web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Shekulli” i përgjigjet Mero Bazes: Pse u divorcua me Berishen?

1 Shtator 2015, 08:01, Aktualitet CNA

Gazeta ?Shekulli? ka reaguar me një editorial të gjatë, pas shkrimit të dy ditëve më parë të drejtorit të TemA-s, Mero Baze.

Shkrimi, që ka për autor Genc Burimin, thotë se për Bazen, Kokëdhima është problemi më i madh.

Ai shkruan se kritikat e Bazes ndaj Kokëdhimës, janë pakënaqësi personale.

Më poshtë po e sjellim të plotë shkrimin e tij.

?Problemi real? i Bazes, Kokëdhima?

Nga Genc Burimi

Me gjithë tonin e paqtë, Mero Baze, vazhdon, në opinionin tim të gabohet siç e bën në shkrimin e rradhës që ai i kushton sërish Kokëdhimës nën titullin ?Problemi real i Kokëdhimës dhe idiotësitë e opozitës?. Një pyetje e parë lind natyrshem: kur Koço Kokëdhima nuk mendon e vepron gjithmonë si qeveria, teza kryesore kjo e shkrimit të Bazes, pse ky qëndrim shihet si një
handikap dhe jo si një vlerë e shtuar? Mero Baze, idhtar i ?mendimit ndryshe?, pse kërkon paradoksalisht ta shohë Kokëdhimën si një manare që thotë lepe e peqe për gjithçka ? Dy kundrashembuj më vijnë menjëherë në mendje. I ndjeri Sokol Olldashi, i cili ?adhurohej? nga i njëjti Mero Baze, pasi kishte pikërisht guximin të mos mendonte si gjithë të tjerët brenda partisë së tij dhe rasti më i vonshëm, ai i Ben Blushit. Ky i fundit nuk la gjë pa thënë kundër partisë së tij, deri sa t?i kompozojë dhe një rekuiem të parakohshëm. Por Mero Baze insiston tek e tija. Gjen kohën për të argumentuar se problemi PS-së dhe qeverisë u vjen nga Koço! Duhet pohuar se ka në këtë sipërmarrje të Meros diçka që anon më shumë nMERO BAZEga ?problemi personal? sesa nga analiza e mirëfilltë gazetareske. Por le t?i qëndrojmë gjithmonë analizës dhe jo motivimeve të saj. Nëse Kokëdhima vepron kundër dhe në dëm të qeverisë së tij, si ilustrohet kjo konkretisht në tezën të cilës i mëshon Baze në shkrimin e tij? Ja si e përmbledh me një fjali artikullshkruesi, problemin ?shumëdimensional? që shtron sipas tij Kokëdhima: ?Rama është për një qeveri europiane, Kokëdhima për një frymë izolacioniste, Rama është formalisht kundër drogës, Kokëdhima pro saj, Rama ka bërë ndarje dramatike me Doshin, Kokëdhima e ka relativizuar këtë?. Në një fjali tjetër, Baze e rëndon rastin ?Kokëdhima? dhe me një mëkat të fundit: ?Ai ka krijuar struktura paralele të frikshme me Partinë Socialiste dhe qendrat e pushtetit??.

