web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vlorë /  I moshuari dhunohet nga vëllai dhe nipi i tij

31 Gusht 2015, 12:51, Aktualitet CNA

Një tjetër rast i dhunës në familje ka ndodhur ditën e sotme në Vlorë.

Shtetasi M.Malaj, 66 vjec është dhunuar nga vëllai i tij Musa Malaj, 55 vjec dhe djali i këtij të fundit Edi Malaj.

66-vjecari është dhunuar fizikisht me mjete të forta dhe mjete prerëse.

Një konflikt  fizik i lindur mes tyre ka bërë që babë e bir të godasin M.Malajn disa herë me gërshërë në pjesën e brinjëve dhe me një levë hekuri në të gjithë trupin.

Ai është dërguar në spitalin e qytetit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.





Lajmet e fundit nga