Rama para samitit BE-Ballkani Perëndimor: Tri gjëra nuk parashikohen, Zoti, seksi dhe BE-ja
Kryeministri Edi Rama ka komentuar procesin e integrimit t...
Kryeministri Edi Rama ka komentuar procesin e integrimit t...
Ish-kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka uruar të gjithë mbështetësit, por edhe të gjithë shqiptarët për antarsimin në PPE të partisë së djathtë.
Ai nëpërmjet një shkrimi në ?Facebook? ka bërë një përmbledhje të punës së PD-së dhe arritjeve të saj që nga themelimi deri në ditët që flasim.
Postimi i plotë
?Nje dite e madhe per PD, mbeshtetesit e saj por dhe per mbare shqiptaret!
Te dashur miq, dje ne Bruksel, Partia Demokratike e Shqiperise u pranua anetare me te drejte te plote vote ne formacionin politik me te madh te Europes, grupimin e partive te qendres se djathe qe kane ndertuar Europen e Pasluftes, Partine Popullore Europiane (PPE). Partia Demokratike e Shqiperise, si parti e qendres se djathte vjen ne kete moment historik si forca politike me e integruar shqiptare ne te gjitha organizmat e qendres dhe qendres se djathe (PPE, EDU, IDU, ICD) te Europes dhe te botes. Pranimi dje i saj si anetare me me te drejte vote nga anetare vezhguese qe ishte, u be ne perputhje me statutin e EPP, sipas te cilit statusi i nje partie te qendres se djathte ne EPP percaktohet nga statusi i vendit ne BE!
Kjo ishte nje arritje plotesisht e merituar!
Partia Demokratike u themelua me 11 dhjetor te vitit 1990 nga nje grup studentesh, intelektualesh, qytetaresh e punonjes te Tiranes dhe se bashku me te lindi njeherazi dhe pluralizmi politik ne Shqiperi.
Partia Demokratike u themelua si parti e pare opozitare pas 45 vitesh diktature te eger dhe monizmi total, si parti e interesit kombetar te shqiptareve, lirive dhe te drejtave themelore te ndaluara te tyre, e shtetit ligjor, ekonomise se lire te tregut dhe integrimit te Shqiperise ne institucionet europiane dhe euroatlantike. PD eshte partia qe permbysi diktaturen me te eger ne Europe, e cila kishte vendosur ne Shqiperi shtypjen me mizore, izolimin me te thelle, varferine me ekstreme. Vetem 204 dollare ishin ne vitin 92 te ardhurat per fryme te shqiptareve. Shqiperia ishte vendi i trete me i varfer i planetit, linte mbrapa vetem Angolen dhe Uganden!
Me permbysjen e diktatures komuniste PD hapi dyert e lirise per shqiptaret. Qe ne javen e pare te themelimit te saj PD shpalli para shqiptareve dhe botes, si yllin e saj polar, interesin kombetar dhe çeshtjen kombetare, deri atehere te tradhetuara nga klika hoxhiste. Ajo me vendosmeri shmangu gjakderdhjen dhe konfliktin e brendshem dhe me 22 mars te vitit 1992 permbysi me vote plebishitare diktaturen hoxhiste ne Shqiperi. Partia Demokratike ne pushtet garantoi dhe konsolidoi lirite dhe te drejtat themelore te shqiptareve, nxorri Shqiperine nga izolimi me i thelle, e lidhi ne miqesi me SHBA dhe vendet e lira te Europes dhe botes.PD qe ne javet e para te themelimit te saj dhe vitet ne vazhdim punoi se bashku me forcat politike shqiptare ne Kosove, Maqedoni e Mal te Zi me perkushtim te palkundur per ceshtjen shqiptare. Ajo nderkombetarizoi ne kancelarite me te medha te botes, ne forume nderkombetare, ne samite te OSBE dhe OKB, çeshtjen e Kosoves dhe arriti te konfirmoje ne rezoluta, te votuara me 2/3 ne OKB, te drejten e qytetareve te Kosoves per vetevendosje.
PD firmosi marreveshjen e pare midis Shqiperise dhe BE, i siguroi vendit statusin e kombit me te favorizuar ne tregti me SHBA,anetaresoi Shqiperine ne Keshillin e Europes. PD hodhi themelet e ekonomise se tregut dhe te demokracise, liberalizoi dhe privatizoi ekonomine, beri 220 mije familje shqiptare, pronare te apartamenteve te tyre dhe mbi 460 mije familje ne fshat pronare te fermave te tyre. Ne harkun kohor 1992-1996, ne saje te reformave te thella te gjithaneshme, terapise se shokut, privatizimit, liberalizimit te ekonomise dhe kursit te kembimit te lekut, te ardhurat per fryme u rriten nga 204$ ne 820$ dhe 80% e prodhimit te brendshem vinte nga sektori privat ne vendin e hiperkolektivizmit total. Ne vitin 1997 Partia Demokratike njohu gabimin e saj te lejimit te skemave piramidale dhe perballe rebelimit komunist ajo shmangu nje konflikt te gjere civil dhe doli ne opozite. Me fitoren e zgjedhjeve ne vitin 2005, ne nje rast unik, perzuri nga pushteti ata qe erdhen me dhune dhe rebelim komunist.
