web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Sulmi frontal i Ramës/A do shpëtojë edhe një herë Ilir Meta?

3 Shtator 2015, 18:32, Aktualitet CNA

Elvi FUNDO

Kreu i LSI-së gjëndet sërisht përballë akuzave. Jo si herën e parë, por këtë herë përfliten prova që zotërohen nga avokatë. Akuza për ryshfet miliona euro, të publikuara nga rrjet investigative gazetarësh dhe jo nga opozita, cka I bën edhe më të besueshme ato.

Per kreun aktual të Kuvendit ky nuk është rasti i parë. Ilir Meta u akuzua në dhjetor të vitit 2010, nga një video e mikut të tij Dritan Prifti. Ai u filmua me zë dhe figurë kur I jepte urdhëra Priftit, fliteshin shuma shtatë qind mijë euro, kryetarë gjykatash, drejtorë e të tjera afera që Ilir Meta kërkonte të bëheshin nga Prifti. Ky i fundit publikoi videon, PS-ja u hodh në sulm. Protestat kulmuan në 21 janar, kur Edi Rama kërkonte bllokun e Metës. 4 viktima dhe gjithcka shkoi 5 me 0, në gjykatë. Ekspetriza amerikane u hodh poshtë mbizotëroi ajo e specialistëve të ?Kristalit?, ndonjë prej tyre drejtor në qeverinë socialiste.

Meta doli i pafajashëm, hengri një darkë me ngjala dhe kërceu në krahet e Ramës. U shtenguan fort aq fort sa dhe po plasin.

Në janar të këtij viti, Tom Doshi, deputeti I ?fortë? dhe miku i ngushtë i kryeministrit Rama në ditët më të vështira,  akuzoi kreun e Kuvendit për komplot vrasjeje, por Edi Rama e përjashtoi nga grupi, nga hetimet e pësoi vetë Tom Doshi dhe deputeti tjetër Mark Frroku i cili u akuzua dhe si skenarist i ngjarjes.

Dy raste, një live me ze dhe figurë, nuk u quajt fare video. Fiks Fare që e denoncoi apo Dritan Prifti nuk u akuzuan për montazh, apo inskenim mjaftoi pafajesia e Metës. Por, në fakt video ekziston dhe e gjen dhe shikon lehtësisht. Prova vazhdon të qarkullojë, fajtori është i pafajshëm për më tëpër i shtohen votat.

Sot kemi një tjetër denoncim tronditës ndaj Ilir Metës, një akuzë jo e pakët, që vjen nga një prej rrjeteve më serioze investigative. Denoncimet e të cilit janë përdorur shpesh nga mediat pro qeveritare sot, për sulme ndaj qeverisë së djeshme.

Lindita Cela e BIRN, në shkrimin e saj thekson se ?Avokatët që përfaqësojnë OSHEE-në në një gjyq arbitrazhi ndërkombëtar në Vjenë, pretendojnë se kanë prova që Ilir Meta, ka marrë ryshfet nga biznesmeni i akuzuar për për mashtrim dhe pastrim parash, Kastriot Ismailaj?, pra avokatët që paguan qeveria e Edi Ramës, kanë akuza për Metën.

Shkrimi i publikuar nga BIRN thekson se Meta ka marrë ryshfet nga Debt International Advidsory, DIA, pikërisht kompania që ka hedhur në gjyq OSHEE në gjykatën e Vjenës. Zyra ligjore e OSHEE-së, Clifford Chance pretendon se Meta ka qenë një nga përfituesit e pagesave prej miliona eurosh, të përfituara nga kompania e mledhjes së borxheve prej CEZ shpërndarje gjatë viteve 2010-2011.

Këto akuza ndaj Metës nuk janë komentuar as nga Rama dhe as prej vetë Ilir Metës, por ajo që ra në sy ishte reagimi i menjëhershëm i Lulzim Bashës që kërkoi hetim të plotë të Metës, duke lënë postin e kreut të Kuvendit. Basha  theksoi se këtë herë Ilir Meta nuk do shpëtonte dot, megjithëse herën e parë shpëtoi pikërisht nga mbrojta që i bëri PD dhe ish-kryeministri Berisha, i cili një natë përpara vendimit të gjykatës darkoi në shtepinë e Metës.

Por këtë herë aleati i Metës nuk është më Berisha, i cili nuk e ?tradhëtoi? kurrë por i qëndroi deri në fund marveshjes. Aleati i Metës është Edi Rama, avokatët janë të OSHEE kompanisë shtetërore që urdhrat i mer nga Rama. Gjithcka të bën të mendosh se është pikërisht Rama skenaristi i akuzave, ndoshta dhe provave.

Prokuroria, nuk mund të heshte përballë akuzave të tilla, në rast se hesht ajo thjesht vërteton përfoljen se ajo kontrrollohet pikërisht prej Metës. Në rast se do kemi lëvizje të fortë të saj, pritet të shohim a do e mbrojë Edi Rama partnerin e tij në qeverisje, kur akuzat duken të ngritura pikërisht prej tij. Aleati më i madh në qeveri kohët e fundit e ka mërzitur jo pak me teka dhe lojra të pista politike.

Rama nuk duket të jetë aq i dashuruar me Metën i cili më shumë i hap probleme, ndoshta koka e tij në tavën e drejtësisë do i jeptë Ramës trofeun e luftuesit të korrupsionit. Jo vetëm kaq, më tej mund ti celte Ramës një dritare të madhe me partnerët ndërkombëtarë, pikërisht aty ku vetë ai ka dorëzuar dosjet, dje kundër Metës. Rezultati i zgjedhjeve lokale si dhe situata politike do e favorizonin Ramën të bente qeverinë i vetëm dhe të ishte i pabezdisur nga aleatë problematikë dhe me kosto të mëdha publike edhe pot ë shkonte në zgjedhje të parakohëshme. Opozita duket e papërgatitur, Meta i akuzuar dhe në hetim, i hapin një rrugë të sigurt drejt fitorës qoftë edhe i vetëm Edi Ramës.

Reforma në drejtësi dhe Shqipëria në hap më pranë europës mund të fillojnë nga hetimi i plotë i Ilir Metës, qoftë edhe me koston e zgjedhjeve të parakohëshme, që Ramës do i jepte jo pak pikë. Atë që nuk e bëri Berisha 4 vitë më parë, mund ta bëjë sot Rama.

Basha duket se tashmë është i bindur, Ilir Meta smund të jetë më aleati i tij, pushteti me të do i jepte më shumë kosto dhe pasoja, ashtu sic i dha PD-së dje.

I vetëm Ilir Meta duket drejt rrëzimit përfundimtar, por dihet që ai është një ?ujk? në politikë. Lëvizjet e tij dhe kur të mëdhenjtë bënin pazare për ta ?shkrirë?, e cuan jo në mbijetëse porn ë faktorizim më të madh. Tashmë ai është përballë një tjetër mbijetëse, enigma është a do shpëtojë edhe këtë herë Ilir Meta, kur ska aleat Berishën, por Edi Ramën.

 





Lajmet e fundit nga