk do të veprojë në përputhje me ligjin e ri, ndërsa Google thuhet se ka spostuar disa server në Rusi. Facebook nuk e pranoi kërkesën tonë për të komentuar, ndërsa Google nuk reagoi aspak. Një zëdhënës i Twitter na dërgoi një link në lidhje me një deklaratë të Roskomnadsor me njoftimin se autoriteti i kontrollit nuk i konsideron të dhënat për përdoruesit e Twitterit si informacione personale në sensin e ligjit.
Kjo nuk të habit shumë, thotë Laura Reed e “Freedom House”, “për shkak se Twitter është një kompani, ndaj së cilës qeveria ka bërë dikur presion”. Vetëm vitin e kaluar qeveria ruse vendosi që kushdo, që ka më shumë se 3.000 ndjekës në twitter, duhet të regjistrohet në qeveri me emrin e tij të vërtetë. “Shqetësimi është,” thotë Reed, “se qeveria e zbaton një ligj të tillë në mënyrë selektive.”
“Dialog konstruktiv” me Facebook
Në një intervistë me gazetën ruse të internetit “Lenta” shefi i Roskomnadsor Alexander Sharov konfirmoi së fundi, se ka patur një takim me përfaqësuesit e Twitter dhe Facebook. Ai mohoi megjithatë se Facebook-u ka refuzuar transferimin e të dhënave personale në Rusi.
“Biseda u zhvillua në një atmosferë konstruktive dhe ne presim që Facebook shumë shpejt të realizojë premtimin e tij që të bëjë të ditur një pozicion formal mbi transferimin e të dhënave të klientëve rusë në serverat në Rusi”, u shpreh Roskomnadsor në një e-mail.
Sipas Soldatov ligji është mjaft i paqartë. Për më tepër është e paqartë, se si kompanitë do të dallojnë të dhënat mbi qytetarët rusë nga ato jorusë. Si duhet ta dinë për shembull rrjetet sociale, se dikush me një emër që tingëllon rus, që jeton në Gjermani, është shtetas rus?
Karta bianca për politikanët?
Pas protestave për kthimin e Putinit në postin e presidenit Rusia në nëntor 2012 vendosi një censurë të kontestueshme interneti, që i lejon shtetit të mbyllë faqet e internetit pa vendim gjykate. Javën e kaluar Rusia bllokoi për një kohë të shkurtër qasjen në versionin në gjuhën ruse të Wikipedias, sepse kompania kishte refuzuar të hiqte nga rrjeti diçka lidhur me një drogë. Rusia ka bllokuar edhe qasjen në faqet e internetit të opozitës dhe në blogjet e politikanit tëopozitës, Alexei Navalny.
Dhe gjendja mund të bëhet më e keqe: Në 2016 do të hyjë në fuqi një “ligj i ri për harresën”. Ai do të shkojë përtej legjislacionit përkatës europian, sepse versioni rus nuk përjashton personalitete të jetës publike. “Ekziston shqetësimi që politikanët do ta përdorin këtë si karta bianca për të fshirë informacionin në lidhje me to nga rezultatet e kërkimit”, thotë Laura Reed.
Është e paqartë, nëse dhe kur qeveria do të zbatojë plotësisht ligjin për transferimin e të dhënave në server. Por duket se përpjekja për të frikësuar bën efekt. “Është shumë më e lehtë për të trembur kompanitë se sa mijëra e përdorues”, thotë Soldatov. “Sepse në qoftë se ke të bësh me përdoruesit, duhet të jesh shumë i zhdërvjellët në njohjen e teknologjisë. Te firmat duhet të gjesh vetëm anën e tyre të dobët.” DW
Kërkesa e Prokurorisë për arrestimin e Prengës, do të shqyrt...
Aksioni i nisur në luftën kundër informalitetit duket se nuk...
Kjo kërkeseë vjen për shkak të konsumimit – siç dyshohet, – ...
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka vendosur tab...
Kryeministri, Edi Rama në një reagim te tij në rrjetet socia...
Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të...
Në Elbasan janë sekuestruar 740 kg duhan nga grupet e kontro...
Komisioni Europian, të mërkurën për herë të parë do prezant...
Kreu i Aleancës Kuqezi, Kreshnik Spahiu ka reaguar në lidhj...
Specialistët e Krimit në Komisariatin e Durrësit kanë arrest...
Policia e Fierit ka arrestuar paraditën e sotme 46-vjecarin,...
Efektivët e Policisë së Shtetit në bashkëpunim me OSSHEE-në ...
Partia Demokratike në një deklaratë për media me deputetin, ...
7 persona mbetën të plagosur në Laç pas konfliktit ku u përf...
Kryeredaktori i gazetës Dita, Adrian Thano, shpjegon se pse ...
Prokuroria e Përgjithshme pritet t’i drejtohet sot me një kë...
...
Socialisti Marko Bello mendon se Kryeministri Edi Rama do e ...
Një diktator shqiptar që rrëmben yjet e Hollivudit.Është ky ...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në vetëm pak orë, ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...