Kursi i këmbimit, 16 korrik 2026
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...
?Këta nuk janë socialistë, janë specialista?. Kështu u shpreh para disa vjetësh, ish-kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, i ndjeri, Pjetër Arbnori, kur u mor vesh manovra elektorale e Dushkut. Kjo ishte një nga ato deklarata publike që plotësoi një mit në ngritje të socialistëve(kupto drejtuesit) si ustallarë të pushtetit, si politikanë që bëjnë çdo gjë e dalin pa lagur, si të zotë shumë në ?rregullimin e letrave? etj.. Erdhi e mori vrull ky mit i gënjeshtërt përballë një opozite agresive dhe shpesh të ?palogjikshme? të PD-së dhe Sali Berishës, këmbëngulja e të cilit lexohej si kokfortësi. Kanë kaluar shumë vjet dhe ja ku jemi, thuajse në kundërtën e polit ?pozitiv? të atij miti. Jemi në polin kur diskutohet për deputetë që nxjerrin pistoletën e qëllojnë pa u dridhur dora, për superdeputetë, për kërcënime, shantazhe, për kryetarë bashkish që kallëzohen penalisht, e sërish ia dalin të marrin kryetarin me qira për një fotografi amnistuese. Ka kohë tani që miti është zhvendosur: ai sheh Sali Berishën si ustain e pushtetit, të diversionit dhe të kontrollit politik. Por po sheh edhe Ilir Metën si njeriun e të gjitha pazareve, që nuk i thotë ?jo? asnjë manovre, mjeshtrin e mbijetesës dhe të rritjes politike. Socialistët kanë mbetur pra në bisht të aftësisë për të cilën ?dikur u ngrit edhe kënga?. Siç mund të kemi vënë re në zgjedhjet e fundit, antipatia mes socialistëve dhe lësëistëve ka dalë hapur. ?Socialistët nuk e votojnë dot LSI-në?, u tha edhe në disa materiale të publikuara. Ideja është se kjo veto lidhet me bindjen se Meta dhe LSI përfaqësojnë hajdutllëkun, vjedhjen, të keqen e madhe që po mban peng këtë vend. Këtë e konfirmojnë pickimet prej frikacaku që kryeministri Edi Rama përpiqet të bëjë herë pas here. Mirëpo në përputhje me talentin politik vjen edhe fatura. Ndaj edhe siç shihet po i dalin për hundësh ?manovrat? në prapaskenë. Pasi ajo që tashmë njihet si Dekriminalizim është përgjegjësi ekskluzive e tij dhe e socialistëve që i shkojnë pas. Pse? Sepse lista e deputetëve është e mbyllur, pra caktohet nga Kryetari. Është e tillë me kërkesë dhe propozim të Edi Ramës, i cili ka futur në parlament njerëz problematikë, por që me logjikën e sistemit janë të zgjedhur. Një kryeministër që bashkëjeton me një ministër të Brendshëm që u bë rezil gjithë verën e askush nuk e vuri ujët në zjarr. Në një Shqipëri që është mbushur me hashash e ku flitet me cinizëm për revolucion ekonomik. Ku konçesione e tendera jepen sikur Shqiëpria të ishte bahçja e socialistëve. Pse vallë tirret atëherë miti i radhës i Metës hajdut dhe PS-së, forcë shteformuese? Tirret nga dëshpërimi i pamundësisë për të rrëzuar një politikan që i mban peng. Që u provoi bashkë me Berishën se jo specialistë nuk janë, por as hijen e ?92-it nuk lëshojnë dot më. Ky mit, që qarkullon për shkak të monopolit që PS-ja ka mbi thashethemin politik, merr një të vërtetë siç është ajo për Ilir Metën të njollosur keq, për ta katandisur dhe holluar në një gjysmë të vërtetë. Për ta bërë ekskluzive kur ajo është një nga të këqijat e sistemit që me simptomat e tanishme mishërohet më shumë tek Edi Rama. Miti i specialistëve ka rënë, sikundër ai se PS-ja është një forcë e qytetarisë. Krismat e Laçit dhe hashashi si kulturë bujqësore kombëtare janë dëshmia më e fundit. Nëse të gjithë kuptojmë se këto i kemi dhuratë nga kryeministri i tanishëm dhe enturazhi i tij, është bërë një hap përpara në këtë vend, në heqjen e një iluzioni të kultivuar përmes marketingut. Sa për Ilir Metën, për atë nuk ka patur iluzione, por vetëm llogari. Do mjaftonte vetë që të mos i jepej dora. Dhe këtu nuk vlen asnjë alibi.
s.z
Respublica
Astrit Veliaj, deputeti i Partisë Demokratike për qarkun e B...
Anëtarët e Kryesisë së Partisë Demokratike nuk kanë patur si...
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka deklaruar pas...
Ja arsyet pse nuk arrestohej Arben Ndoka dhe Armando Prenga ...
Armando Prenga, deputeti i Partisë Socialiste për qarkun e L...
Deputetja e Partisë Demokratike, Majlinda Bregu ka reaguar l...
Ish-Kryeministri Sali Berisha, ka hedhur akuzat mbi shefin e...
Ngjarja e rëndë e ndodhur në orët e para të mëngjesit në Laç...
Këto foto janë të selisë së Partisë Demokratike në Korçë, ku...
Ish-Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka reaguar në lid...
Avokati i deputetit Armando Prenga, Baftjar Rusi ka folur në...
Partia Socialiste ka dalë në një deklaratë zyrtare me depute...
Në datë 04.09.2015, në orën 23:40, Salla operative e Komisar...
Kreu i Kuvendit, Ilir Meta ka reagur për ngjarjen e sherrit ...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dalë në një dekl...
Ekspertiza për ngjarjen e konfliktit në Lac ka zbardhur të d...
Kryeministri, Edi Rama ka reaguar në lidhje me sherrin masiv...
Kreu i qeverisë, Edi Rama sëbashku me Drejtoreshën e Përgjit...
Një autobus me turistë nga Sllovenia është djegur në tunelin...
Deputetja e Partisë Demokratike, Liliana Elmazi Billa ka re...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...