Nga të gjitha këto ?probleme?, artikulli argumenton vetëm atë kanabisit dhe rrjedhimisht vetëm aty hapet një shteg për të kundër argumentuar. Është për të ardhur keq që pikat e tjera lëshohen kuturu, pa analizë, me rrezikun që të manipulohet opinioni si në rastin ?Rama është për një qeveri europiane, Kokëdhima për një frymë izolacioniste?. Akuzë e rëndë që kërkon një minimum shtjellimi nga ana e autorit. Apo mos fakti që Koço Kokëdhima i kundërvihet rregullisht Greqisë e cila, si Don Kishoti, shikon te çdo ortodoks në Shqipëri një grek, e shtyn Meron ta cilësojë Kokëdhimën si ?izolacionist?? Nuk e besoj që ai të jetë kaq simplist, por kureshtja më shtyn se ku e ka pikasur Mero izolacionizmin e një Kokëdhime, që është aq i hapur ndaj Perëndimit sa kërkon t?i shesë dhe drogë?Duhet që në një moment Mero Baze të bëhet koco-kokedhimakoherent në kritikat që bien në kontradikta brenda vetes. Po aq e ?frikshme? nga pikëpamja e mungesës së analizës së ftohtë është edhe evidenca tjetër që lëshon Mero pa asnjë argument si: ?Ai (Kokëdhima) ka krijuar struktura paralele të frikshme me Partinë Socialiste dhe qendrat e pushtetit??. Ku, si, çfarë? Një minimum argumentimi nuk do të ishte një luks, për gjeste që meritokan epitetin ?të frikshme?. Ndoshta fjala është si në një artikull të të njëjtit gazetar para nje viti, ku i kritikohej Kokedhimes hapja e zyrave për ndihmë për qytetarët që kërkonin vende pune. Siç pata rastin ta argumentoja asaj kohe, e rithem, se vetëm në Shqipëri konstatoj se shtypi habitet sesi një deputet merret me problemet e punësimit në zonën e tij. Në Perëndim, është totalisht e kundërta. Mosimplikimi i deputetit të zonës në një problem kaq ekzistencial për jetën e përditshme të njerëzve që e zgjedhin do të ishte një gabim i rëndë moral që do t?i kushtonte po aq rëndë ditën e zgjedhjeve?

Në realitet nuk gjen mesazhe të Kokëdhimës në kundërshtim me qeverinë, por vetëm mbështetje dhe përkrahje në aksionet e saj, duke përfshirë dhe luftën kundër trafikut ilegal të kanabisit, siç do e shohim me poshtë. Ka një rast të vetëm, kur Kokëdhima vendosi të dalë publikisht ?kundra? qeverisë, në dosjen e armëve kimike. Çuditërisht Mero Baze e fsheh këtë fakt, pasi ky do të dilte në kundërshtim me tezën e artikullit të tij, që qëndrimet e Kokëdhimës vetëm krijojnë probleme. Mesazhet e Kokëdhimës krijojnë sipas të gjitha gjasave vetëm perspektiva në interes të vendit të tij, qeverisë dhe partisë së tij. Nëse ka patur probleme, ato kanë qenë vetëm Kokëdhimën, në termat e një kostoje të lartë politike që ai ka pranuar të mbartë mbi supe duke thënë me zë të lartë atë që shumë shqiptarë të ndershëm e patriotë e mendojnë në heshtje. Mesazhi që ai mundohet të tejçojë me veprimet dhe deklaratat e tij që Mero Baze i konteston i ngjajnë një triptike:

-Toka e Shqipërisë është e shqiptarëve, vendimet aty mund t?i marrin vetëm shqiptarët (a është ky izolacionizëm?)

? Krenaria i rikthehet një populli kur ai triumfon në lëmin ekonomik (a është mëkat të eksplorohen pa paragjykime të gjitha burimet e mundshme të pasurimit të një kombi?)

-Refleksi kryesor i politikanit duhet të jetë kërkimi i mirëkuptimit të të gjithëve dhe jo konfrontimi përpara sfidës së konkurrencës që na imponon konteksti i jashtëm (a s?ishte e udhës gjesti i tij për paqetim të gjakrave me Doshët e Blushët, kur të tjerët u frynin borive të luftës?)

Edhe një herë, e vetmja ?shkarje? e vërtetueshme e Kokëdhimes nga ?solidariteti? qeveritar ishte për mospranimin në asnjë mënyrë të armëve kimike në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe nuk më duket se as partia e tij, as qeveria e tij dhe as vendi pësuan ndonje humbje nga ai qëndrim racional. Kokedhima dhe kanabisi, për një rivendosje të së vërtetës.

