Rruga e Kombit me koncesion/ Fituesi shpallet ne tetor
Më 15 tetor Ministria e Infrastrukturës do të shpallë kompan...
Qeveria shqiptare po përballet me një linjë politike pro lejimit të drogës në Shqipëri, e cila po proteston ndaj djegies dhe korries së hashashit në çdo fshat të Shqipërisë dhe po e vlerëson si fatkeqësi edhe ndërhyrjen e policisë në Lazarat një vit më parë. Në një të përditshme shqiptare, pronë e deputetit Koço Kokëdhima, sot është vlerësuar si krim, fakti që digjen mijëra rrënjë hashashi nga Policia e Shtetit dhe është konsideruar gabim dhe ndërhyrja në Lazarat. Qëndrimi publik, që i atribuohet deputetit Koço Kokëdhima, është një nxitje e hapur për kultivimin e drogës në Shqipëri dhe një mesazh tërësisht i kundërt nga mesazhi publik që tenton të japë qeveria me aksionet policore në jug dhe veri të vendit.
E di që ka dhjetëra avokatë mendjelehtë, që vrapojnë të bëjnë teori ekonomiko-sociale mbi dobinë e kultivimit të hashashit ndaj krizës ekonomike, por ato përveçse janë teori kriminale, janë dhe teori diletante nga ana ekonomike. Kultivimi i hashashit në fshatrat e jugut nuk bëhet nga fshatarët dhe nuk është një treg i lirë, i cili mund të gjykohet se vlen për shpërndarjen e të ardhurave. Kultivimi bëhet nga elementë kriminal, që vite më parë punonin vetëm në Lazarat dhe sot kanë zaptuar tokat e lira në çdo fshat të jugut dhe mbjellin hashash. Përfitues të këtij trafiku janë vetëm ata dhe si të tillë nuk kanë asnjë peshë në eknominë e vendit, pasi përveçse nuk mund t?i investojnë legalisht ato para, nuk kanë as predispozitën dhe as vizionin për të qenë investitorë në këtë vend. Ata janë thjesht banditë. Dëmi i madh që mund të kemi pas kësaj, është që në vend të një policie që lufton fshat më fshat të shkulë hashash, të kemi me kalimin e kohës një polici që do të jetë pronarja reale e hashashit, duke u inkriminuar përballë ofertës së lartë të tyre. Efekti final do të jetë një shtet i kontrolluar nga mafia dhe një polici në shërbim të tyre. Ky do të jetë jo vetëm fundi i ëndrrës europiane të shqiptarëve, por dhe fundi i një shoqërie të lirë dhe me shanse zhvillimi, pasi do të jemi vegla të një shoqërie që kontrollohet nga mafia.
Situta është e rrezikshme, pasi njeriu që e promovon këtë politikë, është dhe një superdeputet i promovuar nga qeveria shqiptare. Ai është duke zhvilluar takime politike dhe duke u vetëprezantuar si kryeministri i jugut në takime në Gjirokastër, Sarandë dhe Vlorë, dhe kjo përkthehet si një mesazh që që qeveria ka vizionin e tij për çdo çështje, përfshi dhe atë të drogës.
Gjuha e përdorur në gazetën e tij nga gazetarë që i ka kthyer si skllevër hashashi, të krijon idenë se qeveria i ka hapur rrugë dy politikave, asaj të Tiranës, që bën sikur lufton drogën dhe krimin, dhe asaj të Kokëdhimës që bën betejë, që droga të mos preket, pasi është para që i ikën nga duart pushtetit të krimit.
Në çdo vend të botës prokurori i Përgjithshëm duhet të nisë hetimin ?kryesisht? nga qëndrime të tilla publike, të një njeriu të veshur me pushtet, për nxitje të veprave kriminale me paramendim? dhe të hetojë lidhjet e kultivuesve të hashashit me këtë grup politik, që ka tentuar prej një viti të prodhojë një parajsë droge në Shqipëri.
Iluzionet se droga do na bëjë të pasur dhe do na heqë varfërinë, përveçse është një naivitet i rrezikshëm, është dhe një pasqyrë e mediokritetit dhe mendjeshkurtësisë që rrezatojnë njerëz megalomanë, që marrin përsipër të japin mendje për zhvillimin e Shqipërisë, sipas modelit kolumbian. Qeveria shqiptare dhe kryeministri Edi Rama duhet të distancohen publikisht nga këto qëndrime, për të mos çuar mesazhe konfuze tek qytetarët e thjeshtë, të cilët janë të prirur të besojnë, se nxitja e kultivimit të drogës është një politikë ilegale e qeverisë shqiptare. Kjo qeveri ka boll akuza, shpesh të verifikueshme po dhe të ekzagjeruara për lidhje me botën e krimit, por manuali i Kokëdhimës për shqiptarët ?si të bëhen milionerë? është ndoshta më i rrezikshmi dhe më i besueshmi për ta njollosur përfundimisht atë.
Më 15 tetor Ministria e Infrastrukturës do të shpallë kompan...
...
Një shqiptar ka goditur me thikë në shpinë një shtetas itali...
Ministria e Arsimit ka publikuar fituesit e fazës së parë në...
Mediat në Gjermani kanë shkruar për azilkërkuesit nga Ballka...
Partia Demokratike e ka konsideruar deputetin socialist Erio...
Policia e Shkodrës ka përfunduar sot ditën e dytë të operaci...
Policia greke ka bërë të mundur arrestimin e dy personave Sh...
Ish Kryeministri Sali Berisha, përmes një postimi në rrjetin...
Deputeti i Lëvizjes Socialite për Integrim, Petrit Vasili k...
Banorët e rrugës “3 Dëshmorët” në zonën e Yzberishtit kanë m...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka deklaruar pas ...
“Me kish marrë malli per Doris Pack!!Sapo e pashe, ishte she...
Partia Demokratike e Shqipërisë është bërë anëtare me të dre...
Këshilli Mbikqyrës i Bankës së Shqipërisë ka vendosur që nor...
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka vendosur sekuestro për 11 ...
Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi e ka cilësuar...
Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri ka dalë...
Thuhet nganjëherë se në reformën në drejtësi hyn edhe dekrim...
Lëvizja Socialiste për Integrim po e luan fort kartën e numr...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Kryeministri Mark Carney foli sot me Presidentin e SHBA-së...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e përmbylli më ...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...