web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Panariti vizitë në Ukrainës, takime me zyrtarë të lartë të Administratës

6 Shtator 2015, 10:36, Aktualitet CNA

 

Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Edmond Panariti zhvilloi një vizitë zyrtare  në Rajonin e Kharkivit të Ukrainës.

Ai mori pjesë në forumin ndërkombëtar mbi nismat inovative dhe investuese.

Ministri u takua në një takim zyrtar me guvernatorin e Kharkivi, Igor Rainin dhe zyrtarë të lartë të Administratës qendrore të Ukrainës. Panariti ishte i ftuar i veçantë i panelit plenar të konferencës nga ku mbajti një fjalim.

Ai vlerësoi angazhimin e autoriteteve të Ukrainës dhe guvernatorit Rainin për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në këtë rajon si dhe shprehu vullnetin për rritje të bashkëpunimit në bujqësi.

?Prodhuesit shqiptarë të frutave dhe perimeve janë të gatshëm të eksportojnë prodhimet e tyre në tregjet e Ukrainës dhe prania ime këtu, u shpreh ai, synon ta përshpejtojë këtë proces nëpërmjet nënshkrimit të marrëveshjeve për lehtësimin e procedurave tregtare dhe fitosanitare?, tha Panariti.

 





Lajmet e fundit nga