I vetmi ?argumentim? që Mero Baze denjoi të japë në shkrimin e tij për t?i mëshuar tezës së problemit që shkakton në mazhorancë Kokëdhima është dosja e kanabisit. E bën këtë gjë gjatë KOCo kokedhima hashashdhe ?gazetarisht?, pasi Mero shkruan se ka bërë anketimin e vet në disa fshatra të Jugut. I rezulton kështu se ?gjatë muajve të verës kam konstatuar vetë (ai Mero Baze) në disa fshatra në jug dhe në vendlindjen time parcela hashashi dhe një pafuqi të policisë për të bërë betejë fshat më fshat, pikërisht për shkak të dëmit që ka bërë qëndrimi i pasulmuar i Koço Kokëdhimës ndaj hashashit? Ka një shpërthim të kultivimit të hashashit. Në këtë pikë, një rol kyç ka luajtur Koço Kokëdhima, i cili me qëndrimet e tij publike pro drogës dhe me një mendjelehtësi për të mos u kundërshtuar publikisht, madje dhe u dënuar, ka bërë të përkthehet kjo si një politikë zyrtare?. Akuza tepër e rëndë dhe e padrejtë qoftë karshi fakteve në terren, ashtu dhe në raport me deklaratat e vetë Kokedhimës.

Në terren, Shqipëria ra viktimë e të njëjtit problem që hasën shumë vende në botë që besuan naivisht se represioni i verbër do të kufizonte trafikun e hashashit. Jo vetëm që ky trafik, sipas statistikave, nuk është rrudhur aspak, por përkundrazi ai është zhvilluar më shumë atje ku mjetet policore dhe juridike kanë qenë më të angazhuarat nga shteti, si në rastin e Francës. Shumë vende, me SHBA-të në krye, kuptuan se kanabisi kontrollohet më mirë me një tregti të kontrolluar nga shteti sesa me represion. Është i njejti konstatim që po bën Europa sot dhe me valët e emigrantëve ilegalë. Ata nuk do të përmbahen me tela me gjemba siç po e bën Hungaria, por me vendosje rregullash. Të gjithe të hyjne e më pas të seleksionohen vetëm azilantët që u largohen luftrave dhe konflikteve. Këtë analizë serioze prisja nga Mero Baze, se përse dështoi represioni në Lazarat kur sot me dhjetëra Lazaratër të tjerë po lulëzojnë në mbarë Shqipërinë. T?ia faturosh këtë dështim të qeverisë Koço Kokëdhimës është groteske. Shqipëria ra në një kurth që vetë Kokëdhima e nuhati i pari: represioni vetëm provokon më shumë informalitet te njerezit, por dhe më shumë korrupsion te vetë agjentët e represionit. Edhe më karikaturale bëhet analiza e Bazes, po ta vësh atë përballe deklaratave të vetë Kokedhimës. Ai nuk është prononcuar kurrë në favor të legalizimit të kanabisit përtej një kuadri tepër të qartë e kufizues për qëllime mjekësore që mund t?u shërbejë shtetasve të sëmurë për kurim dhe Shqipërisë t?i hapë tregje fitimprurëse ndërkombëtare. Nëse njerëzit që paska takuar Mero Baze u frymëzokan nga ky qëndrim i deputetit Kokëdhima për të justifikuar trafiqet e tyre të kanabisit, është njësoj sikur të njëjtete të fillonin e të merreshin me trafik armësh meqenëse qeveria ka legalizuar, dhe prej shumë kohësh, tregtinë e armëve jashtë shtetit. Mero merr për budallenj ose lexuesit, ose njerëzit që ka takuar, ose Kokëdhimën ose të gjithë këta njëkohësisht.

