Rama para samitit BE-Ballkani Perëndimor: Tri gjëra nuk parashikohen, Zoti, seksi dhe BE-ja
Kryeministri Edi Rama ka komentuar procesin e integrimit t...
Kryeministri Edi Rama ka komentuar procesin e integrimit t...
Avokatët që përfaqësojnë OSHEE-në në një gjyq arbitrazhi ndërkombëtar në Vjenë, pretendojnë se kanë prova që Ilir Meta ka marrë ryshfet nga biznesmeni i akuzuar për mashtrim dhe pastrim parash, Kastriot Ismailaj.
Ish -kryeministri dhe kreu aktual i parlamentit, Ilir Meta akuzohet se ka marrë ryshfet nga Debt International Advisory, DIA, një kompani mbledhje borxhi që ka hedhur në gjyq OSHEE-në në gjykatën e arbitrazhit në Vjenë.
Detajet e akuzave kanë rrjedhur pasi DIA hodhi në gjyq kompaninë e shpërndarjes së energjisë elektrike për prishje kontrate, duke kërkuar 130 milionë euro në vitin 2013, kohë kur kjo e fundit quhej CEZ Shpërndarje dhe ishte nën pronësinë e gjigantit Çek të energjisë, CEZ Grup.
Sipas një kërkese për t?i hedhur poshtë akuzat e ngritura nga DIA, një kopje e së cilës është siguruar nga BIRN, zyra ligjore e OSHEE-së, Clifford Chance pretendon se Meta ka qenë një nga përfituesit e pagesave prej miliona eurosh, të përfituara nga kompania e mbledhjes së borxheve prej CEZ Shpërndarje gjatë viteve 2010 dhe 2011.
Pronari i DIA-s, Kastriot Ismailaj është në arrest, i akuzuar për pastrim parash dhe mashtrim, i dyshuar se ka orkestruar një skemë mashtruese të mbledhjes së borxheve të CEZ, në bashkëpunim me ish kreun e bordit të drejtorëve të CEZ Shpërndarje, Josef Hajsek.
Skema erdhi në jetë pasi CEZ grup bleu 76 për qind të aksioneve të shpërndarësit të energjisë elektrike OSSH në vitin 2009 dhe duket se kishte për qëllim të influenconte në mënyrë të paligjshme politikanët shqiptarë si dhe Entin Rregullator të Energjisë Elektrike, ERE.
Sipas dokumentit të hartuar nga Clifford Chance, DIA përfitoi 1.48 milionë euro në 2010 nga CEZ Shpërndarje për një raport të pavlerë për identifikimin e borxhit të kompanisë. Kjo pagesë besohet se u përfitua nga DIA për të influencuar një vendim të ERE për uljen e çmimit me të cilin KESH ia shiste energjinë elektrike CEZ Shpërndarje. [Kliko këtu për të shkarkuar dokumentin e plotë]
Arbitrariteti i vendimit të marrë nga ERE vlerësohet t?i ketë kushtuar furnitorit publik të energjisë elektrike, dhjetëra miliona euro në humbje, të cilat janë mbuluar nga buxheti i shtetit.
I kontaktuar nga BIRN nëpërmjet një zëdhënësi, Meta nuk i komentoi akuzat që janë artikuluar nga Clifford Chance në gjyqin e arbitrazhit.
Kryeministri Edi Rama gjithashtu nuk iu përgjigj pyetjeve nëse qeveria kishte informacion për akuzat e pretenduara kundër kreut të parlamentit.
Ryshfete për politikanët
Kopje e dokumentit
Sipas dokumentit të protokolluar nga Clifford Chance në gjykatën e arbitrazhit më 30 qershor 2015; DIA ka përfituar në total 4.5 milionë euro nga CEZ Shpërndarje, gjatë një periudhe gati një vjeçare nga Nëntori 2010 deri në Tetor 2011. Këto para u paguan nga CEZ Shpërndarje për një raport të pavlerë për identifikimin e debitorëve, si dhe si një parapagesë për kostot operative të DIA për mbledhjen e borxhit.
?Brenda transfertave [përfituesve] të lekëve që DIA mori nga CEZ Shpërndarje ishin?politikanë të rëndësishëm shqiptarë, përfshirë një ish kryeministër i proceduar për korrupsion?si dhe një zyrtar i ERE,? shkruan Clifford Chance në ankimimin e saj në gjykatë.
Ilir Meta është i vetmi ish kryeministër shqiptar që në dy dekadat e fundit është proceduar penalisht për korrupsion. Në shkurt të vitit 2011, ai u akuzua nga Prokuroria e Përgjithshme për korrupsion aktiv, pas publikimit të një video nga emision Fik Fare, ku dëgjohej të diskutonte një pagesë prej qindra mijëra eurosh me ish ministrin e ekonomisë, Dritan Prifti.
Akuza kundër tij u hodh poshtë në Janar të viti 2012 nga Gjykata e Lartë.