Ne 8 vite te qeverisjes, qeveria e saj firmosi dhe ratifikoi Marreveshjen e Stabilizim Asociimit, anetaresoi vendin ne NATO. PD dha ndihmese thelbesore ne pavarsine e Kosoves, lajmin per te cilin e shpalli ne Tirane me te famshmen “time is noë” Presidenti George Ë Bush ne viziten e pare dhe historike te nje presidenti te SHBA ne Shqiperi. Qeveria e PD dha kontribut te qenesishem ne njohjet nderkombetare te Kosoves. Me reforma serioze te gjithaneshme u plotesuan te gjitha kushtet dhe u hoqen vizat me BE, si dhe u mor ne tetor te vitit 2012 dhe ne tetor te vitit 2013 rekomandimi i Komisionit Europian per statusin e vendit kandidat, te cilin e bllokoi Edi Rama duke mos votuar tre ligjet qe kerkoheshin nga Komisioni Europia, per te cilat ishte ra dakord. Akordimi i statusit te vendit kandidat nga BE ne qershor te vitit 2014 eshte rrezultat i reformave te thella dhe te gjithanshme qe ndermori PD gjate viteve 2005 – 2013. Ne vitet e qeverisjes saj PD luftoi me zero tolerance krimin dhe bandat e tij. Vendosi para ligjit ne 18 muaj mbi 1000 bos dhe anetar te bandave kriminale dhe beri Shqiperine nje vend te sigurte. Luftoi me vendosmeri korrupsionin. Ndermori reforma te thella ekonomike te suksesshme si ulja e tatim fitimit nga 25 ne 10 %, ulja e tatimit te ardhurave personale nga 23 ne 10%, pra vendosje te takses se sheshte prej 10 %, ulja e sigurimeve shoqerore nga 32% ne 15% per pundhenesin, ulja e tarifave doganore nga 6 ne 1%, u krijua one stop shop per regjistrimin e bizneseve dhe u arrit reduktimi i kohes dhe kostos se regjistrimit nga 42 dite dhe 4 mije euro ne gjithsej 30 minuta dhe vetem 1 euro. U krijua Qendra Kombetare e Liçencave dhe Lejeve pasi u hoqen mbi 2/3 e tyre. Shqiperia renditej ne 10 vendet e para me administrat me te vogel te planetit.
Te gjitha keto reforma, siç pohojne Komisioni Europian, Banka Boterore, FMN, IBRD etj, bene qe ekonomia e vendit, ne kulmin e krizes ekonomike dhe financiare te botes, te vazhdoje te rritet dhe te mos njohe reçesion. Papunesia njohu ulje progresive, ajo ra ne 12.8%, numeri i bizneseve u dy dhe tre-fishua. Eksporti dhe investimet e huaja u rriten perkatesisht me 300% dhe 316%. Ne 8 vite Shqiperia mblodhi 9.2 miliarde dollare me shume se ne tete vitet para tyre !Rritja ekonomike e Shqiperise ishte 4 here me e madhe se sa rritja ekonomike e vendeve te rajonit.Te ardhurat buxhetore u dyfishuan. Te ardhurat per fryme arriten ne 11 mije dollare, Shqiperia kaloi ne grupin e vendeve me te ardhura te mesme te larta. Kredite per ekonomine u rriten 6 here. Sipas Censusit te vitit 2011, 343 mije familje shqiptare kishin me shume se nje shtepi. Shqiptaret ne banesa per 1000 banore lene mbrapa 5 kombe te vendeve anetare te BE.
Qeveria e PD rriti me 120-150% rrogat dhe 100% pensionet e ulta, ndertoi dhe rindertoi ne mbare vendin 11 mije km rruge, autostrada, ura e tunele, pra siç thote Komisioni Europian ndertoi me shume se i gjithe rajoni. Ndertoi rrugen e Kombit, autostraden Tirane – Elbasan ne te cilat vetem tunele jane 16 km. Ndertoi dhe rindertoi 1300 shkolla e institucione arsimore, 720 sisteme ujesjellesash dhe kanalizimesh, 10 impiante te perpunimit te ujerave te zeza dhe 400 qendra shendetesore dhe spitale. U zgjeruan ndjeshem portet e Sarandes, Vlores, Shengjinit dhe Durresit, u ndertua terminali i ri i portit dhe u dyfishua terminali i pasagjereve i portit te Durresit dhe u shpall fituese kompania qe do thellonte portin per anije te medha deri ne 50 mije ton. U ndertua aeroporti i Rinasit dhe me pas u dyfishua teriminali i tij. Karahas infrastruktures energjia u be nje perparesi tjeter madhore e PD. Nga fundi i vitit 2007 e ne vazhdim moren fund nderprerjet e energjise elektrike qe me pare ishin se paku 6 -10 ore ne dite. Shqiperia u be vendi i dy projekteve gjigande energjitike; TAP, gazsjellesi qe do sjelle gazin azer ne Itali, dhe kaskades se Devollit. Qeveria firmosi ndertimin e 420 hidrocentraleve me konçesion nga kompanite private, nga te cilat 50 kane perfunduar dhe 87 jane ne ndertim e siper. Shqiptaret u pajisen me dokumentat me moderne te identitetit, pasaportat dhe leternjoftimet biometrike.