Një demarsh i mirëfilltë gazetaresk lyp të mos interpretosh çfarë ka dashur të thotë i inkriminuari (në këtë rast Kokëdhima), domethënë të mos i bësh atij një ?proces qëllimesh?, por të shkosh në burim të asaj që ai ka thënë. Duhet cituar fjalë për fjalë ajo që ka thënë Kokëdhima mbi kanabisin në mënyrë që lexuesi ta krijoje vetë bindjen e tij, nëse thëniet e tij nxisin vërtetë për kultivim e trafik ilegal kanabisi. Nga një kërkim i shpejtë në internet që Mero mund ta kishte bërë rezulton se hera më e freskët kur deputeti Kokëdhima është shprehur publikisht mbi kanabisin, daton më 23 korrik 2015, në një fjalim që ai ka mbajtur në kuvend si një replikë që ai i bënte opozitës. Po riprodhoj fjalë për fjalë pjesë nga ndërhyrja e Kokëdhimës, në respekt te lexuesit që nuk i nevojiten komentet, por burimi origjinal. Nuk do ta çoja provokimin deri aty sa t?i rikujtoj lexuesit se Kokëdhima po i drejtohet Berishës, jo Bazes. Po është tamam sikur ? Kjo pak rëndësi ka para imperativit që e vërteta e Kokëdhimës mbi kanabisin duhet të dalë ditën me diell në mënyrë që t?u ndalet pena atyre që vazhdojnë e bëjnë ende tregti gazetash, duke servirur travestime të fakteve. Kokedhima dhe kanabisi, ekstrakt i fjalimit ne Kuvend ?Unë e kam përshëndetur me vetëdije të plotë Policinë e Shtetit për të gjithë luftën e pakompromistë ndaj ekonomisë kriminale të kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike në Shqipëri. Asnjëherë nuk i kam ftuar shqiptarët të sfidojnë ligjin. Unë s?kam folur për atë ekonomi kriminale që lulëzoi në kohën e Sali Berishës. Unë kam folur për të ardhmen, kam folur për ndërtimin e ekonomisë nën kontrollin e plotë të shtetit dhe monopolin e shtetit mbi ekonominë e kanabisit. Kam folur, për kanabisin mjekësor, industrinë farmaceutike të kanabisit, që i ndihmon njerëzit?

Gjysma e SHBA-ve e kanë legal kanabisin mjekësor. E ka legal Izraeli, Franca, Suedia, Danimarka etj. Pse duhet të kemi hezitim të diskutojmë! Sot del Saliu ose ndonjë si Saliu dhe thotë se deklaratat e mia i duken kriminale. Si do të dukej sikur një personalitet politik në Angli, SHBA apo Evropë do t?i thoshte sot njërit prej shumë personaliteteve të shquara të botës, të cilët lobojnë për kanabisin mjekësor, se mendimet e tyre do t?i dukeshin kriminale? Unë kam kërkuar zotërinj, jo legalizimin e kanabisit narkotik në kuptimin që shqiptarët të bëhen dru, por kam kërkuar që legjislacioni penal për përdoruesit e kanabisit të jetë i arsyeshëm, e të mos ndodhë që një përdorues kanabisi të ndëshkohet si trafikant që trafikon droga të forta?Me 5 vjet burg duhet dënuar një trafikant dhe jo një person që pi një cigare hashash. Edhe Italia është në rrugën e legalizimit të kanabisit. Edhe atyre 250 deputetëve të Italisë, zotërinj, do t?u thoni se kanë mendime kriminale dhe duhet të ngrihemi t?i dënojmë! Ekonomia e kanabisit sot në botë është një ekonomi miliardash. Këto janë fakte, nuk janë sajesa të miat. Zoti Berisha është thjesht një shpifës që përpiqet jo të vërë në dukje pikat tona të dobëta, por të bëjë pis çdo gjë, çdo punë të mirë, çdo mendim të mirë, çdo ide të mirë.?

Kjo është i dashur Mero e vërteta legale se cili është qëndrimi i Kokëdhimës mbi kanabisin, që, për hir të së vërtetës ti duhet ta kishe botuar ?in extensio? në gazetën tënde. Duhet preferuar gjithnjë origjinali ndaj kopjes dhe thashethemeve që lëshohen lart e poshtë. Ashtu siç ne preferuam të dëgjonim versionin tënd origjinal kur shpjegoje arsyet përse u divorcove me Berishën pas një idili të gjatë. A e imagjinon mëkatin që do kishim kryer ndaj teje po t?i kishim dhënë ndonje kredit thashethemeve ?të frikshme? që qarkulluan mbi sagën tende ?hors normes? me ish-shefin e PD-së?





Lajmet e fundit nga