Emri i Ilir Metës është lakuar si i lidhur me aferën e CEZ edhe nga ish-kreu i bordit të drejtorëve të CEZ, Jozef Hejsek.
BIRN ka lexuar një kopje të dëshmisë së tij, dhënë për çështjen e arbitrazhit, ku Hejsek thotë se Meta, në kohën kur ishte ministër i Jashtëm ka negociuar që Çekët e CEZ të punonin me Ismailajn, duke e prezantuar biznesmenin si njeriun që kishte mbështetjen e qeverisë shqiptare.
Një akuzë e ngjashme është bërë kundër Metës në vitin 2011 dhe nga ish ministri i Ekonomisë dhe nënkryetari i LSI-së, Prifti.
Në një intervistë në Top Channel, Prifti është shprehur që Meta kishte udhëtuar për në Republikën Çeke për të negociuar kontratën për Ismailajn, ?një person me dosje?.
Ideja ishte që CEZ kishte 200 milionë euro borxhe të pa mbledhura dhe, nëse ai i mblidhte ato, ?merrte gjysmën,? shtoi ai.
Clifford Chance shkruan që hetimi i Prokurorisë shqiptare për Ismailajn vazhdon dhe se ?skema e tij mund të ekspozojë rastin më të madh të korrupsioni dhe mashtrimit në Shqipëri?.
Megjithatë, studioja ligjore që përfaqëson interesat e shtetit shqiptar shprehet se edhe pse tashmë nën arrest, ?Ismailaj ka akoma shumë miq brenda qeverisë shqiptare.?
Kastriot Ismailaj
Korrupsioni masiv
Sipas Clifford Chance, përpara se marrëdhënia midis CEZ Shpërndarje dhe Ismailajt të prishej në vjeshtën e 2011, biznesmeni shqiptar arriti të influencojë të paktën një vendim të dyshimtë të Entit Rregullator të Energjisë. Ky vendim u mor nga ERE në dhjetor të vitit 2010, pasi DIA ishte paguar 1.48 milionë euro nga CEZ shpërndarje, në tre pagesa prej 485,000 euro për raportin fals të identifikimit të debitorëve.
?Pagesa u zgjodh të ishte më pak se 500,000 euro, në mënyrë që të shmangte aprovimin e Këshillit Mbikëqyrës të kompanisë,? shkruan Clifford Chance.
?Raporti i identifikimit të borxhit, një dokument pa asnjë vlerë për CEZ Shpërndarje, u dorëzua në Mars 2011, katër muaj pasi u paguan 1.48 milionë euro,? shtoi ajo.
Vendimi i marrë nga ERE në dhjetor të vitit 2010 ulte çmimin e shitjes së energjisë nga KESH tek CEZ me 27 për qind; nga 2.03 lek në 1.48 lek.
?Dëmi i shkaktuar në kompaninë shtetërore dhe të subvencionuar KESH nga ky vendim arbitrar vlerësohet në më shumë se 30 milionë dollarë,? argumenton Clifford Chance.
Studio ligjore nënvizon gjithashtu që ne verën dhe vjeshtën e 2011, Ismailaj pati mosmarrëveshje me bashkëpunëtorët e tij se si do të ndaheshin paratë e përfituara në mënyrë të paligjshme nga CEZ Shpërndarje.
CEZ e prishi marrëveshjen me DIA në Tetor të 2011 dhe në korrik të vitit pasues, ERE e rriti përsëri çmimin e shitjes së energjisë nga KESH tek CEZ me 48 për qind.
Lindita Çela – BIRN
Një gjykatë britanike dënoi me 58 vite burg një grup krimina...
Agjensia e UN’it për refugjatë ka publikuar listën e shtetev...
Sezonit të ri televiziv në Top Channel, do t’i mungojë Rudin...
Ministri i Mirëqenies Sociale, Blendi Klosi në një deklaratë...
Ish-kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka uruar të gji...
Efektivët e Policisë së Fierit kanë arrestuar shtetasen Roza...
Një përleshje masive ka nisur mes emigrantëve dhe Policisë n...
Ekstradohet drejt SHBA-së, Luke Adrian Cooke, 34 vjeç.Ai aku...
Nënkryetarja e Kuvendit, Valentina Leskaj ka marrë pjesë në ...
Mustafa Nano ka komentuar aksionin e nisur nga qeveria kundë...
Autoriteti i Mediave Audiovizive ka ushtruar një inspektim n...
Dritan Zagani, ish-shefi i sektorit të Antidrogës në Fier ...
Duket se nisma e Koço Kokëdhimës për legalizimin e marijuanë...
Teksa kryeministri Edi Rama i ka kërkuar Bashkimit Evropian ...
Hije skandali me nismën e bujshme të kontrollit shëndetëso...
Nga Mero Baze Qeveria shqiptare po përballet me një linjë po...
Më 15 tetor Ministria e Infrastrukturës do të shpallë kompan...
...
Një shqiptar ka goditur me thikë në shpinë një shtetas itali...
Ministria e Arsimit ka publikuar fituesit e fazës së parë në...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...