Shqiperia dixhitale eshte nje nga realizimet madhore te qeverise se PD. Ne vitin 2006, perdorimi i internetit ne Shqiperi ishte vetem 4.8% nderkohe u rrit ne 63% ne vitin 2012, interneti dhe kabinetet e informatikes u shtrine ne çdo shkolle, u garantua internet falas per popullaten ne 1250 zyra ne mbare vendin, u ulen 3 – 5 here çmimiet e bisedave me celular, u licensuan dy kompani dhe u shtri ne mbare vendin teknologjia 3G. Numeri i studenteve u rrit nga 12 ne 50 per 1000 banore, 70% e maturanteve hynin ne Universitet. Trupa akademike universitare u rrit nga 6000 ne 10.500. Ndjekja e shkollave te mesme u rrit nga 69% ne 86%. Ne zonat rurale u ndertuan rreth 8 mije km rruge, mbi 1 mije shkolla e kopshte, 630 ujesjellesa dhe kanalizime, qindra km kanale vaditese dhe kullues. Qveria ne 5 vitet e fundit subvencionoi 45 mije projekte ne bujqesi e blegtori, gje qe beri te mundur te mbillen mbi 10 milion rrenje ullinj dhe miliona rrenje molle, arra, vreshta dhe dru te tjere frutor. Prodhimet bujqesore ne teresi u mbrojten, u ulen ndjeshem importet, u mbi dyfishua toka e punuar, eksportet bujqesore u rriten me 2 – 3 here. Numeri i turisteve dhe vizitoreve nga 300 mije qe ishte ne vitin 2004 u rrit ne 4.7 milion ne vitin 2012.
Shqiperia ende nuk eshte vend i zhvilluar por ajo le mbrapa disa vende te zhvilluara ne vdekshmerine ametare, vdekshmerine ne pergjithesi, jetegjatesine mesatare te popullates dhe arriti te kete vdekshmeri infantile nje-shifrore. Ne qershor te vitit 2013, PD humbi zgjedhjet e pergjithshme, beri nderrimin e civilizuar te pushtetit dhe ne vazhdim ripertritjen e lidershipit te saj ne te gjitha nivelet.
Ajo eshte sot jo vetem lokomotive e zhvillimit dhe integrimit te Shqiperise, perballet me regjimin me te inkriminuar te kontinentit por qendron e vendosur per rikthimin e besimit dhe shpreses te shqiptareve qe po ikin masivisht ne deshprim nga Shqiperia dhe largimin nga pushteti te klikes se kleptokrateve qe po rrenon demokracine dhe vendin tone. Me kete rast nje urim te perzemert per te gjithe anetaret, drejtuesit, mbeshtetesit, votuesit e Partise Demokratike dhe mbare shqiptaret! Sb?
Efektivët e Policisë së Fierit kanë arrestuar shtetasen Roza...
Një përleshje masive ka nisur mes emigrantëve dhe Policisë n...
Ekstradohet drejt SHBA-së, Luke Adrian Cooke, 34 vjeç.Ai aku...
Nënkryetarja e Kuvendit, Valentina Leskaj ka marrë pjesë në ...
Mustafa Nano ka komentuar aksionin e nisur nga qeveria kundë...
Autoriteti i Mediave Audiovizive ka ushtruar një inspektim n...
Dritan Zagani, ish-shefi i sektorit të Antidrogës në Fier ...
Duket se nisma e Koço Kokëdhimës për legalizimin e marijuanë...
Teksa kryeministri Edi Rama i ka kërkuar Bashkimit Evropian ...
Hije skandali me nismën e bujshme të kontrollit shëndetëso...
Nga Mero Baze Qeveria shqiptare po përballet me një linjë po...
Më 15 tetor Ministria e Infrastrukturës do të shpallë kompan...
...
Një shqiptar ka goditur me thikë në shpinë një shtetas itali...
Ministria e Arsimit ka publikuar fituesit e fazës së parë në...
Mediat në Gjermani kanë shkruar për azilkërkuesit nga Ballka...
Partia Demokratike e ka konsideruar deputetin socialist Erio...
Policia e Shkodrës ka përfunduar sot ditën e dytë të operaci...
Policia greke ka bërë të mundur arrestimin e dy personave Sh...
Ish Kryeministri Sali Berisha, përmes një postimi në rrjetin...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...